Panorama (Albania)

Efektivi i vetëvrarë në Policinë e Fierit, hetim dokumentev­e të kërkuara

-

FIER- Efektivi i Fierit i cili vrau veten me armën e shërbimit brenda në komisariat, është përcjellë dje në banesën e fundit. Veç familjarëv­e e të afërmve, atij i dhanë lamtumirën edhe dhjetëra kolegë, me të cilët kishte punuar prej 20 vitesh në Polici. Babai i dy fëmijëve, Kastriot Fafaj, 46 vjeç, i dha fund jetës dy ditë më parë në kushtet e një tronditjej­e të fortë psikologji­ke, për shkaqe ende të paqarta. Ndërkohë që familjarët e tij kanë theksuar se ai kishte disa ditë në gjendje stresi, për shkak se nuk po mblidhte dot në afatin e përcaktuar të gjithë dokumentac­ionin që i kërkohej për vetingun. Një fakt të tillë e theksoi ditën e ngjarjes babai i tij, Shyqyri Fafaj.

Në lidhje me pretendime­t e familjarëv­e të të ndjerit, burime nga Policia e Fierit bënë të ditur se ka nisur hetimi. Tashmë, do të verifikohe­t se çfarë dokumentac­ioni i është kërkuar efektivit dhe nëse është abuzuar duke kërkuar shkre- sa të tjera shtesë, të cilat nuk ishin parashikua­r në formatin bazë të të dhënave që duheshin plotësuar. Gjithsesi diçka e tillë, sipas burimeve, ka pak gjasa të ketë ndodhur, pasi dokumentet e kërkuara janë të njëjta për të gjithë efektivët. “I kërkonin shumë do- kumente pa lidhje që djali nuk po arrinte dot t’i bënte në kohë. P. sh. donin të dinin kur kam ikur unë në Greqi e kur kam ardhur këtu. Sa herë kam hyrë e sa herë kam dalë. Jo sa lopë e dele ka babai e sa shes e sa blej unë prodhime bujqësore. Kjo nuk ka lidhje me vetin- gun. Unë jam fermer si gjithë të tjerët”, u shpreh mjaft i irrituar ditën e ngjarjes babai i efektivit. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së mërkurës. Kastriot Fafaj, pasi la turnin e natës, u fut të pushonte në fjetinën e Policisë, por aty kreu vetëvrasje­n. m. r

 ??  ?? Nga ceremonia e varrimit
Nga ceremonia e varrimit
 ??  ?? Efektivi i vetëvrarë, Kastriot Fafaj
Efektivi i vetëvrarë, Kastriot Fafaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania