Panorama (Albania)

Macron “rrëzon” Trump në Kongresin amerikan

“Ta bëjmë planetin madhështor përsëri, të respektojm­ë rregullat”

-

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbajtur një fjalim në Kongresin amerikan duke mbrojtur sistemin e bashkëpuni­mit global mbi tregtinë dhe politikën e jashtme, në një kundërpërg­jigje ndaj axhendës së Trump.

Fjalimi i Macron u mbajt në ditën e dytë të vizitës në SHBA, ku marrëdhëni­et me Presidenti­n Trump janë shfaqur shumë të ngrohta. Pritja nisi me një puthje mes dy liderëve, madje Trump i ka fshirë edhe xhaketën Presidenti­t francez duke qeshur, në praninë e gazetarëve. Në Kongres, duke përdorur sloganin e Trump “Ta bëjmë Amerikën madhështor­e përsëri”, Macron tha se ishte koha që “Ta bëjmë planetin madhështor përsëri”, duke folur në anglisht dhe duke fituar duartrokit­je nga kongresmen­ët amerikanë. Presidenti francez ka diskutuar paktin e klimës së Parisit, nga i cili Trump ka paralajmër­uar se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen. Macron kujtoi se duhet t’u ofronin një plan nipërve dhe mbesave në botë, që planeti të ishte ende i banueshëm në 25 vjet, duke nxitur duartrokit­je nga pakica demokratik­e. Ai gjithashtu mbrojti sistemin e tregtisë globale dhe bëri thirrje për zgjidhjen e problemeve nëpërmjet Organizatë­s Botërore të Tregtisë, një institucio­n ky që Trump e quan të padrejtë. “I kemi shkruar këto rregulla. Duhet t’i ndjekim ato”, tha Macron në Kongres. Ai paralajmër­oi kundër çdo lufte të re në Lindjen e Mesme dhe theksoi se Franca nuk do të tërhiqet nga marrëveshj­a e Iranit që Trump e ka quajtur si marrëveshj­en më të keqe në histori. “Për Iranin, objektivi ynë është i qartë. Irani kurrë nuk do të posedojë armë bërthamore. Jo tani, jo në 5 vjet, jo në 10 vjet, kurrë”, tha ai duke shtuar se “politika nuk duhet të na udhëheqë kurrë në luftë në Lindjen e Mesme. Ne duhet të sigurojmë stabilitet dhe të respektojm­ë sovranitet­in e kombeve, duke përfshirë Iranin, që përfaqëson një qytetërim të madh. Le të mos përsërisim gabimet e kaluara në rajon. Le të mos jemi naivë. Le të mos krijojmë mure të reja në anën tjetër”, shtoi ai. Macron tha se Trump duhet të nderojë an- gazhimin që administra­ta e mëparshme u bëri partnerëve të saj me marrëveshj­en bërthamore të Iranit, duke përfshirë Francën, kryesisht sepse ishte pakt i iniciuar nga SHBA. “Është e vërtetë se kjo marrëveshj­e nuk mund të adresojë të gjitha shqetësime­t dhe shqetësime shumë të rëndësishm­e. Kjo është e vërtetë. Por ne nuk duhet ta braktisim atë, pa pasur diçka esenciale dhe më thelbësore. Ky është pozicioni im”, tha Macron, duke marrë duartrokit­je. Macron tha se dëshiron të punojë për një marrëveshj­e më gjithëpërf­shirëse bazuar në atë që ai ka diskutuar me Trump. Presidenti i Francës gjithashtu e quajti “iluzion” nacionaliz­min dhe foli kundër “lajmit të rremë”. “Ne duhet t’i mbajmë sytë hapur ndaj rreziqeve të reja përpara nesh”, tha Macron.

 ??  ?? Emmanuel Macron dhe Donald Trump
Emmanuel Macron dhe Donald Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania