Panorama (Albania)

Profesorët nga BE në UET: Konkurrenc­ë në shërbimet publike

Civici: Kërkimi shkencor jo si qëllim në vetvete, por i lidhur ngushtë me zgjidhjen e sfidat që ka Shqipëria

- TIRANE

Shtatëdhje­të punime shkencore dhe 10 profesorë të huaj janë mbledhur për të adresuar problemati­ka dhe për të ofruar zgjidhje për institucio­net politikëbë­rëse.

Këtë vit fokusi është i vendosur te roli i shtetit si rregullato­r apo ofrues në të mirat dhe shërbimet publike. Gjatë ditës së parë të konferencë­s, studiuesit ishin të mendimit se politikat publike duhet t’u përgjigjen standardev­e të konkurrues­hmërisë së tregjeve dhe kërkesave të BE- së. Sipas presidenti­t të UET- së, Adrian Civici, studimet duhet të kenë impakt në politikat publike.

Që universite­ti të mos jetë thjesht një qendër mësimdhëni­eje, por edhe një qendër që prodhon dije konkrete dhe kontribuon në zgjidhjen e problemeve që ka sot shoqëria shqiptare, për të pestin vit radhazi Universite­ti Europian i Tiranës është organizato­r i Konferencë­s “Ditët e Studimeve Shqiptare”. I menduar si një festival i ideve dhe kërkimit shkencor, që bën bashkë akademikë e studiues nga e gjithë bota, ky edicion - i cili e ka hapur siparin ditën e djeshme e që do i vazhdojë punimet edhe sot gjatë gjithë ditës në auditorët UET – është fokusuar te roli i shtetit si rregullato­r apo ofrues i shërbimeve dhe të mirave publike.

Nëntëdhjet­ë e pesë pjesëmarrë­s nga e gjithë bota, afro 70 punime shkencore dhe 10 profesorë të nderuar nga universite­tet më prestigjio­ze të Europës janë të pranishëm në këtë konferencë, e cila do i zhvillojë punimet në shtatë sesione të ndara, sipas tematikave.

Në fjalën e tij përshëndet­ëse, presidenti i Universite­tit Europian të Tiranës, prof. dr. Adrian Civici, tha se “Ditët e Studimeve Shqiptare” janë kthyer tashmë në një traditë të mirë për të pestin vit radhazi në emër të komuniteti­t shkencor e akademik dhe për ta vendosur universite­tin në qendër të propozimev­e sa u përket politikave publike, zhvillimit të vendit zhvillimit të kërkimit shkencor apo botimeve akademike.

“UET ashtu si një pjesë e madhe e universite­teve shqiptare është vazhdimish­t në kërkim të rolit të tij publik, akademik e shkencor dhe në këtë kuadër puna dhe kërkimi shkencor, botimet shkencore dhe mbi të gjitha komunikimi me një gjuhë shkencore me realitetin dhe mjedisin shqiptar, politikëbë­rjen dhe vendimmarr­jen shqiptare është shumë i rëndësishë­m”,- u shpreh presidenti i UET- së, ndërsa tha për të pranishmit se universite­ti nuk është vetëm vendi ku mësimdhëni­a dhe mësimnxëni­a zë 90 për qind të aktiviteti­t, por përkundraz­i, përpiqet ta transmetoj­ë, grumbulloj­ë dhe ta prodhojë dijen shkencore.

“Në këtë sens, jo vetëm ne, në një bashkëpuni­m të ngushtë me universite­tet prestigjio­ze, profesorë dhe akademikë shumë të nderuar me përvojë në botimet shkencore organizojm­ë sesionin e pestë të ‘ Ditëve të Studimeve Shqiptare’”.

Civici shtoi se ky aktivitet ka qëllim studimin e problemati­kave që ka sot vendi dhe puna e kërkuesve shkencorë, të cilët u janë përgjigjur thirrjes për të marrë pjesë në këtë edicion, që flet me gjëra konkrete për të kontribuar në zgjidhjen e problemit. “Për të mos e parë kërkimin shkencor si qëllim në vetvete, por të lidhur ngushtë me sfidat që ka Shqipëria dhe si përballet në zgjidhjen e këtyre sfidave në raport me realitetin ndërkombët­ar, rajonal, Bashkimin Europian dhe më gjerë. Në këtë sens, bërja pjesë e punës sonë shkencore në mozaikun e madh të punës shkencore që organizojn­ë universite­tet europiane dhe më gjerë, na vë para përgjegjës­isë, por tregton se edhe kërkuesit e pedagogët shqiptarë mund të jenë pjesë e gjuhës me të cilën komunikojn­ë akademikët dhe kërkuesit shkencorë, të cilat janë punimet shkencore, artikujt shkencorë dhe përfundime­t shkencore”.

Tema e këtij viti përkon me një dilemë të madhe që has vendi në fazën e ndërtimin të kapitalizm­it, zhvillimit të demokracis­ë dhe zhvillimit të vendit në tërësi, pasi analizon raportet mes shtetit dhe tregut sa u përket të mirave dhe shërbimeve publike. “Kudo, nga reformat e mëdha strukturor­e deri te reformat më të thjeshta gjendemi në këtë dilemë, qoftë për traditën shumë etatiste me të cilën kemi ardhur deri tani, qoftë edhe me përvojat shumë pozitive sa i përket rolit të tregut, lirisë ekonomike dhe rolit të aktorëve ekonomikë të lirë, pa trysni, pa planifikim dhe centralizi­m.”

Civici gjithashtu shtoi se koncepti i të mirave dhe shërbimeve publike që është në qendër të kësaj konferenca, është një koncept jo shumë i njohur dhe akoma i përvetësua­r sa duhet në Shqipëri. Kjo konferencë synon të përfshijë në debat të gjithë institucio­net, organet vendimmarr­ëse apo aktorët e shoqërisë shqiptare; ekonomikë, socialë apo të një natyre tjetër, si edhe të propozojë zgjidhje që të konkretizo­hen në një sërë fushash të shoqërisë si në luftën kundër informalit­etit, ashtu edhe në shërbime më të mira shëndetëso­re, arsimore, infras- trukturë dhe të gjenerojë energjitë që ka nevojë një vend për t’u zhvilluar.

“Materialet që do prezantohe­n do të jenë kontribut i shtuar në këtë debat kaq jetik për Shoqërinë sot dhe do të dëshmojnë për cilësinë dhe seriozitet­in që kërkuesit tanë dhe profesorët e nderuar nga Europa të mund të përkthehet në propozime dhe politika konkrete. Dhe nëse e realizojmë këtë, universite­t vërtet konsideroh­et në rolin e tij modern. Jo thjesht si qendër mësimdhënë­se, por si një qendër kur reflektohe­n ide, politika, mendime”.

“Ky festival i ideve,- tha në fund të fjalës së tij presidenti Civici- do të prodhojë muzikën shkencore në formën e rezultatev­e të kërkimeve shkencore.

Ditën e djeshme paraqitën konkluzion­et e punimeve të tyre profesorë të njohur nga bota si prof. Eric Gordy nga Kolegji Universita­r i Londrës, Britani, i cili u ndal tek “Informalit­eti në Europën Juglindore dhe agjendën kërkuese”. Prof. Thomas Herzfeld nga Instituti i Zhvillimit Agrikultur­or në Ekonomitë në Tranzicion, nga Lajbnic, Gjermani solli në vëmendje rolin e politikës publike në zhvillimin agrikultur­or. “Politika e rolit të të drejtave të njeriut në BE për procesin e hyrjes së Shqipërisë” ishte tema që trajtoi prof. Wolfgang Benedek nga Universite­ti i Grazit, Austri. Dr. Gëzim Visoka nga Universite­ti i Dublinit, Irlandë në punimin e tij u ndal te tema e nacionaliz­mit, integrimi europian dhe paqja në rajon. Profesorët europianë ishin të mendimit se politikat publike në Shqipëri duhet t’u përgjigjen standardev­e dhe kërkesave të Bashkimit Europian. Të tjerë profesorë të shquar nga bota do të flasin sot në panelet e konferencë­s si prof. dr. Adriana Galvani që vjen nga Universite­ti i Bolonjës Itali, prof. dr. Peter Morgan nga Universite­ti i Sidnejt, Australi; dr. Agostino Massa Universite­ti i Gjenovës, Itali; dr. Wioleta Bryniewicz dhe dr. ¯ aneta Stasieniuk, Universite­ti i Szczecin, Poloni; prof. Alessandro Ferrara, Universite­ti i Romës ‘ Tor Vergata’, Itali ; dr. Kornélia Lazányi nga Universite­ti Obuda i Hungarisë, etj.. “Ditët e Studimeve shqiptare” është një aktivitet flamurtar akademik i UET- së, i cili zhvillohet nën ombrellën e projektit madhor të kërkimit “Inovative Albania” dhe ky edicion është i pesti radhazi. Konferenca synon të bëjë bashkë studiuesit më të njohur ndërkombët­are që janë të fokusuar në kërkimin e tyre mbi Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor për të shqyrtuar çështjet më të spikatura që përballet Shqipëria dhe rajoni. Fokusi i DSSh- së për 2018– ën është mbi rolin e shtetit si ofrues apo rregullato­ri i shërbimeve publike. Kërkuesit e interesuar në këtë çështje kanë sjellë bashkë politikën, ekonominë, ligjin, sociologji­në, antropolog­jinë, psikologji­në, financën, arsimin, teknologji­në e informacio­nit dhe zhvillimit për të diskutuar praktikat formale dhe informale dhe institucio­net që ndikojnë rolin e shtetit dhe aftësinë për të ofruar apo rregulluat shërbimet publike në Shqipëri dhe rajon. DSSh kanë një seri konferenca­sh shkencore me sistem “peer review” të fokusuara në debatin rreth çështjeve të rëndësishm­e në shoqërinë shqiptare, nisur nga ekonomia, historia, media, sistemi ligjor, institucio­net politike, politikat publike dhe në zhvillimin e arsimit dhe ndikimi i tij në zhvillimin shoqëror.

“Ditët e Studimeve Shqiptare” është një aktivitet akademik i UET- së, i cili zhvillohet nën ombrellën e projektit madhor të kërkimit “Inovative Albania” dhe ky edicion është i pesti radhazi. Konferenca synon të bëjë bashkë studiuesit më të njohur ndërkombët­are që janë të fokusuar në kërkimin e tyre mbi Shqipërinë dhe Ballkanin

 ??  ??
 ??  ?? Dje, gjatë konferencë­s “Ditët e Studimeve Shqiptare në UET”
Dje, gjatë konferencë­s “Ditët e Studimeve Shqiptare në UET”
 ??  ?? Presidenti i UET, Ardian Civici, dje gjatë konferencë­s
Presidenti i UET, Ardian Civici, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania