Panorama (Albania)

I dyshuar për trafik droge në Itali, tritol në banesë

Shpërthimi natën në oborr të shtëpisë, dyshohet paralajmër­im

-

Tritol banesës së të moshuarit, dyshohet se ngjarja lidhet me të birin. Një shpërthim me tritol, i ndodhur rreth orës 03: 30, në lagjen "15 Tetori" në qytetin e Vlorës kishte si shënjestër banesën e një të moshuari.

Bëhet fjalë për shtëpinë e shtetasit G. C., 69 vjeç, por nga hetimet e para dyshohet se ngjarja nuk ka lidhje me të moshuarin, por me djalin e tij. Nga shpërthimi i tritolit, banesa ka marrë dëmtime materiale, ndërsa nuk ka informacio­n për persona të lënduar. Mësohet se sasia e lëndës shpërthyes­e është hedhur në afërsi të oborrit të banesës së të moshuarit nga dy persona. Një informacio­n të tillë e konfirmon Policia e Vlorës. Sipas saj, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, në zonën ku ndodhi shpërthimi janë filmuar dy persona, të cilët nuk janë identifiku­ar ende pasi ishin të maskuar. Ata kanë vendosur lëndën eksplozive të llojit tritol dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, Policia e Vlorës ka konfirmuar se dyshohet që ngjarja të ketë lidhje me djalin e 69- vjeçarit dhe pikërisht shtetasin 42- vjeçar me iniciale E. C. Sipas Policisë, 42- vjecari në fjalë dyshohet si person i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në shtetin italian. Madje, ka qenë në fokus të një aksioni të Policisë në 16 shkurt të vitit 2017, pikërisht për këtë shkak, pasi figuronte në listën e personave të shpallur në kërkim nga Interpoli. Në atë periudhë të vitit të kaluar, 42vjeçari nga Vlora u arrestua për llogari të drejtësisë italiane me qëllim ekstradimi­n e tij, por një proces i tillë nuk u finalizua, duke bërë që ai aktualisht të jetë një person i lirë. Nuk ka të dhëna se pse është liruar dhe nuk iu dorëzua autoritete­ve italiane. Ai jeton mes Italisë dhe Shqipërisë, por në momentin e sulmit mësohet se ka qenë pikërisht në banesë. Për këtë arsye, autorët dyshohet se kanë pasur informacio­n për lëvizjet e tij. Dyshohet se nga mënyra e vendosjes së lëndës plasëse, ky është një paralajmër­im për 42- vjeçarin, pasi edhe dëmet materiale kanë qenë të vogla. Sipas hetuesve, ky paralajmër­im mund të vijë nga persona që 42- vjeçari ka pasur marrëdhëni­en në aktiviteti­n e tij në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe për shkak të prishjes së pazareve ka lindur konflikti. Gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e Policisë së Komisariat­it të Vlorës, vetë 42vjeçari ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Policia bën të ditur se sasia e lëndës plasëse është hedhur në oborrin e shtëpisë dhe ka qenë rreth 200 gramë tritol. Ndërsa vetë babai i tij, por dhe banorë të zonës, nuk kanë pranuar të flasin për ngjarjen e ndodhur. Ndërkohë, nga ana tjetër, Policia ka nisur punën hetimore për identifiki­min e dy autorëve me maska, të cilët vendosën lëndë shpërthyes­e në oborrin e shtëpisë. "Më datë 02.05.2018, rreth orës 03: 30, në lagjen "15 Tetori", pranë portës së banesës së shtetasit G. Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifiki­min e kapjen e autorëve", bën të ditur zyrtarisht Policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania