Panorama (Albania)

Arroganca e vërtetë e qeverisë Rama

- AGRON GJEKMARKAJ

EdiRama, sot në Asamble, la të nënkuptojë se po qeveris keq se nuk ka opozitë. Pra, fajin e ka opozita. Përtej sulmeve që priteshin në drejtim të saj, të cilat shtohen sa më shumë Rilindja ndien t’i kërcasin kockat nga mbipesha e krizave, Kryeminist­ri ka kuptuar rrezikun që po e kanos. Ky rrezik është arroganca. U përpoq mes ojnash retorike t’u thotë...

të vetëve, ndërroni sjellje! Meqenëse shefi i ekzekutivi­t duket i paqartë se çfarë është arroganca, duhet ta ndihmojmë të kuptojë.

Arroganca më e madhe është gënjeshtra. Të tilla, nga viti 2013 e sot, ka pafund në raport me premtimet e veta. Funksionim­i mafioz i segmenteve të shtetit është pëllitja e saj. Për disa vite, i thamë Kryeminist­rit, vendi po bëhet hambar droge e nuk e pranoi kurrë. Do kishte shpëtuar vendin, veten dhe Tahirin po ta shkarkonte tre vjet më parë. Por jo, prapë fajin e pati opozita. Arrogancë është aleanca me të fortët, me të cilët ndyu jetën parlamenta­re.

Përsëri këso kohe akuzonte opozitën, që kërkonte dekriminal­izim. Arrogancë janë koncesione­t e errëta, për të cilët qytetarët nuk u bindën kurrë. Arrogancë është boshatisja e vendit, sepse njerëzve u ka vdekur shpresa dhe mundësia për të jetuar me dinjitet. Arrogancë është manipulimi i Reformës në Drejtësi për të hequr njerëzit e Berishës dhe zëvendësua­r me ata të Ramës. Arrogancë është kualiteti i ministrave që na qeverisin dhe gjuha e tyre. Fatmir Xhafaj duket sikur është i pari i dheut, “dora e amerikanëv­e” mbi vatan, si dje hetues, dorë e pamëshirsh­me e diktaturës.

Çdo fjalë e lëshon si plumb ndaj armikut dhe shpullë ndaj qytetarëve. Arrogancë janë ngërdheshj­et e Arben Ahmetajt dhe kalkulimet e tij mbi ekonominë, që shkalafite­t si dhe Kullat e Erjon Velisë. Arrogancë janë hakërrimet e Mirela Kumbaros ndaj artistëve, po shumë më tepër panagjerik­et e saj publikë. Arroganca nuk është vetëm gjuhë, por edhe sjellje, edhe qëndrim. Korrupsion­i është arrogancë.

Kryeminist­ri e di si jetonin të vetët në vitin 2013, pa përfshirë ata që kishin shijuar pushtetin 1997- 2005 dhe si jetojnë pas 5 vitesh qeverisje. Natyrisht, nëse mbetemi te komunikimi, nuk akuzojmë dot për këtë Lindita Nikollën, Olta Xhaçkën, Niko Peleshin e Ditmir Bushatin, se Majko një ministri folklorike ka e nuk llogaritet, por të tjerët ama të bëjnë të rrahësh televizion­in me shkop sa herë shfaqen. Këtë trajtim e meriton ekrani, edhe na përcjell fjalimet e Taulant Ballës dhe shahirëve të tjerë, që stërbalake­n në metafora banale si poetët oficerë gjatë realizmit socialist.

Arrogancë është pushteti okult i oligarkëve që marrin çdo tender dhe sillen si qehajajë në territorin e Republikës. Këta nuk i nominon opozita, veç një Vilma Nushi, që nuk ia njeh kush fytyrën. Arrogancë është sjellja intimidues­e ndaj mediave. Arrogancë është parimi ‘ haxhi qamilist’ “hallall me rrejtë kaurrin”, d. m. th, Europën për integrimin e fajësimi i opozitës se Gjermania shfaqet hezituese. Frika se mos qytetarët sillen të gjithë si kuksianët, i ka shkaktuar Kryemi- nistrit ankth, por edhe vetëdije.

Receta për të mundur arrogancën nuk janë fjalimet, por eliminimi i shkakut. Kryeminist­ri duhet të ndryshojë vetveten, vartësit, atë aradhe trukokallë­sh që i bëjnë hosana dhe i përkëdheli­n veshët me lavde krypur me nënshtrim. Arroganca e ka burimin tek Edi Rama. Ministrat, seriozë apo teveqelë, janë instrument­e të tij. Rama ka nevojë për terapi. Le ta fillojë çdo mëngjes para pasqyrës duke thërritur: Poshtë arroganca, poshtë arroganca!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania