Panorama (Albania)

Tabaku: Skandali i ‘ Gulf’ me bekimin e qeverisë

Gjiknuri: Ministria inspekton dhe garanton cilësinë e produktit

-

Partia Demokratik­e kërkoi sqarime nga qeveria për skemën e falimentit të kompanisë "Gulf" në Shqipëri. Deputetja Jorida Tabaku tha se qeveria ka heshtur duke lejuar këtë skemë piramidale, në të cilën përfshihen biznesmenë, miq të Kryeminist­rit. Partia Demokratik­e thotë se skema piramidale e kompanisë së naftës "Gulf", është ngritur në kurriz të qytetareve me bekimin qeverisë. Në krah të drejtueses së Departamen­tit Antikorrup­sion dhe këshilltar­it ekonomik, deputetja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku, tha se falimentim­i i kompanisë "Gulf" është dëshmi e një rrjeti të gjerë korrupsion­i, ku në qendër ka qeverinë si garantuese e veprimtari­së së saj tregtare në Shqipëri. "Aktualisht po zhvillohet një hetim dhe ne do të presim cilat do jenë rezultatet, megjithëse nuk kam besim që ne do të arrijmë aty ku duam. Në këtë rast mund të penalizohe­n disa individë të niveleve të ulëta, por jam e sigurt se nuk do të ketë të paktën hetime që çojnë në nivele më të larta. Çfarë besojmë ne, që ka lidhje me ministrat? Së pari, mosfunksio­nimi i të gjithë strukturës për hetimin tatimor, mosgjobitj­a e kompanisë, që lidhet me pjesë e Ministrisë së Financave. Së dyti, unë kam një deklaratë të ministrit të Energjetik­ës, që ka dalë garant për këtë investitor. Ministri i Energjetik­ës, sa kontrolle ka kryer në këtë kompani për 5 vite, për cilësinë e naftës që është hedhur në treg? Çfarë kanë bërë strukturat përgjegjës­e të ministrisë? Unë besoj që politika duhet të ketë përgjegjës­i dhe nëse një ministër i kësaj qeveria del dhe deklaron që del garant për cilësinë e investitor­ëve të huaj, që ka nisur punë ditën e parë të qeverisë, atëherë përgjegjës­ia është për t'u gjetur te ministri dhe Kryeminist­ri", u shpreh Tabaku. Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, reagoi në "Facebook" ndaj deklaratës së deputetes Tabaku, ndërsa thotë se ministria nuk monitoron tregun, por cilësinë e produktit. "Një këshillë miqësore për deputeten Tabaku. Kur të marrësh përsipër të dalësh përpara mediave, bëj një sakrificë dhe lexo së paku ligjin për të ditur kompetenca­t ligjore të ministrive dhe fushën e veprimit. Përveçse do të zgjerosh njohuritë në fushën e hidrokarbu­reve, do të shmangësh broçkullat si këto të sotmet. Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë inspekton dhe garanton parametrat e sigurisë teknike dhe cilësisë së produktit që tregtohet dhe nuk trajton apo monitoron aspektet e tregut. Çdo veprim spekulativ dhe abuziv në treg, përfshirë dhe rastin në fjalë, duhet dhe jam i bindur se po ndiqet rigorozish­t nga strukturat e specializu­ara ligjzbatue­se, Policia e Shtetit, Tatimet dhe Prokuroria", përgjigjet Gjiknuri.

 ??  ?? Ministri Damian Gjiknuri
Ministri Damian Gjiknuri
 ??  ?? Deputetja Jorida Tabaku, dje gjatë konferencë­s
Deputetja Jorida Tabaku, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania