Panorama (Albania)

“Rritja ekonomike shtoi punësimin dhe uli varfërinë”

Ahmetaj në Këshillin e Punës: Punësimi kalon nivelin 50% për pjesëmarrj­en në forcat e punës

-

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës, se rritja ekonomike ka ndikuar në rritjen e punësimit dhe uljen e varfërisë.

Ministri Ahmetaj, duke iu referuar shifrave të raportit ekonomik të Bankës Botërore, tha se pjesëmarrj­a e forcave të punës është mbi 50 për qind, ndërsa papunësia është në nivelin më të ulët historik. "Tashmë është certifikua­r edhe nga raportet e institucio­neve të specializu­ara ndërkombët­are, Banka Botërore dhe Progres- Raporti i Komisionit Europian, vendi ynë e ka lënë pas krizën dhe skenarin grek të 2013- ës dhe është një nga vendet me rritjen më të lartë në rajon. Raporti i Bankës Botërore thekson se Shqipëria është vendi i parë në rajon, që punësimi kalon nivelin e 50 për qind, e lidhur me pjesëmarrj­en në forcat e punës, ndërsa papunësia e të rinjve në Shqipëri, megjithëse është akoma e lartë 26 për qind, është më e ulëta në rajon. Në katër vite rresht, pjesëmarrj­a në forcat e punës është rritur në mënyrë të vazhdueshm­e dhe në fund të 2017- ës, arriti në 59.1 për qind, ndërsa papunësia është në nivelin e vet më të ulët historik. Falë rritjes ekonomike të shndërruar në punësim, vendi ynë ka vazhduar vit pas viti uljen e nivelit të varfërisë dhe projeksion­et e Bankës Botërore janë për një ulje të vazhdueshm­e të saj edhe në vitet e ardhshme", u shpreh ministri. Kreu i Financave tha se 35 për qind e totalit të vendeve të punës në vend u krijuan në mandatin e parë të qeverisë së majtë. "Punësimi, vetëm në mandatin e parë të qeverisë Rama, janë mbi 200 mijë vende pune. Ju mund ta verifikoni, kushdo mund ta verifikojë, në 1 janar të 2013- ës ishin rreth 420 mijë vende pune, me bordero në Tatime, sot janë mbi 660 mijë, me bordero në Tatime. Pra, në katër vite, janë krijuar mbi 35 për qind e totalit të vendeve të punës në Republikën e Shqipërisë", u shpreh Ahmetaj. Ministri i Financave tha se nuk do të tolerohet që të ketë punonjës të pasiguruar. "Mbetemi të angazhuar që të garantohet puna e denjë, e siguruar me kontribute, për të pasur një pension të denjë, përfshirë dhe vëmendjen për profesione­t e vështira si minatorët dhe naftëtarët, për të cilat besoj e keni ndjekur edhe diskutimin që Kryeminist­ri, së bashku me ministrat, ka pasur me grupe interesi, shoqatat dhe sindikatat nëpërmjet interpelan­cave në platformën ' Shqipëria që Duam'", tha Ahmetaj. Kreu i Financave, Ahmetaj, tha se prioritet mbetet rritja e formimit profesiona­l, sidomos te familjet me ndihmë ekonomike. Ahmetaj ritheksoi se ato familje që dalin nga ndihma ekonomike dhe ndjekin kurs profesiona­l, do të paguhen 5,500 lekë në muaj. "Me ndryshimin e fundit që ne bëmë me vendim qeverie, duke u ofruar të gjithë atyre anëtarëve të familjeve që dalin nga ndihma ekonomike, apo edhe ata që janë në ndihmë ekonomike, të përfitojnë formim profesiona­l në kurse të formimit profesiona­l, duke u paguar nga buxheti i shtetit, për çdo muaj arsimim apo kurs profesiona­l, 55 mijë lekë të vjetra, që është sa gjysma e ndihmës ekonomike. Do të thotë se buxheti i shtetit, qeveria, iu ofron pagesë mujore në këmbim të një kursi profesiona­l, pra, kurs profesiona­l falas dhe pagesë nga buxheti i shtetit, mjafton që ata të bëhen më të punësueshë­m nga sektori privat", u shpreh ministri Ahmetaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania