Panorama (Albania)

Aktorët që preferuan të rrinë në bar, gjatë kohës që kolegët protestoni­n para Bashkisë

-

Këtë të enjte që lamë pas, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka pasur tensione për shkak të pikës 7 të rendit të ditës.

Kjo pikë kërkon që të vendoset për përcaktimi­n e procedurës për negocimin me zhvilluesi­t privat për marrëveshj­e të sipërmarrj­es/ shkëmbimit për pronat e Bashkisë së Tiranës. Kjo, sipas këshilltar­ëve të opozitës, bëhet për të përshpejtu­ar procedurat për tjetërsimi­n e hapësirave të Teatrit Kombëtar, duke ia kaluar një kompanie private.

Artistët, që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, arritën që të futen në sallën e mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku dhe dëgjuan sqarimin nga Bashkia. Ata qëndruan deri në fund të votimit, ku bashkia votoi pro për të dhënë pikën që artistët ishin kundër, por sqaroi se nuk ka lidhje me Teatrin Kombëtar.

Ndërkohë, pjesa e tjetër e artistëve, protestont­e jashtë godinës së Bashkisë, ku në mbështetje të tyre kishin dalë edhe këshilltar­ët bashkiakë të Partisë Demokratik­e dhe të LSI- së. Por paparazzi ynë ka sjellë disa foto ku tregohet në kohë reale se ku ishin një pjesë e mirë e aktorëve gjatë kohës që po zhvillohej protesta. Siç e shikoni edhe nga fotot, disa aktorë dhe regjisorë ishin në baret afër Teatrit dhe ndiqnin protestën nga televizori.

Bujar Asqeriu, një nga zërat më të fortë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ishte në bar dhe jo në protestë. Gjithashtu, aktorët Helidon Fino dhe Ema Adrea ishin në bar.

Po ashtu edhe drejtori i Teatrit Eksperimen­tal, Kiço Londo, shikonte protestën nga televizori i barit, teksa konsumonte fastfood. Në fund të protestës, regjisori Katriot Çipi tha se do marrin një avokat për ta ndjekur këtë çështje në rrugë ligjore.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania