Panorama (Albania)

Rama me biznesin e vogël: Rrisim tavanin mbi 10 milionë lekë

Ngjarja në Shkodër, 69- vjeçari e qëlloi disa herë me çekiç në kokë pas debatit. Doli në rrugë dhe tregoi ç’kishte bërë

- SHKODER/

Burri masakron gruan me çekiç në kokë, vetëm pak muaj pas celebrimit të martesës së tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orëve të mesnatës së të enjtes në lagjen “Qemal Stafa”, që ndodhet në qendër të qytetit të Shkodrës. Policia bëri të ditur se pranë vendit të quajtur “Ish- Pallati i Kinezëve”, te rruga Dervishbeg, në katin e katërt të një pallati, 69- vjeçari Bashkim Teli ka vrarë gruan e tij Suzana Shemuni.

Sipas të dhënave të para, autori dhe viktima kishin rreth 3 vite që jetonin me njëri- tjetrin dhe së fundmi ata kishin vendosur të celebrohes­hin. Të dy vinin nga martesa të mëparshme, nga të cilat, viktima 58 vjeçe kishte gjashtë fëmijë, ndërsa autori dy vajza.

Në sajë edhe të dëshmisë së dhënë nga vetë autori pas arrestimit nga Policia, çifti ka pasur një debat të ashpër me njëri- tjetrin para se të ndodhte krimi i rëndë. Sipas autorit, ai e ka qëlluar bashkëshor­ten sepse ajo i ka kërkuar me insistim që t’i dorëzonte asaj paratë e pensionit. 69- vjeçari nuk ka pranuar që t’ia japë dhe në debat e sipër, ka marrë një mjet të fortë, çekiç të madh dhe ka goditur bashkëshor­ten e tij. Sipas të dhënave nga Mjekësia Ligjore, ai e ka goditur në kokë viktimën duke e shembur në pjesën më të madhe. Për pasojë, Suzana Shemuni ka gjetur vdekjen e menjëhersh­me. Pavarësish­t zhurmës dhe zënkave që kanë dëgjuar disa fqinjë, ata nuk e kanë njoftuar Policinë.

Autori Bashkim Teli, pas krimit të rëndë, ka dalë nga shtëpia. Ai ka bërë ecje instiktive rrugës dhe më pas sipas burimeve i ka kërkuar kalimtarit të parë që ka ha- sur që të njoftonte Policinë, duke i rrëfyer atij se kishte vrarë të shoqen. Vetëm pak minuta pas sinjalizim­it të dhënë, Policia e Shkodrës mbërriti në vendin e ngjarjes dhe konstatoi se informacio­ni i marrë kishte qenë i saktë. Në dhomën brenda shtëpisë së çiftit, dergjej pa jetë dhe e mbuluar me gjak gruaja 58- vjeçare. I shoqi nuk ka bërë tentativë të largohet nga vendi dhe specialist­ët për hetimin e krimeve të rënda e kanë arrestuar atë me akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhëni­eve familjare.

Pas kryerjes së veprimeve nga grupi hetimor, trupi i viktimës është dërguar me një ambulancë të Spitalit Rajonal të Shkodrës drejt morgut për këqyrje të mëtejshme. Në Polici, autori ka rrëfyer shkakun dhe momentin e ngjarjes. “Më kërkoi paratë e pensionit. Unë nuk ia dhashë. Ajo këmbënguli, duke më akuzuar se i kam shpenzuar. Nuk pranova t’ia jap dhe as t’i jap asaj shpjegime. Sërish vazhdoi të ngrejë zërin, derisa e qëllova me çekiç në kokë. Ne kemi rreth 3 vite që jetojmë bashkë, ndërsa së fundmi kemi bërë celebrimin, duke qenë zyrtarisht të martuar”, është shprehur para grupit të hetimit autori i ngjarjes.

Sipas fqinjëve, si Suzana, ashtu edhe Bashkimi, kanë pasur martesa të mëparshme, por bashkëshor­tët iu kanë ndërruar jetë. Madje, ata theksojnë se e ndjera kishte qenë e martuar edhe në Itali, por nuk kanë të dhëna nëse i shoqi ka vdekur apo ka pasur ndarje mes tyre. Mësohet se 69- vjeçari punonte edhe si tregtar ambulant në një kioskë.

 ??  ??
 ??  ?? Viktima Suzana Shemuni
Viktima Suzana Shemuni
 ??  ?? Pallati ku ndodhi ngjarja
Pallati ku ndodhi ngjarja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania