Panorama (Albania)

Publikohen pamjet e kamerave, ja si ndodhi ngjarja

-

Pas arrestimit të dy autorëve të dyshuar për grabitjen me pasojë vdekjen në marketin në Kamzë, Policia e Tiranës ka publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, në ambientet e brendshme të dyqanit, ku shfaqet dy grabitësit. Të dy janë të veshur me xhupa jeshilë, me kapuçë në kokë dhe doreza. I pari mban në dorë një pistoletë, ndërsa personi tjetër një thikë. Në pamje duket momenti kur grabitësi mbush pistoletën dhe e shkrep. Ndërsa drejtohen tek arka, marrin paratë dhe largohen. Sipas dëshmisë së të plagosurës, kur janë futur në dyqan bashkë me burrin, kanë parë se njëri prej grabitësve ishte i armatosur me pistoletë dhe i ishte drejtuar arkës ku ndodhej djali i tyre. Tjetri kishte në dorë një thikë dhe mesa duket, kur ka dëgjuar thirrjet e djalit të mitur, ka kuptuar se në dyqan kishte edhe persona të tjerë. Merita Buci ka deklaruar se kur ka parë dy grabitësit në dyqan, ka nisur t’i qëllojë me çfarë ka mundur të gjejë. Fillimisht personin që ndodhej pranë të birit, të cilit i kishte drejtuar pistoletën. Në këtë formë ka pasur edhe një përleshje mes tyre. Ata kanë bërtitur duke kërkuar paratë. Në këtë kohë, viktima, Agim Buci, i është afruar njërit prej atyre, duke tentuar t’i marrë pistoletën dhe e ka shtyrë me trup. Por ai e ka qëlluar menjëherë me një plumb në gjoks. Më tej, arma është shkrepur edhe një herë dhe plumbi ka goditur në këmbë Merita Bucin. Pas këtij momenti, dy grabitësit kanë dalë me vrap nga dyqani, ndërsa e plagosura ka nisur të kërkojë ndihmë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania