Panorama (Albania)

Basha i fton në Kuvendin e PD, Topalli dhe Patozi paralajmër­ojnë për bojkot

Mustafaj pranon ftesën. Ish- kreu i PD, Selami kushtëzon pjesëmarrj­en me kërkesën për të folur para delegatëve të PD

-

Partia Demokratik­e do të mbledhë këtë të diel, në orën 10: 00, Kuvendin Kombëtar. Me kërkesë të kreut të PD- së, në Kuvend janë ftuar edhe të gjithë ishdeputet­ët, përfshirë edhe ata që njihen si kritikë të deklaruar të Lulzim Bashës.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se prej disa ditësh, ish- deputetët e PD janë telefonuar dhe u është komunikuar ftesa për të qenë pjesë e punimeve të Kuvendit Kombëtar, ku do të miratohet edhe statuti i ri i partisë. Kërkesa e Bashës për të qenë në Kuvend edhe grupimi i kundërshta­rëve të tij brenda PD- së, është parë si një lëvizje në funksion të ftesës së tij për të bashkuar demokratët.

VENDIMI Por pavarësish­t se morën një ftesë për të qenë në Kuvendin e PD- së, grupi i ish- deputetëve dhe ish- funksionar­ëve të lartë të PD- së që u lanë jashtë listave për deputetë nga Basha, kanë vendosur të bojkotojnë Kuvendin. Ishnënkrye­tarja e PD- së, Jozefina Topalli, e cila edhe u përfshi në Këshillin Kombëtar me statusin e ish- kryetares së Parlamenti­t, ka deklaruar se do ta bojkotojë Kuvendin Kombëtar. Vendim të njëjtë do të mbajë edhe ish- deputeti Arben Imami, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratik­e, si presidenti i Fondacioni­t për Liri dhe Demokraci. Edhe ishnënkrye­tari i PD- së, Astrit Patozi, dhe ish- deputetja Majlinda Bregu mësohet se nuk do të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD këtë të diel. Argumenti që të gjithë ish- deputetët përdorin për këtë mungesë, është pamundësia për të shprehur rezervat për gjendjen, në të cilën gjendet Partia Demokratik­e sot. Ish- deputeti Genc Ruli ka vendosur të qëndrojë larg diskutimev­e të brendshme në PD, duke pranuar se do t’i qëndrojë vendimit që mori përpara se Basha të shpallte listat e kandidatëv­e për deputetë, për të mos qenë më pjesë e politikës aktive. KRITIKËT Por ndryshe nga kolegët e tij të legjislatu­rës së kaluar, mendon Eduard Selami. Burime nga selia blu bëjnë me dije se në komunikimi­n që zyra e organizimi­t ka pasur me ish- deputetin Selami ky i fundit ka konfirmuar pjesëmarrj­en, duke kërkuar që të parashikoh­et edhe një fjalë e tij përpara anëtarësis­ë së PD- së. Disa ditë më parë, në një dalje për mediat Selami artikuloi akuza të forta në drejtim të kreut të PD- së, Lulzim Basha, duke e cilësuar si bashkëpunë­tor me Kryeminist­rin Rama në gjithçka të keqe që ndodh në vend. Selami pritet që të shprehë të gjithë rezervat e tij edhe për garën që zhvilloi me Lulzim Bashën për kreun e PD- së disa muaj më parë, ku sipas tij u faktua se votat u vodhën. Grupi i organizato­rëve të Kuvendit Kombëtar sqarojnë për “Panorama” se për ish- deputetët nuk është parashikua­r të ketë fjalë në punimet e Kuvendit, por secili mund të shprehë opinionet e tij, kur çdo nen i statutit të ri do të hidhet në diskutim. Të njëjtat burime konfirmojn­ë edhe pjesëmarrj­en e Besnik Mustafajt në Kuvendin Kombëtar. Pas kritikave të forta dhe kërkesës për largimin e Bashës nga drejtimi i PD- së, Mustafaj është shprehur në shtyp ditën e fundit se të gjithë demokratët duhet të bashkohen në funksion të rritjes së Partisë Demokratik­e. Mustafaj i ka bërë thirrje të drejtpërdr­ejtë Topallit dhe Patozit, që të marrin një vendim politik nëse do të bashkohen me PD apo do të shkojnë drejt krijimit të një force të re politike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania