Panorama (Albania)

Myler thumbon arbitrat: Ndihmojnë hapur Realin

-

Tomas Myler ngre zërin si kapiten i Bajernit dhe i bën presion arbitrit të ndeshjes së sotme. Sulmuesi gjerman e thotë hapur dhe nuk ka frikë të pranojë se madrilenët kanë qenë të ndihmuar nga vendimet e arbitrave në sfidat e fundit, teksa kujton se si u eliminua skuadra e tij vitin e kaluar në "Bernabeu". "Duhet të përqendroh­emi vetëm te ndeshja dhe jo të bëjmë presion tek arbitri. Ata kanë shumë tashmë. E gjithë bota e di se çfarë tendence ekziston kur arbitrohet Reali. Ne u mundëm këtu me dy gola në pozicion jashtë loje. Po ashtu për penalltinë kundër Juventusit u fol shumë. Por, arbitri nuk duhet të ndiejë presion nga ambienti. Duhet të arbitrojë mirë dhe të jetë i paanshëm. Ai është një sportist ashtu si ne lojtarët dhe duhet të bëjë më të mirën në fushën e lojës", tha fillimisht Myler.

Përmbysja- Më tej, kapiteni bavarez tregoi mënyrën se si skuadra e tij mund ta përmbysë humbjen dhe të sigurojë finalen e Ligës së Kampioneve. Ai thotë se mbi të gjitha duhet të shfrytëzoj­në sa më mirë rastet që kanë përpara portës kundërshta­re. "Ne patëm shumë mundësi për të shënuar, por nuk i shfrytëzua­m siç duhet ato. Tani duhet të tregohemi të saktë dhe të shënojmë. Në ndeshjen e parë bëmë shumë goditje, patëm shumë korne dhe faulle. Pres një ndeshje shumë të nxehtë", vazhdoi Myler.

Golat- Ai nuk i ka shënuar kurrë Realit dhe shpreson që golin ta ketë rezervuar për këtë sfidë. Por nuk do të mërzitej nëse nuk e gjen rrjetën. Ai kënaqet vetëm me kualifikim­in. "Nëse rezultati është i mirë dhe unë do të shënoja do të ishte perfekte, por nuk mërzitem edhe nëse nuk shënoj. E rëndësishm­e është të kualifikoh­emi. Levandovsk­i ka shënuar gjithmonë në javët e fundit dhe shpresoj që ta bëjë. Është e çuditshme sepse kur nuk shënojmë të gjithë duan të gjejnë ' kokën e turkut' dhe fajtorin në skuadër. Edhe Reali ka në ekip Ronaldon dhe ai nuk shënoi në ndeshjen e parë. Por, askush nuk e diskutoi rendimenti­n e tij. Duhet të presim përpara se të kritikojmë", përfundoi kapiteni i Bajernit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania