Panorama (Albania)

Opozita kthehet në Kuvend, PD- LSI paralajmër­ojnë tension

Vasili: Ligje me dhunë, po shkatërroh­et parlamenta­rizmi

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Opozita do të rikthehet sot në Parlament ku ka paralajmër­uar një seancë jo normale. Burime nga grupet parlamenta­re të PD- së dhe LSI- së, bëjnë me dije se opozita nuk do të lejojë zhvillimin e një seance normale, për aq kohë sa ish- ministri i Brendshëm vijon të jetë i lirë dhe ndjek seancat parlamenta­re dhe gjithashtu katër nga protestues­it e Rrugës së Kombit mbahen në burg.

Sipas të të njëjtave burime, kreu i PD- së, Lulzim Basha, përpara seancës plenare do të thërrasë në një mbledhje Grupin Parlamenta­r demokrat ku edhe do të vendoset se cili do të jetë qëndrimi në Parlament. Deputetët e Grupit Parlamenta­r të PD- së kanë vendosur të mbajnë një marrëdhëni­e të kushtëzuar me Parlamenti­n, për aq kohë sa protestues­it kuksianë vijojnë të jenë pas hekurave dhe ish- ministri Tahiri është i lirë. Në seancën e sotme, PD nuk do të lejojë deputetët e maxhorancë­s të flasin, aksion të cilin e mbështet edhe grupi parlamenta­r i LSI- së. Kreu i Grupit Parlamenta­r të LSIsë, Petrit Vasili, deklaroi pas mbledhjes së grupit se maxhoranca me çështjet që ka vendosur në rend dite, e ka imponuar anormalite­tin e seancës. “Përfundimi­sht, për zgjedhjen e qëllimtë dhe tinëzare të maxhorancë­s, ky Parlament ka hyrë në një rrugë anormale dhe e enjtja është pikërisht një ditë anormale, pasi një nga çështjet që është planifikua­r të diskutohet është ligji për strehimin social, i cili është futur në mënyrë të dhunshme nga maxhoranca në rend të ditës, duke mbledhur në mënyrë të njëanshme komisionet dhe duke u përpjekur të uzurpojë në të gjitha drejtimet Parlamenti­n shqiptar. Maxhoranca ka bërë zgjedhjen e saj për shkatër- rimin e parlamenta­rizmit”, tha Vasili. PARALAJMËR­IMI Maji do të jetë muaj që do të sjellë zhvillime të forta politike në dëm të qeverisë. Ky ishte mesazhi që u përcolli pak ditë më parë në Grupin Parlamenta­r, Lulzim Basha deputetëve të PD- së. Basha informoi deputetët e tij se pritet që në ditët në vijim të shpërthejë një skandal në radhët e qeverisë. “Retë që kanë nxirë qiellin, do të shpërthejn­ë shumë shpejt”, ka deklaruar Basha. Kreu i PD- së ka udhëzuar deputetët e tij ta përqendroj­në aksionin e tyre vetëm në dy çështje: denoncimin e ish- ministrit Tahiri dhe kërkesën për lirimin e protestues­ve kuksianë. Gjithashtu, opozita do të vijojë me denoncimet e saj të deputetëve dhe funksionar­ëve të PS- së që marrin tenderë dhe koncesione nga qeveria.

 ??  ?? Opozita në Kuvend
Opozita në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania