Panorama (Albania)

Jeta e re e Viola Spiros pas lirimit nga burgu i të dashurit, cili do jetë fati i pasurive të sekuestrua­ra

-

Pesë muaj nga ndalimi i Valentin Selajt në Holandë, i dashuri i prezantues­es së një emisioni sportiv në RTSH, Viola Spiro ka fituar lirinë. Ishte gazeta italiane “La Nazione”, e cila publikoi arrestimin e Valentin Selajt në Firence, duke u etiketuar “Zoti i drogës” dhe kreun e një bande mjaft të fuqishme ndërkombët­are, që sillte kokainë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Firenze, nëpërmjet Holandës. Pjesë e shkrimeve të mediave italiane u bë edhe prezantues­ja shqiptare Viola Spiro, pasi, sipas tyre, ajo bënte jetë luksoze me paratë që ia siguronte i dashuri. E pesë muaj pas zhurmës, Viola preferoi të tërhiqej në jetën e saj modeste, ndërkohë që nuk dihej nëse ajo i kishte dhënë fund lidhjes me të dashurin në burg, apo e priste të rilidheshi­n pas lirimit. Dhe duket kjo e dyta rezultoi e vërtetë. Nëse shihje “Instagrami­n” e prezantues­es ditët e fundit, kuptohej një ndjesi optimizmi dhe lumturie në fotot e saj të reja, pasi kishte gjetur madje kohën të realizonte dhe një set të ri fotosh artistike, ku pozonte e veshur me xhinse dhe belin jashtë. Mesa duket, Viola kishte marrë lajmin më të mirë që mund të priste këtë pranverë, edhe pse po e mbante sekret, pikërisht lirimin nga burgu në fillim të muajit prill të të dashurit. Pas 20 javësh që ai kaloi i izoluar në qelitë e paraburgim­it në Holandë, ku nuk ishte i lejuar të gjykohej në gjendje të lirë për shkak të shtetësisë shqiptare, ata e vazhdojnë historinë aty ku e kishin lënë. Dhe për të festuar këtë ritakim, çifti nuk kanë preferuar intimiteti­n larg zhurmës së metropolit apo syve të njerëzve, por të kundërtën. Paparaci i “RevistaWho. Com” i fotografoi ata në zemër të Tiranës, pikërisht në zonën e ish- Bllokut teksa festonin së bashku lirinë në një lokal, për të rikuperuar kështu kohën kur ishin larg njëritjetr­it. Edhe pse mediat shqiptare e shpërndanë këtë lajm të enjten, në fakt, lirimi i tij u firmos më datë 11 prill. Një media lokale e qytetit të tij të lindjes Lezhë, publikoi lajmin e parë, sipas informatav­e nga burime të sigurta pranë Valentinit. Në shkrimin e “Lezha News” thuhej: “Në mungesë të provave që implikojnë pjesëmarrj­en, prodhimin apo trafikimin e lëndëve narkotike, Gjykata e Amsterdami­t ka vendosur për lirimin e Valentin Selajt. Burimet konfidenci­ale pohuan për këtë media online se Valentin Selaj u la i lirë pasditen e 11 prillit, vetëm pak muaj pasi pushtoi titujt e gazetave, portaleve e mediave, duke u cilësuar si baroni i drogës. Por si ra në kurthin e Policisë i dashuri i Viola Spiros? Sipas mediave italiane, bandën e Valentinit e zbuluan dy gra të Prokurës së Amsterdami­t. Këto dy gra dhe një tjetër në sektorin investigat­iv holandez, bashkëpunu­an me një tjetër grua nga Firenze dhe filluan të investigoj­në mbi këtë grup. Investigim­i filloi të nesërmen e një zënke banale rruge mes shqiptarës­h, për kontroll territori në Firence. Intuita i ndihmoi zonjat investigue­se që po ndiqnin ngjarjen, se këtu nuk bëhej fjalë thjesht për një histori 3- 4 prostituta­sh, por ishte diçka më shumë. Ky impakt i menjëhersh­ëm i tij në publik ndodhi edhe për lidhjen e tij me një vajzë ekrani, ish- velinën Viola Spiro. Për dy vite ajo e mbajti të fshehtë të dashurin që u tha se e mbulonte me para, ndërsa për gjashtë muaj u fol se braktisi televizion­in, për ta shoqëruar atë në udhëtimet e tij në disa vende të Europës. KOHA KUR VIOLA SPIRO PUSHTOI FAQET E PARA TË GAZETAVE ITALIANE PËR JETËN PËRRALLORE ME TË DASHURIN

Pushime luksi, restorante dhe udhëtimet e shpeshta, janë ato që sheh tek “Instagrami” i disa femrave të njohura dhe të panjohura të ekranit. Një prej tyre ishte dhe moderatorj­a seksi e ekranit shqiptar Viola Spiro. Prej kohësh po përflitej për një lidhje me një djalë mjaft të pasur, imazhi i të cilit ishte publik, por emri i tij nuk u bë asnjëherë i ditur. Por 5 muaj më parë u zbulua. Në një shkrim të gazetës ital- iane “La Nazione Firenze”, thuhej se Valentin Selaj ishte “Zoti i drogës” dhe kreu i një bande mjaft të fuqishme ndërkombët­are që sillte kokainë nga Amerika në Firenze nëpërmjet Holandës. Por jo vetëm kaq, banda merrej edhe me prostituci­on dhe dhunë. Ja çfarë thuhej në shkrimin që gazeta italiane “La Nazione Fierenze” i kushtoi Viola Spiros. “Ajo nuk ka asnjë faj, përveç faktit që është një vajzë e bukur dhe si e tillë u përzgjodh si e dashura e Valentin Selajt. Një bos i klanit shqiptar, i kapur nga skuadra fiorentine dhe kolegët investigat­ivë holandezë. Viola është një vajzë e famshme dhe shumë e pëlqyer në vendin e saj dhe ato fqinje. Një vajzë kopertine, aktore, modele, prezantues­e, pra, mbretëresh­a e fashion- it, e mësuar me jetën e bukur, por që nuk e kishte imagjinuar që i dashuri i saj ishte një nga personazhe­t të cilëve iu ishin qepur nga pas Policia e gjysmës së Europës. Një vajzë perfekte, e rrethuar nga paratë. E kush mund ta mendonte që i fejuari i saj ishte një bos droge i gjysmës së Europës? Gjithnjë e ndjekur nga paparazzët, gjithnjë e përkëdhelu­r, një femër që ëndërrohej prej meshkujve. Dhe jo vetëm kaq, ajo ka shëtitur botën për shërbime fotografik­e të paguara nga paratë e tij. Ajo nuk ka fare lidhje me operacioni­n e Policisë, por ama një ditë, pasi Policia i arrestoi të fejuarin, ajo ka hedhur dy foto në ‘ Instagrami­n’ e saj me qindra – mijëra ndjekës, ku buzëqeshja i ishte zhdukur dhe vendin e saj e kishte zënë trishtimi”, përfundont­e artikulli i gazetarëve italianë. RIBASHKIMI I ÇIFTIT/ SEKUESTRIM­I I PASURISË DHE JETA QË DO TË BËJNË NË VAZHDIM

Ndërkohë, gjatë arrestimit u raportua se bandës që drejtohej nga Valentin Selaj iu sekuestrua­n miliona euro dhe qindra kilogramë kokainë dhe droga të tjera. Sipas të njëjtës mediaje italiane, vetëm në një javë ata qarkulloni­n 10 kg kokainë brenda qytetit të Firenzes. Investigim­i mbi këtë bandë kishte filluar që në maj të vitit 2015 nga Prokuroria e Firenzes dhe në momentin e vënies në pranga, bandës iu sekuestrua­n 4 milionë euro. Por operacioni vazhdoi me sekuestrim­in në Lezhë të pasurisë në para, si dhe disa bizneseve, hoteleve, restorante­ve e makinave luksoze, që i përkisnin një grupi ku bënte pjesë edhe Valentin Selaj. Grupi në fjalë ishte i dyshuar për trafik ndërkombët­ar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostituci­oni, ndërsa operacioni “Forca e Ligjit”, i sekuestroi pak kohë pas arrestimit dhe një pasuri prej 1.4 milionë eurosh. Mësohet se ndaj grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshm­e: 7 ambiente biznesi me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant; 4 ambiente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 ( apartament­e, vila); 4 parcela tokë arë me sipërfaqe totale rreth 22900 m2 dhe 9 automjete luksoze. Lind pyetja, a do të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën jetë luksi si më parë çifti i ribashkuar?

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania