Panorama (Albania)

Paloka i përgjigjet Selamit: S’the një fjalë kundër Ramës

“Presim që një tjetër ish- deputet i PD- së të fitojë në OKB”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Nënkryetar­i i PD, Edi Paloka, ka reaguar ashpër ndaj deklaratav­e të ish- kreut të PD- së, Eduard Selami, lidhur me zhvillimet brenda Partisë Demokratik­e.

Përmes një reagimi në “Facebook”, Paloka shkruan se gjatë qëndrimit të tij në Parlament, në mandatin 21013- 2017, Eduard Selami nuk tha një fjalë kundër Kryeminist­rit Rama në Parlament. Nënkryetar­i i PD- së i ka kujtuar ish- deputetit Eduard Selami edhe faktin se gjatë legjislaci­onit të kaluar parlamenta­r, emri i tij dhe i deputetëve të tjerë demokratë dëgjoheshi­n gjithmonë kur Kryeminist­ri Rama kërcënonte se kishte vota edhe në radhët e demokratëv­e për miratuar çdo ligj. “Katër vite në Parlament, asnjë fjalë kundër Ramës. Demokratët emrin jua dëgjonin sa herë që Rama kërcënonte se i kishte votat edhe të disa deputetëve demokratë për të miratuar çdo gjë në Parlament, edhe nëse PD ishte kundër. Sot na thonë se qenkemi njësoj me Ramën, madje ‘ për punët e këqija’ qenkemi bashkë...”, shkruan Paloka. Nënkryetar­i i PD- së akuzon Eduard Selamin dhe ish- deputetë të tjerë demokratë, që shfaqen gjithmonë kur Kryeminist­ri Rama është në “ditë të zeza”. Paloka nuk lë pa përmendur edhe përzgjedhj­en e Majlinda Bregut si Sekre- tare e Përgjithsh­me e Këshillit të Bashkëpuni­mit Rajonal. Sipas Palokës, njësoj si për ish- ministren e Integrimit, pritet të dalë ndonjë lajm për ndonjë tjetër ishdeputet, që ka garuar dhe ka fituar në OKB. “Sa herë Rama është në ditë të zezë, ‘ çuditërish­t’ dalin nga hiçi këta. Ndërkohë, demokratët e thjeshtë, ata që i kanë votuar, që vetëm kanë sakrifikua­r e kurrë përfituar, janë aty e shohin... Prit kur të shohim ndonjë lajm tani që një tjetër ish- deputet i PD- së fitoi garën për në OKB. Faleminder­it Edvin...!”, ka deklaruar nënkryetar­i i PD- së. Publikimi i një postimi të tillë për një nga figurat historike në PD, siç është ishkreu i saj, Eduard Selami, ngjalli reagime të shumta në media. Pas këtyre reagimeve, nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka, fshiu statusin nga llogaria e tij në “Facebook”.

 ??  ??
 ??  ?? Majlinda Bregu
Majlinda Bregu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania