Panorama (Albania)

Lista e re e ATP, emrat e pronarëve që kompensohe­n

Ndahet fondi 2.6 milionë USD, marrin paratë 290 familje

- TIRANE

Ndahet fondi 2.6 milionë USD, marrin paratë 290 familje

Agjencia e pronave ndan fondin 2.6 milionë USD për pronarët, tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje. Gazeta boton listën e miratuar dje nga agjencia me emrat e pronarëve, që do të kompensohe­n. Në total janë 290 familje që do marrin paratë për tokën e zënë, në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë dhe Lezhë. "Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, më datë 27.04. 2018, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 290 kërkesa, të paraqitura nga subjektet përfituese, pronarë të pasurive të paluajtshm­e, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimi­n/ shpërblimi­n në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithsh­me në të holla, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave", thuhet në njoftimin e djeshëm të ATP- së. Nga këto 290 kërkesa, 288 prej tyre përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimi­t në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM- të përkatëse, ndërsa 2 kërkesa përfitojnë këstin e pestë të kompensimi­t prej 13% të vlerës totale, të miratuar me VKMtë përkatëse. "Fondi financiar që shpërndahe­t nga ATP- ja për këto 290 kërkesa është në vlerën 261.253.389 lekë. "Agjencia e Trajtimit të Pronave ( ATP) njofton subjektet e interesuar­a se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimi­t të procedurav­e të transferta­ve bankare në ditët në vazhdim".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania