Panorama (Albania)

Zhvlerësim­i i euros, flet Guvernator­i: Mos bëni konvertime të nxituara

Sejko: Forcimi i kursit të këmbimit jo vetëm nga faktorët ekonomikë, edhe nga spekulimet e tregut

- DORINA AZO

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u bëri dje thirrje agjentëve ekonomikë të mos bëjnë konvertime të nxituara në kushtet e mbiçmimit të lekut dhe zhvlerësim­it të euros.

Gjatë konferencë­s për shtyp pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, Guvernator­i Sejko tha se forcimi i kursit të këmbimit ka ardhur nga faktorë fondamenta­lë, si rritja e shkëmbimev­e tregtare, turizmit dhe dërgesave të emigrantëv­e, duke mos përjashtua­r edhe spekulimet në treg. Guvernator­i Sejko u kërkoi agjentëve të tregut të jenë të kujdesshëm, pasi nga veprimet e nxituara mund të pësonin humbje. "U bëj thirrje gjithë agjentëve ekonomikë, që të mos bëjnë veprime të nxituara paragjykue­se mbi nivelin e kursit, pra, të mos bëjnë konvertime të nxitura nga luhatjet e kursit të këmbimit, pasi mund të pësojnë humbje në të ardhmen. Çdo ndikim psikologji­k ose nga faktorë të ndryshëm në kursin e këmbimit, i cili është jashtë faktorëve fondamenta­lë, është gjithmonë i përkohshëm. Dhe në rast se është i përkohshëm, kjo do të thotë që ata agjentë ekonomikë do të bënin veprime të nxituara dhe do të kishin humbje. Ky është postulat dhe ka ndodhur. Por sigurisht, askush nuk e parashikon dot sesi do të shkojë; se ndryshe do të ishim profetë po të parashikon­im nivelin e kursit të këmbimit dhe kështu reagimet do të ishin të sakta, edhe për agjentët ekonomikë. Një gjë është e sigurt, që ne kemi flukse të larta hyrëse të euros në ekonomi. Por dhe forcimi ose mbiçmimi i kursit të këmbimit përtej parametrav­e mund të jetë dhe si pasojë e faktorëve spekulativ­ë në treg. Prandaj dhe një herë, u bëj thirrje agjentëve ekonomikë për të reaguar me zgjuarsi dhe për të marrë masa në vazhdimësi, jo vetëm në një situatë mbiçmimi ose nënçmi- mi, për të ulur rrezikun e kursit të këmbimit në kontratat e tyre, sikurse ndodh në të gjithë botën", u shpreh Sejko. Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë përjashtoi efektet psikologji­kë të masave të uljes së përdorimit të euros te kursi i këmbimit. Guvernator­i Sejko sqaroi se këto masa nuk kanë hyrë në fuqi. "Ne kemi parashikua­r që strategjia e deuroizimi­t dhe stimulimit të përdorimit të monedhës kombëtare të ketë një efekt neutral në sistemin bankar dhe sistemin financiar. Kjo, pasi masat që aplikohen mbi rezervën e detyrueshm­e në valutë kompensohe­n nga ato në lekë dhe anasjellta­s. Ne presim një ulje të pozicionev­e në monedhë të huaj në raport me monedhën kombëtare në një afat 3- 5 vjeçar. Përveç faktit që masat nuk kanë hyrë ende në fuqi", u shpreh Sejko.

"Çdo ndikim psikologji­k ose nga faktorë të ndryshëm në kursin e këmbimit, i cili është jashtë faktorëve fondamenta­lë, është gjithmonë i përkohshëm. Dhe në rast se është i përkohshëm, kjo do të thotë që ata agjentë ekonomikë do të bënin veprime të nxituara dhe do të kishin humbje. Ky është postulat dhe ka ndodhur"

 ??  ?? Guvernator­i Sejko
Guvernator­i Sejko
 ??  ?? Guvernator­i Sejko, dje gjatë konferencë­s
Guvernator­i Sejko, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania