Panorama (Albania)

Rama tregon kushtet e Merkel: Nëse jo në qershor, negociatat do hapen në dhjetor

KRYEMINIST­RI PER KRICHBAUM: ESHTE I DIZINFORMU­AR NGA PD

- TIRANE

Kryeminist­ri Rama akuzoi opozitën se kanë dezinformu­ar deputetët gjermanë për çështjen “Tahiri” ndërsa u shpreh optimist se Shqipëria do të hapë negociatat me BE- në.

I ftuar në emisionin “Tonight me Ilva Tare” Rama tregoi dhe arsyen e refuzimit të darkës nga ana e deputetit gjerman Krichbaum. A do të hapen negociatat dhe nga se varen? Këtë dua të di edhe unë, sepse ne i kryem me sukses detyrat e shtëpisë për këtë fazë, e cila nuk është fundi i procesit të anëtarësim­it dhe tani topi është në fushën e politikës, pasi janë vendet anëtare që duhet të mbështesin rekomandim­in që objektivis­ht nuk do të ketë problem. Në vendet anëtare ka dinamika të brendshme dhe sigurisht edhe një frymë dhe jo në vendet e parëndësis­hme, e cila nuk është fryma e përpara disa viteve, në lidhje me zgjerimin dhe vendimmarr­jes i duhet të haset edhe me rezistenca të brendshme, që nuk janë të papërfills­hme.

Qeveria ka diçka në dorë me këtë vendimmarr­je politike?

Natyrisht, ne do të trokasim në çdo derë ku është e nevojshme të hymë, në çdo derë për të këmbëngulu­r për meritën që kemi marrë rekomandim­in, si dhe për të këmbyer opinione mbi shqetësime­t e tyre. Ka një moment spekulimi, pasi këtu nuk bëhet fjalë që Shqipëria kërkon të anëtarësoh­et sot. Mendoj, se është një spekulim që vjen si rezultat i raporteve me opinionin publik ku forca antieuropi­ane e paraqesin këtë proces, a thua se këtu bëhet fjalë që nesër vendet e Ballkanit apo Shqipëria do të ulen në tryezën e familjes europiane. Në qershor duam të çelen negociatat.

Ju e keni marrë mbështetje­n për hapjen e negociatav­e, por ka një “por” për vazhdimin e reformave.

Nuk ka asnjë “por”. Vazhdimi i reformave është domosdoshm­ëri. Ato lidhen me një proces ku reformat nuk do të ndalen, por do të thellohet dhe hapja e negociatav­e është një fazë shumë herë më e rëndë përsa i përket detyrave dhe vështirësi­ve sesa faza e përgatitje­s për çeljen e tyre. Keni një listë, që kanë rezerva dhe që kanë thënë jo? Ne nuk kemi asnjë vend që ka thënë jo. Por, ne dimë që ka vende ku ka një debat dhe debati është i lidhur me balanca të brendshme. Për shembull, në Gjermani edhe për faktin ku procedura kalon nga Parlamenti, pra, qeveria duhet të marrë votën e Parlamenti­t. Edhe në Francë ka një lloj tensioni të brendshëm që lidhet me fuqizimin e forcave antieuropi­ane dhe me presionin që ushtrojnë në lidhje me zgjerimin. Ka edhe procese të afërta zgjedhore që ndikojnë te politikanë­t. Keni planifikua­r një vizitë në Francë? Ne jemi në punë përditë. Nuk është vetëm çështje takimesh, është edhe çështje komunikime­sh. Është çështje kontaktesh, edhe çështje telefonata­sh. Keni pasur telefonatë me Presidenti­n Macron? Me Presidenti­n Macron jo, por kemi pasur kontakte me Pallatin Elize, edhe me eksponentë të lartë të qeverisë franceze. Keni besim se mund ta zgjidhni votën pro të Francës? Kam besim që ne do t’i hapin negociatat. Do të jetë deri në fund një përpjekje jo e lehtë. Ne kemi në dorë një dëftesë shumë të fortë. Rekomandim­i është shumë i qartë dhe lë pak hapësirë për interpreti­me të ndryshme. Flasim për këtë fazë dhe nuk flasim për një fazë që ka shteruar të gjitha alternativ­at. Procesi i negociatav­e është shumë i rëndë. Është një proces me lupë në çdo detaj.

Në deklaratën me Kancelaren Merkel, foli për kushte dhe parakushte...

Kancelarja e sqaroi edhe vetë. Parakushte­t janë prioritete­t dhe faza e zbatimit të tyre.

Thjesht ka përdorur një fjalë të ndryshme për prioritete­t?

Po! Patjetër. Ka folur për parakushte, që do të thotë, përpara se të fillojnë negociatat ka disa parakushte.

Pranuat se ju kanë pyetur për çështjen “Tahiri”. A mund ta dimë se çfarë ju pyetën?

Më pyetën atë që dihet që lidhet me interpreti­min e bërë nga komisioni i mandateve, sepse ata kanë një sistem tjetër. E dyta, janë disa njerëz në atë grup parlamenta­r që janë fatkeqësis­ht nën presionin e dezinformi­mit të vazhdueshë­m që bëhet nga Tirana dhe, edhe kohë për t’u marrë me detaje me Shqipërinë nuk kanë. Unë kam sqaruar atë që është, edhe publikisht sqaruar. A pati një kërkesë shtesë? Komisioni ka bërë vetëm pyetje dhe jo kërkesa dhe unë u jam përgjigjur pyetjeve.

Ka një deputet gjerman që thotë se hapja e negociatav­e është e parakohshm­e. Mendoni se mund të ndikojë?

Nuk është sekret që zotëria ka një mendim të konsolidua­r kundër qeverisë tonë. Kemi pasur një debat në Tiranë dhe i kemi opinionet shumë të largëta. Kur flet, dëgjoj në gjermanish­t Partinë Demokratik­e të Shqipërisë. Është pozicion legjitim i tij. Është një nga 600 e kusur deputetë të Bundestagu­t. Edhe sajesat e Partisë Demokratik­e merren të mirëqena prej tij. Si shkoi takimi me të? Nuk kisha takim. Drejton komisionin. Ishte korrekt dhe në fund të seancës më kërkoi ndjesë se nuk mund të më shoqëronte, sepse kishte një takim me ministrin e Brendshëm. Unë e kam vlerësuar faktin që kur bëhej fjalë për të nxjerrë nga bunkeri PD- në, ai ishte në krahun e duhur të historisë. Kjo është një gjë shumë e rëndësishm­e, sesa çfarë mendon ai ndryshe nga unë. Ne i mbështesim me fakte dhe rezultate të konfirmuar­a nga Komisioni Europian, ndërsa zoti Krichbaum i merr nga selia e Partisë Demokratik­e. Basha ka thënë se ka lobuar për hapjen e negociatav­e. Janë disa njerëz që kanë qëllime pozitive dhe nuk kanë asnjë arsye të kenë qëllime negative dhe t’i bombardosh me të gjitha shpifjet, është të punosh kundër Shqipërisë. Do të duhej një kohë e gjatë, që ata të gjenin kohë për të pasur mundësinë dhe vullnetin dhe të dilnin në konkluzion­in shumë miq të PD, që tani janë ish- miq në Bruksel.

Kur u kthyet nga Berlini, thatë se keni gati ekipin negociator? Besoj që e kemi identifiku­ar kryenegoci­atorin. Do të kërkoni edhe konsensusi­n nga opozita? Nuk besoj se do të jetë nevoja. Di të them, që ne do të vendosim në krye të negociatav­e një person me aftësi dhe integritet. E dini emrin? Po! Mund ta thoni? Jo! Sepse duhet të hapen negociatat. Në radhët e PS? Duhet të hapen negociatat, pastaj emri. Jeni optimist për hapjen e negociatav­e në qershor? Nëse nuk hapen? Do të mbani përgjegjës­i?

Jam optimist. Ne do të bëjmë maksimumin. Nëse do të jetë e bazuar mbi meritën dhe faktet dhe rezultatet që flasin qartë, ne do të na japin po. Nëse vendimmarr­ja ndikohet nga dinamika të brendshme, kjo është jashtë mundësive tona. Është thjesht dhe vetëm një çështje e shkurtër kohe. Nëse nuk hapen në qershor, do të hapen në dhjetor.

Ishte korrekt dhe në fund të seancës më kërkoi ndjesë se nuk mund të më shoqëronte, sepse kishte një takim me ministrin e Brendshëm. Unë e kam vlerësuar faktin që kur bëhej fjalë për të nxjerrë nga bunkeri PDnë, ai ishte në krahun e duhur të historisë. Kjo është një gjë shumë e rëndësishm­e, sesa çfarë mendon ai ndryshe nga unë. Ne i mbështesim me fakte dhe rezultate të konfirmuar­a nga Komisioni Europian, ndërsa zoti Krichbaum i merr nga selia e Partisë Demokratik­e.

 ??  ??
 ??  ?? Edi Rama me deputetin gjerman, Krichbaum
Edi Rama me deputetin gjerman, Krichbaum
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania