Panorama (Albania)

Fqinjët të ndarë për marrëdhëni­en, “shkonin keq”, “ishin të lumtur”

-

Fqinjët janë të ndarë sa i përket marrëdhëni­es së çiftit. Bashkim Teli dhe Suzana Shemuni njiheshin për disa si çift i lumtur dhe për disa të tjerë si me probleme. Drande Shishkja, një komshi prej shumë vitesh, thotë se kishte dëgjuar për konflikte mes tyre. “Çifti është celebruar sepse Suzana ka dashur që t’i marrë shtëpinë Bashkimit. Ne i njohim shumë mirë. Më vjen keq për çfarë ka ndodhur. Ajo donte shtëpinë me doemos, bënin debat çdo natë për atë punë, sepse kam njerëz aty afër që më tregonin dhe Suzana ia arriti që të celebronte. Pas kësaj, ajo i thoshte se shtëpia është edhe e imja. Bashkimi nuk është njohur për njeri negativ, gruan e tij, që ka vdekur para disa vitesh, e kam pasur shoqe. Dy vajzat e Bashkimit nuk kanë ardhur asnjëherë sepse kanë pasur turp për martesën e babait”, tregon Drandja. Ndërkohë, fqinja tjetër, Zenepe Dibra, një intelektua­le e njohur në qytetin e Shkodrës, e cila është drejtuese e një shoqate për gratë, u shpreh e tronditur. Sipas saj, marrëdhëni­a mes çiftit nuk ka qenë problemati­ke. “Unë i kam njohur si një çift i lumtur. Dilnin e shëtisnin së bashku. Madje, unë vetë i kam cilësuar si çifti i lumtur. Nuk kam vënë re asgjë. Suzana më ka treguar sesi ajo kujdesej kur Bashkimi ka qenë i shtruar në spital për një sëmundje që ka pasur. Ne jemi tronditur kur kemi marrë vesh se çfarë ka ndodhur. Si drejtues e shoqatës “Gratë intelektua­le shkodrane”, e dënoj fort atë që ka ndodhur”, u shpreh ajo. Edhe fqinji tjetër, Genci Troshani, tregon se i ka njohur si një çift i qetë dhe pa probleme.

 ??  ?? Fqinja, Drande Shishkja
Fqinja, Drande Shishkja
 ??  ?? Fqinja, Zenepe Dibra
Fqinja, Zenepe Dibra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania