Panorama (Albania)

Takimi historik, merr fund lufta mes dy Koreve

Trump: SHBA duhet të jetë krenare për atë që po ndodh

-

Në një fshat kufitar mes dy Koreve është mbajtur Samiti i parë historik i Paqes në 40 vite, ku u arritën marrëveshj­e të rëndësishm­e, të cilat hapin rrugën për një takim mes liderit koreanover­ior Kim Jong Un dhe presidenti­t Donald Trump.

Kim u bë udhëheqësi i parë i Koresë së Veriut, që hyn në Jug në 65 vjet, ndërsa ai dhe Presidenti Moon u zotuan se nuk do të ketë më luftë dhe ranë dakord për ‘ denukleari­zim’ të plotë. Dy armiqtë e betuar shkëmbyen një përshëndet­je të ngrohtë në fshatin Panmunjom para se të bisedonin dhe të mbillnin një pemë përkujtimo­re së bashku. Takimi dramatik është parë si një pararendës i bisedimeve të planifikua­ra midis Kim dhe Presidenti­t të SHBA, Donald Trump, muajin e ardhshëm. Ndërsa sami- ti përfundoi të premten, Kim dhe Moon u takuan ngrohtësis­ht. Kim, më pas, hipi në një limuzinë të zezë “Mercedes Benz”, që e çoi përsëri në veri. Pasditen e së premtes, Kim dhe Moon u përqafuan pas nënshkrimi­t të një dek- larate, ku shkruhej se “nuk do të ketë më luftë në Gadishulli­n Korean”. Të dyja vendet thanë se do të nxisin bisedime me SHBA dhe potenciali­sht Kinën, për t’i dhënë fund përfundimi­sht konfliktit të 1950-‘ 53, i cili u ndalua me një armëpushim dhe i la Koretë teknikisht ende në luftë. Ata gjithashtu, ranë dakord të shpëtojnë gadishulli­n e tyre nga armët bërthamore, por nuk ofruan ndonjë masë të re specifike, që përshkruan­te se si mund të arrihet objektivi. Ata ranë dakord të hapin një zyrë për komunikim të përhershëm në qytetin e Koresë së Veriut, Kaesong, të rifillojnë bashkimet e përkohshme midis të afërmve të ndarë nga Lufta e Koresë dhe do të kërkojnë të zgjerojnë shkëmbimet civile dhe të ndjekin aktivitete të përbashkët­a sportive dhe kulturore. Presidenti Donald Trump tha pasi u njoftua për Samitin, se: “Lufta e Koreve do të marrë fund: SHBA duhet të jetë shumë krenare për atë që po ndodh”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania