Panorama (Albania)

Meta: Vendimi i BE- së në qershor, me rendësi strategjik­e për rajonin

-

Presidenti Ilir Meta mori pjesë dje në Samitin e Krerëve të Shteteve të Procesit të “Brdo- Brijuit”, që u zhvillua në Shkup të Maqedonisë. Të ftuar të veçantë në këtë Samit ishin Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, si dhe Kryeminist­ri i Bullgarisë, Boyko Borisov. Duke folur për procesin e integrimit europian, Presidenti Meta theksoi se integrimi i rajonit në BE nuk është vetëm një ambicie e përbashkët, por garantuesi më i mirë i paqes, stabilitet­it dhe prosperite­tit në interes të rajonit, por dhe në interesin më të mirë të vetë Bashkimit Europian. “Sikurse pohoi edhe Presidenti i Komisionit Europian Juncker dhe sot Presidenti i Këshillit, miku ynë Donald Tusk, një rajon i ankoruar në BE, është jo vetëm aspirata jonë e përbashkët, por është edhe garancia më e sigurt për paqen, stabilitet­in dhe prosperite­tin tonë. Ky është interesi më i mirë i këtij rajoni dhe ky është interesi më i mirë për Bashkimin Europian. Vendi im dhe Maqedonia fqinje morën së fundmi një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it nga Komisioni Europian. Vendimi i Këshillit të qershorit do të jetë me rëndësi strategjik­e për secilin prej proceseve tona, por edhe për rajonin në tërësi. Të tillë e konsideroj edhe një vendim të merituar për liberalizi­min e vizave me Kosovën, qytetarët e së cilës mbeten të vetmit të privuar nga kjo e drejtë në rajon. Po kështu, i bëj jehonë mesazhit të përsëritur të partnerëve tanë europianë, se anëtarësim­i në BE duhet të jetë një zgjedhje e qartë e vendeve tona. I vetmi presion që mund të diktojë këtë zgjedhje është vizioni për të ardhmen, ndërtuar mbi mësimet e nxjerra nga historia”, ka thënë dje Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania