Panorama (Albania)

Protestuan për kuksianët, ndalohen tre të rinj të FRPD- së

-

SHKODER – Gjashtë ditë pas protestës para Gjykatës së Apelit në Shkodër për lirimin e kuksianëve të arrestuar për demonstrat­ën e dhunshme në tunelin e Kalimashit, Policia e Shkodrës ka ndaluar tre të rinj të Forumit Rinor të PD- së. Mes të shoqëruarv­e ishin Arvid Bushati, kryetar i FRPD- së Shkodër bashkë me Ergys Ivziku dhe Besjan Zaja. Efektivët kanë vendosur t’i shoqërojnë, duke pretenduar se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike në protestën e zhvilluar javën e kaluar. Të rinjtë e FPRD- së hodhën tymuese, shashka dhe fishekzjar­rë, duke prishur qetësinë publike, sipas Policisë. Ata janë marrë rreth orës 12: 00 në mes të qytetit për t’u shoqëruar. Në komisariat, tre të rinjtë nuk kanë pranuar që të japin asnjë deklaratë, duke pretenduar se Policia e Shtetit është e kapur politikish­t nga qeveria aktuale. Në mbështetje të tyre në mjediset e jashtme të komisariat­it shkuan deputetët e PDsë për Qarkun e Shkodrës, Romeo Gurakuqi, Bardh Spahia dhe Izmira Ulqinaku bashkë me kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi. Të pranishëm ishin edhe anëtarë të FRPD- së dhe PD- së Shkodër si dhe familjarë. Të rinjtë janë mbajtur për rreth 3 orë në komisariat dhe më pas u lanë të lirë. Në dalje, kreu i FRPD- së Shkodër, Arvid Bushati, e quajti një provokim shoqërimin e tyre në Polici. “Shoqërimi u bë në mes të qytetit. Ishte një karshillëk ndaj rinisë shkodrane dhe popullit të Shkodrës. Është absurditet­i i radhës i Policisë, e cila vlerëson se hedhja e disa shashkave është vepër penale”, tha Bushati. Për deputetin e PD- së, Romeo Gurakuqi, shoqërimi i të rinjve u bë me urdhër nga zyra e Kryeminist­rit dhe, sipas tij, ishte në kundërshti­m me procedurat. Ndërsa deputeti tjetër, Bardh Spahia, e quajti një bandë qeverinë dhe tha se PD do të jetë në mbështetje të çdo qytetari që do protestojë kundër kësaj qeverie. s. n

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania