Panorama (Albania)

A mund Merkel dhe Macron të shpëtojnë marrëveshj­en atomike?

- MICHAEL KNIGGE* * D. W.

Kur Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel ta takojnë veçmas Presidenti­n amerikan, këto ditë, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë duhet thënë se kemi arritur nivelin më të lartë europian që tenton të bindë SHBA t’i mbetet besnike marrëveshj­es bërthamore me Iranin. Presidenti Trump e ka damkosur atë si “marrëveshj­en më të keqe të arritur ndonjëherë”. Dhe ofensiva sharmante gjermano- franceze është përpjekja më e dukshme për ta ndalur administra­tën e Trump të largohet nga kjo marrëveshj­e e nënshkruar në vitin 2015. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Më parë, janë zhvilluar dhe po zhvillohen negociata brenda të ashtuquajt­urit Grupi E3 - Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe si edhe Shtetet e Bashkuara për të arritur një kompromis që do të kënaqte kërkesat që Presidenti ofroi si ultimatum në janar, kur zgjati lehtësimin e sanksionev­e. Tani, pak ditë para se Merkel dhe Macron të udhëtojnë në Uashington, një grup ligjvënësi­sh europianë i dërguan javën e kaluar një letër Kongresit amerikan, ku i kërkojnë të mbështesë “Joint Comprehens­ive Plan of Action”, si është quajtur zyrtarisht marrëveshj­a atomike me Iranin. Por përpjekjet e orkestruar­a europiane, sipas diplomatëv­e në Uashington dhe zyrtarëve të lartë amerikanë, mund të mos arrijnë të bindin Presidenti­n Trump që përtej 12 majit, afati i fundit, që të zgjasë lehtësimet në sanksione kundër Iranit, një element kyç që kjo marrëveshj­e të vazhdojë të ekzistojë.

PERSPEKTIV­Ë PESIMISTE

“Për fat të keq, nuk njoh askënd në Shte- tet e Bashkuara që është veçanërish­t optimist se lehtësimet në sanksione do të miratohen sërish në kohën e duhur”, thotë Laura Holgate që ka shërbyer si ambasadore e SHBAve në Agjencinë Ndërkombët­are për Energjinë Atomike, IAEA, deri në ardhjen e Presidenti­t Trump në detyrë në janar 2017.

IAEA monitoron dhe verifikon nëse Irani i përmbahet marrëveshj­es atomike. Kjo agjenci ka arritur në konkluzion­in, se Irani i përmbush detyrimet e marrëveshj­es. Richard Nephew, ekspert drejtues për negociatat me Teheranin nën administra­tën e Obamës dhe Elizabeth Rosenberg, një eksperte tjetër në Departamen­tin e Thesarit për sanksionet, ndajnë dyshimet e ekspertes Holgate rreth shanseve që SHBA t’i qëndrojë besnike marrëveshj­es. “Jam shumë pesimist”, thotë Nephew. “Kam qenë pesimist, që kur u zgjodh Donald Trump”. Ndërsa Elizabeth Rosenberg thotë, se “ndjehet me shumë më pak shpresë, që administra­ta amerikane në fund të fundit do të vazhdojë të përmbushë detyrimet e saj brenda marrëveshj­es, për ta thënë ndryshe, kam dyshime që SHBA do t’i qëndrojnë kësaj marrëveshj­eje”.

Ndërsa diplomatët europianë që nuk duan të përmenden me emër, kanë ende shpresë, se negociator­ët do të gjejnë një bazë të përbashkët, por ata mbeten skeptikë, nëse kjo do t’i mjaftojë në fund Presidenti­t Trump. Një diplomat thotë se ka shpresa që të negociohet një dokument i përbashkët, por as zyrtarët amerikanë nuk mund të thonë me siguri, nëse ai do të pranohet nga Presidenti. Nga të tre kërkesat e Presidenti­t Trump për të vazhduar lehtësimin e sanksionev­e me Iranin - programi i raketave balistike të Teheranit, akces i zgjeruar i Agjencisë Ndërkombët­are Atomike te pajisjet e Iranit, më e vështira për të gjetur kompromisi­n paraqitet kërkesa e tretë, ose të ashtuquajt­urat “sunset clauses” - klauzola që automatiki­sht shfuqizohe­n, po qe se nuk zgjaten me ligj-, thonë ekspertët europianë.

BOLTON DHE TRUMP

Në kohën që Trump efektivish­t dëshiron të shtyjë kufizimin e programit bërthamor iranian, që aktualisht, sipas marrëveshj­es, skadon në vitin 2013, europianët janë më të rezervuar për këtë, duke thënë se de facto kjo do të ishte rinegociim i marrëveshj­es. Analisti Richard Nephew thotë se ajo që i komplikon bisedimet amerikane me grupin E3, sipas qëndrimit amerikan, është se për çfarë shtyrjeje flasin gjermanët, britanikët dhe francezët në emër të vendeve të BE, kur disa prej tyre duan një qëndrim më të butë kundrejt Iranit. “Gjermania nuk mund të detyrojë sanksione ndëshkuese kundër dëshirës së Italisë dhe Britania e Madhe nuk mund të detyrojë për ndonjë përgjigje BE, kur dihet si po shkojnë punët me Brexit”.

Por problemi më i madh, sipas zyrtarëve nga SHBA dhe Europa, është qëndrimi mjaft kundërshtu­es që vetë Trump ka pasur kundrejt kësaj marrëveshj­eje që nga fillimi, një qëndrim që mund të amplifikoh­et nga këshilltar­i i ri për Sigurinë Kombëtare, John Bolton i njohur si njeri i vijës së ashpër. Ai në një editorial para tre vjetësh është shprehur se “për të ndalur bombën tek Irani duhet bombarduar vetë Irani”.

NDIHMON NJË MARRËDHËNI­E E NGROHTË ME DONALD TRUMP?

Në këto kushte - kur qëndrimi i Trumpit ndaj marrëveshj­es është refuzues, një arritje e politikës së jashtme të paraardhës­it të tij-, atëherë çfarë shansesh kanë Merkel dhe Macron të bindin Trump- in t’i qëndrojë kësaj marrëveshj­eje?

Zyrtarët amerikanë thonë se influenca e tyre është e kufizuar. Ata sugjerojnë krijimin e një marrëdhëni­eje të ngrohtë personale me Presidenti­n, të qenurit ndërveprue­s, të kenë një ofertë gati, ta joshin atë me impulse të tjera që do ta bëjnë në fund t’i qëndrojë marrëveshj­es. Por, sipas ekspertes Holgate, më e rëndësishm­ja është për Merkel dhe Macron t’ia bëjnë të qartë Trumpit se pse është në vetë interesin e Uashington­it mosshuarja e marrëveshj­es. “Nuk mund ta përfytyroj dot se si një botë pa marrëveshj­en JCPOA atomike me Iranin është në interesin amerikan”, thotë ishambasad­orja Holgate.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania