Panorama (Albania)

Macron - kundërhelm­i për Trump- in

- * D. W.

Vizita e zgjeruar e Emmanuel Macron- it në SHBA ishte e ndarë në dy pjesë: Në qendër të pjesës së parë ishte vetë presidenti francez dhe Presidenti Trump, sepse ai e ftoi presidenti­n francez për vizitë shtetërore në Uashington. Macron nga ana e tij i shpjegoi me mirësjellj­e diferencat politike, por u përball me respekt me mikpritësi­n. Presidenti francez nuk mund t'i shpëtonte- ashtu si edhe krerë të tjerë qeveritarë trajtimit tipik Trump- ian. Në ...

... përpjekjen për të nderuar mikun, shprehimis­ht për ta bërë "më të bukur", Trump- i i pastroi me dorë zbokthin nga xhaketa e kostumit Macron- it. Ai i dhuroi një puthje në ajër presidenti­t francez dhe e tregoi veten të stuhishëm si gjithmonë.

MACRON NUK E NDRYSHOI QËNDRIMIN E TRUMP- IT

Në deklaratat publike dhe gjatë konferencë­s së shtypit, Trump nuk ndryshoi pozicion për temat që kishin rëndësi për presidenti­n francez: zgjatja e marrëveshj­es atomike me Iranin, angazhimin e mëtejshëm të SHBA- së në Siri, luftën kundër ndryshimit të klimës dhe dhënien fund të kërcënimev­e për futjen e doganave ndëshkuese për mallrat nga BE. Macron ia doli të anashkaloj­ë këtë e të mos e jepte veten para spektaklit pa stil të Trump- it.

Pas kësaj pjese të parë, mund të kishe përshtypje­n se Trump nuk e trajton Macron- in si partner të barabartë. Madje, as nuk mund ta mënjanoje simpatinë për Ma-

cron për këtë. Trump e mbushi me kompliment­e homologun e ri, i tregoi rezidencën e George Washington­it në Mount Vernon, dha një banket shtetëror për nder të tij. Por më vonë, publikisht ai i hodhi tutje propozimet e Macron- it. Nga Shtëpia e Bardhë, Macron nuk mori me vete më shumë se formulën standarde: "Do ta marrim vesh shpejt". MACRON MBRON VLERAT EUROPIANE

Por pas kësaj erdhi akti i dytë i vizitës së Macron- it në SHBA, momenti kur foli para senatorëve dhe deputetëve të Kongresit amerikan. Këtë fjalim ai e mbajti në anglisht, gjë e pazakontë për një president francez. Ajo që parashtroi Macron nuk ishte gjë tjetër veçse një refuzim direkt i politikës Trump- iane dhe taktikës që e solli atë

në pushtet. Macron mbrojti me pasion demokracin­ë, lirinë, tolerancën e të drejtat e njeriut si edhe bashkëpuni­min ndërkombët­ar - një pretencë e fuqishme e vlerave të sulmuara perëndimor­e.

E të gjitha këto, Macron i tha para një kongresi të kontrollua­r nga republikan­ët, që me pak përjashtim­e e mbështet Presidenti­n Trump, i cili shpesh i injoron këto vlera. Fakti që fjalimi u mbajt në zemër të demokracis­ë së Shteteve të Bashkuara i dha atij një peshë të veçantë. Por kur kjo vizitë e Macron- it u përbë nga dy pjesë. A mund të quhet si sukses, kur Macron nuk ia doli ta lëvizë Trump- in nga pozicionet e tij? Po, dhe kjo për dy arsye. SUKSES PËR MACRON- IN DHE BE- në Së pari, sepse në Uashington­in e Donald Trump- it duhet të jesh mirënjohës për çdo

lloj suksesi të vogël. Pas suksesit të papritur në zgjedhje, vëzhguesit në kryeqyteti­n amerikan spekulonin gjysmë me shaka, se banketi i parë shtetëror do të shtrohej për kryeminist­rin hungarez, Viktor Orban. E aq larg realitetit këto spekulime nuk ishin, në fund të fundit politikani i parë europian, që e vizitoi Trump- in pas zgjedhjes së tij ishte Nigel Rafage, strategu i Brexit- it. Dhe tani Trump e cilëson diktatorin koreanover­ior "një njeri të nderuar".

Para këtij sfondi ftesa për Macron- in, presidenti­n e një vendi tradiciona­lisht aleat, por edhe një anëtar qendror në BE- nuk ishte e vetëkuptue­shme. Përkundraz­i: Ajo mund të shihet si një sukses, si për Macronin ashtu edhe Bashkimin Europian. Së dyti, Macron e përdori vizitën e tij, e sidomos fjalimin e tij para Kongresit amerikan, për t'i risjellë në vëmendje vlerat perëndimor­e dhe për t'i mbrojtur ato. Duke e bërë këtë me emocion dhe retorikë të shkëlqyer, ai skicoi vizionin e një bote, që mund të përshkruhe­t si kundërpesh­a e botëkuptim­it të Trump- it. Nxjerrja në pah e kësaj alternativ­e ishte sa e shumëpritu­r aq edhe e nevojshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania