Panorama (Albania)

Debati për TVSH, Rama: Rrisim tavanin e biznesit të vogël mbi 10 milionë lekë

"Me rritjen e tavanit mbi 100 milionë, qëllimi ynë është që ju, nga gënjeshtar­ë, të ktheheni në aleatë të shtetit"

-

Kryeminist­ri Rama tha dje se tavani i biznesit të vogël pritet të vendoset mbi 100 milionë lekë të vjetra. Gjatë një takimi me përfaqësue­s të biznesit të vogël, që ka kundërshtu­ar përfshirje­n në TVSH, kreu i qeverisë tha se deri tani biznesi nuk ka deklaruar xhiron reale të tij.

"Këtë çështje mendojmë se ka ardhur koha ta adresojmë siç duhet, në mënyrë që asnjë biznes i vogël të mos jetë i detyruar të gënjejë. Tavani të rritet mbi 100 milionë dhe me rritjen e tavanit mbi 100 milionë, ju, nga gënjeshtar­ë, të ktheheni në aleatë të shtetit për të realizuar qëllimin e të gjithë kësaj lëvizjeje. Sepse qëllimi i gjithë kësaj lëvizjeje nuk është për të marrë më shumë lekë nga ju për buxhetin e shtetit. Ne do ta bëjmë në dy muajt që vijnë, përpara se të mbyllet qershori dhe të hapen negociatat. Kështu që, kjo është gjëja që vlen për takimin e sotëm", tha Rama. Sipas tij, qëllimi i kësaj rritjeje të tavanit, është kontrolli i biznesit të madh. "Qëllimi i kësaj lëvizjeje është për të mos lejuar që të mëdhenjtë t'u shmangen detyrimeve ndaj shtetit, se në fund të ditës e dimë shumë mirë se çfarë bëjnë të mëdhenjtë me ju dhe çfarë bëni ju me të mëdhenjtë, duke u bërë bashkëpunë­torë për t'ia hedhur shtetit. Ata jua japin pa faturë dhe ju pranoni, se thoni po e morëm me faturë, do kaloj 8 milionëshi­n e po kalova 8 milionëshi­n, u mora në qafë, se duhet të paguaj në taksë sikur jam i biznes i madh. E kësaj historie të shëmtuar, ne duhet t'i japim një fund logjik, edhe një fund ligjor", tha Rama.

SHOQATA

Por kryetar i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Nasto, adresoi disa problemati­ka, me të cilat ndeshet sot biznesi. "Nga 2014 deri në 2017 janë mbyllur 82 mijë biznese. Shkaku janë taksat e larta, jo vetëm të qeverisë qendrore, por edhe të bashkive që kanë rritur taksat nga 2- 3 herë. Çmimi i energjisë; na u premtua që do të ulej, por u rrit nga 142 lek, në 182 lekë sot që paguan biznesi. Karburanti, të mos flasim për cilësinë, është më i shtrenjti. Këto dy kolona janë kryesoret për një ekonomi. Rënia e fuqisë blerëse në këtë kohë, edhe për shkak të krizës europiane. 43 për qind ka rënë fuqia blerëse sipas nesh. Korrupsion­i është bërë një gangrenë e madhe. Kontrollet e shpeshta, gjobat e majme, ka pasur raste një biznes në 2015 është kontrollua­r 9 herë në ditë dhe disa inspektorë, ka 16 lloje drejtorish që kontrolloj­në", tha Nasto.

KRYEMINIST­RI

Për të gjitha këto shqetësime, Kryeminist­ri pati përgjigjet e tij. "Vetëm në janar- mars, 5663 biznese të reja të hapura. Shifrat zyrtare. Vitin e shkuar, 14 mijë të reja. Shifra totale është më e lartë. Ky është fakt!", tha Rama. Kreu i qeverisë i cilësoi të dështuara protestat e biznesit të vogël. "Ju vazhdojeni protestën, por dy gjëra dua të them: protesta është e dështuar, sepse e vërteta është që shumica dërrmuese e bizneseve të vogla e dinë shumë mirë se për çfarë flitet. Kështu që nuk i ha njeri këto historitë e qepenave dhe të goditjeve nga larg me çizme. Se ku rreh pulsi i kësaj historie, e di shumë mirë çdonjëri, se ju bëni llogari, ju jetoni me llogari, nuk jetoni me propagandë. Të mbyllësh qepena në tregjet bashkiake që s'kanë lidhje fare me TVSH- në, është kollaj. Shkon atje, i gënjen dhe i mbyll qepenat. Por ata nuk kanë lidhje, ata nuk janë fare në skemën e TVSH- së", tha Rama. Sipas tij, qeveria nuk ka rritur asnjë taksë. "Dëgjoj që janë rritur taksat. Më thoni një taksë që është rritur. Më thoni çfarë takse u rrit për biznesin e vogël. E vërteta është që taksat për biznesin e vogël janë ulur, nuk janë rritur. Unë këtu flas si Kryeminist­ër, flas për taksat kombëtare. Tarifat e bashkive janë një temë tjetër. Taksa e biznesit të vogël u bë zero. U hoq tatimi i dyfishtë i tmerrshëm që ishte. U bë zero deri në 5 milionë xhiro dhe u bë 5% nga 5 deri në 8 milionë. Kjo është 100% ulje dhe 50% ulje e nuk flasim për ulje të vogla", tha Kryeminist­ri Rama para përfaqësue­sve të biznesit të vogël.

 ??  ?? KRYEMINIST­RI RAMA, DJE NE TAKIMIN ME BIZNESIN E VOGEL
KRYEMINIST­RI RAMA, DJE NE TAKIMIN ME BIZNESIN E VOGEL

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania