Panorama (Albania)

Vendimi, KPK: Motra e gjyqtarit, aksionere në firma pa xhiro

Fatos Lulo deklaroi 480 mijë USD hua nga e motra

- ERALD DELIU

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka zbardhur vendimin për shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetues­e, Fatos Lulo.

Ai u bë gjyqtari i parë që nuk e kaloi vetingun, duke u shkarkuar nga detyra për deklarim të rremë dhe mosjustifi­kim të pasurisë. Konkretish­t, sipas KPK- së, në formularët e deklarimit të pasurisë së Lulos ka disa asete, për të cilat, sipas KPKsë, gjyqtari nuk është në gjendje që të shpjegojë burimet financiare të tyre. Ato përfshijnë pasuri të paluajtshm­e, si një apartament në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, një apartament te “Rruga e Durrësit”, si edhe një zyrë në rrugën “Ismail Qemali”. Gjithashtu, sipas relatores së çështjes, Etleda Çiftja, KPK vlerëson si deklarim të rremë edhe dhuratën e marrë nga e motra, Drita Lulo, në vitin 2008 që kap vlerën e 100 mijë dollarëve, shitjen e një apartament­i në Toronto të Kanadasë me vlerë 160 mijë dollarë, si edhe një hua 480 mijë dollarësh, që gjyqtari Lulo ia ka marrë së motrës dhe ia ka shlyer më pas. Gjithashtu, e dyshimtë, sipas KPK- së, është edhe një depozitë bankare me 400 mijë dollarë, që sipas gjyqtarit, rrjedh nga puna e tij si emigrant në Kanada. Lulo, ndryshe nga sa ka bërë në deklarimet periodike në ILDKPKI vite më parë, në formularin e vitit 2017, ka deklaruar që të mos merren parasysh deklaratat e mëparshme, për zyrën, apartament­in në Kanada dhe huanë që i ka marrë së motrës. D. L. Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka ndërmarrë një hetim administra­tiv të pasurisë së motrës së Fatos Lulos dhe ka dalë në përfundimi­n se ajo nuk ka pasur pasuri të mjaftueshm­e për t’i dhuruar zyrë Lulos dhe për t’i dhënë hua.

HETIMI ADMINISTRA­TIV Sipas KPK- së, motra e gjyqtarit rezulton që të jetë regjistrua­r si administra­tore dhe ortake me 33,33 % të kuotave te një shoqëri ndërtimi. Mirëpo, sipas të dhënave financiare, për vitet 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013 dhe 2014, rezulton se shoqëria ka pasur zero xhiro, zero fitim dhe nuk ka shpërndarë dividentë për këto vite. Të njëjtat rezultate dalin edhe në disa kontrata të tjera, ku asnjëra prej tyre nuk del me fitim dhe shpërndarj­e dividenti. KPK konkludon se kontratat e sipërmarrj­es për ndërmjetës­im lejesh ndërtimi midis shoqërisë në fjalë dhe motrës së gjyqtarit, nuk provojnë se kanë qenë përfitimet në asete në natyrë ose në likuiditet­e. Gjithashtu, është i paqartë përftimi në masën 33,33 % i fitimit të shoqërisë nga ana e motrës së Lulos, pasi kjo e fundit nuk është aksionere në shoqëri, por paraqitet si inxhiniere. KPK arsyeton se edhe pse motra e gjyqtarit rezulton aksionere në pesë shoqëri të ndryshme ndërtimesh, nuk provohen të ardhurat dhe deklarimi i tyre, krahas pagimit të taksave dhe shpërndarj­es së dividentëv­e. Në lidhje me deklaratat individual­e vjetore për vitet 2011, 2012, 2013, 2014, 2015 dhe 2016, të paraqitura nga avokati i Lulos gjatë seancës dëgjimore, si burim të ardhurash për motrën e Lulos, Komisioni ar- syeton se këto deklarata nuk provojnë burimin e ligjshëm të dhurueses, pasi nuk përputhen me kohën se kur janë bërë këto dhurata: Njësia nr. 20 e quajtur zyrë, me sipërfaqe 172 metra katrorë dhe vlerë 120 mijë euro, është shlyer në vitin 2009, provuar kjo me anë të kontratës së premtim- dhurimit nr. 1661 rep, nr 622 kol. datë 15.03.2009, ku D. L. pranon t’i dhurojë z. Fatos Lulo një mjedis zyre. Sipas kontratës, D. L. i ka shlyer të gjitha detyrimet firmës përkatëse në shumën 120 mijë euro. Gjithashtu, dhurimi i shumës prej 100 mijë dollarësh është bërë në vitin 2008, provuar kjo me kontratën e dhurimit përkatëse. Pra, këto deklarata nuk provojnë burimin financiar të dhurueses, motrës së Lulos. DEKLARIMI I RREMË Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka dalë në përfundimi­n se gjyqtari Fatos Lulo ka bërë deklarime të rreme të pasurisë. Bëhet fjalë për deklaratën personale shtesë të datës 21.01.2017, dorëzuar nga ai së bashku me “Deklaratën e Pasurisë, veting 2017”. Më konkretish­t, në deklaratën e interesave private “Para fillimit të Detyrës, 2004”, Lulo ka deklaruar si pasuri: një apartament banimi në ndërtim, 150 metra katrorë, me vlerë 14,200,000 lekë, i pahipoteku­ar dhe me burim të ardhurash aktiviteti­n si avokat; depozitë bankare në Toronto në shumën 400 mijë dollarë kanadezë me burim punën në emigracion; hua e marrë motrës së tij në shumën 480 mijë dollarë për blerjen e një banese në Kanada dhe hapjen e një biznesi privat. Mirëpo, në deklaratën bashkëngji­tur “Deklaratës së Pasurisë, veting 2017”, ai ka deklaruar se asgjë në deklaratën e vitit 2004 nuk është e vërtetë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe për deklaratat periodike- vjetore 2005 dhe 2006, ku ka deklaruar shitjen e apartament­it në Kanada me vlerën 160 mijë dollarë kanadezë, gjendje zero të llogarisë në Kanada dhe shlyerjen e shumës prej 480 mijë dollarë, huamarrje nga e motra. Lulo ka deklaruar në vitin 2017 se asgjë në këtë deklaratë nuk është e vërtetë. KPK vlerëson se Fatos Lulo ka bërë deklarim të rremë në lidhje me apartament­in në ndërtim në Toronto të Kanadasë, depozitën bankare, në shumën 400 mijë dollarë kanadezë me burim punën në emigracion dhe qëllimin e përdorimit të kësaj shume; shitjen e apartament­it në Toronto për 160 mijë dollarë kanadezë; mbylljen e depozitës në Kanada prej 400 mijë dollarësh kanadezë dhe shlyerjen e huasë së marrë nga e motra prej 480 mijë dollarësh.

 ?? Fatos Lulo ??
Fatos Lulo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania