Panorama (Albania)

Vladimir Kurti u dënua me 5 vjet për grabitjen e dy taksistëve

-

Një nga dy të arrestuari­t për grabitjen me dhunë me pasojë vdekjen në Kamzë, ka qenë i dënuar edhe më parë. Bëhet fjalë për Vladimir Kurtin, i cili është dënuar në vitin 2011 me 5 vjet burgim për grabitje me dhunë. “Panorama” sjell vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, që la në fuqi dënimin me 5 vjet burg të Vladimir Kurtit për grabitjen e dy taksistist­ëve. Në njërën prej tyre kanë qenë pjesmarrës edhe dy persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur më 31 dhjetor 2010, ku Vladimir Kurti së bashku me dy shtetas të tjerë, kanë marrë një taksi në qendër të Tiranës, që drejtohej nga shtetasi I. S.. Pasi janë nisur për në Bathore, te rrethrrotu­llimi, Vladimir Kurti me dy bashkëpunë­torët e tij kanë kërcënuar me thikë taksistin dhe i kanë marrë telefonin celular dhe paratë që kishte me vete. Më pas, shoferin e taksisë e kanë kaluar në sediljen e pasme të mjetit dhe janë ni- sur në drejtim të autostradë­s Tiranë- Shkodër. Mirëpo, gjatë rrugës ata janë aksidentua­r me një shtyllë në anë të saj dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy bashkëpunë­torët e Kur- tit, si edhe taksisti. Kurti i ka lënë shokët e tij në vendngjarj­e dhe vetë është larguar. Më pas, gjatë marrjes në pyetje të tyre është zbuluar edhe emri i tij. Nga hetimet ka dalë se Kurti ka pasur lidhje edhe me grabitjen e një taksisti tjetër. Grabitja kishte ndodhur dy ditë para së dytës, më 29 dhjetor 2010, ku makina u gjet e braktisur në Zall- Mner. Në vendimin e Gjykatës, trupa shprehet se Vladimir Kurti ka rrezikshmë­ri të lartë dhe nuk mund t’i ulej dënimi. “Arrihet në këtë përfundim, pasi rrezikshmë­ria shoqërore e veprës penale është shumë e madhe, vjedhje me dhunë dhe e kryer në bashkëpuni­m.

 ??  ?? Dyqani i çiftit Buci ku ndodhi ngjarja
Dyqani i çiftit Buci ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania