Panorama (Albania)

S'ka mrekulli, Roma nuk ia del me Liverpulin

Italianët ikin mes polemikash, De Rosi "djall" dhe engjëll

-

Një Romë bujare dhe që në fushë dha zemrën, eliminohet në gjysmëfina­len e Ligës së Kampionëve.

Liverpuli pret në "Olimpico"- n e stërmbushu­r, "biletën" për në finalen e Kievit, ku më 26 maj do përballet me Reali Madrid ( që siguroi një vend në sfidën vendimtare. Përfundon 4- 2 për verdhekuqt­ë, mes shumë pengjesh. Dhe pas humbjes 5- 2 në "Anfield", rruga e skuadrës së Di Françeskos ndalet, në një natë plot emocione.

Një atmosferë fantastike, në një "Olimpico" ku vendet ishin ezauruar me shpresën për të parë Romën që arrinte mrekullinë ( të dytë, pasi eliminoi Barçën me një 4- 1 dhe 3- 0 të jashtëzako­nshëm në kthim). Supersfida shënoi edhe një rekord arkëtimesh në Itali. Topin e nisin vendasit, që ndërkaq u krijojnë të kuqve edhe rrezikun e parë kur nuk kishin kaluar ende 60 sekonda të plota: El Sharaui

Starti -

harkon me akrobaci topin në zonë, por sfera vetëm preket nga Xheko dhe shkon në rivënie anësore. Pak çaste më vonë shkojnë sërish romanët pranë golit, por goditja e Florencit nga distanca përfundon jashtë kuadratit të portierit Karius.

Start agresiv i skuadrës së Di Françeskos, por të parët në avantazh kalojnë djemtë e Jyrgen Klop: minuta e 9', Naingolan gabon një pasim horizontal në mesfushë, që nis

Gabimi -

Liverpulin në kundërsulm me Firminon; braziliani shërben në të majtë Manenë që, i vetëm përballë Alisonit, nuk gabon. "Shuhet" shpejt grinta e verdhekuqv­e, "malorja" bëhet akoma më e pjerrët. Janë me fat, megjithatë, disa çaste më vonë: në të 15- tën, Florenci kroson nga e djathta, El Sharaui bën mur për Xhekon dhe Lovren, në tentativë për të larguar rrezikun, godet në mënyrë të pavullnets­hme Milnerin, që "shënon" në portën e tij. Pas golit, Liverpuli nis të shtojë ritmin dhe pa kaluar as 30' të plota, rikthehet në avantazh. Fillimisht, Alison shpëton mrekullish­t kuadratin në tentativën e Manesë ( 25'), më pas fati i kthen reston Romës: në zhvillimet e një goditjeje nga këndi, Xheko bën një spond të pavullnets­hme për Uijnaldum, që disa metra larg kuadratit nuk mund të gabojë. Një pjesë e parë e hidhur për Romën, që rikthehet në dhomat e zhveshjes me rezultatin në disfavor 1- 2: në atë moment, verdhekuqv­e u duheshin katër gola ( pa pësuar asnjë) për të shkuar në kohën shtesë. Shumë gabime në këto 45 minuta të para nga skuadra e Di Françeskos, ku, veçanërish­t në fazën mbrojtëse, anglezëve iu lanë shumë hapësira.

Me rikthimin nga dhomat e zhveshjes, Roma tregon se ende nuk ka hequr dorë së besuari. Madje barazon rezultatin disa minuta pas hyrjes në fushë, në të 52- tën: El Sharaui godet nga brenda zonës, Karius bllokon, por topi shkon te Xheko, i cili me zotësi e kontrollon dhe mposht portierin belg me një diagonal në shtyllën e dytë. Verdhekuqt­ë vazhdojnë të shtyjnë, u duheshin në atë moment tre gola. Dhe, duke mos u dorëzuar për asnjë moment, e bëjnë akoma më të bukur fundin e sfidës. Disa episode për 11- metërsh, nuk u panë të arsyeshme nga gjyqtarët, për të çuar italianët më pranë finales, të cilët ndihen

Pjesa e dytë -

të vjedhur për çfarë ndodhi në fushë.

Shfaqen të rrezikshëm për mbrojtjen e të kuqve veçanërish­t Naingolan, El Sharaui e Xheko ( por edhe Ynder, edhe pse jo me goditje në kuadrat). Dhe është pikërisht mesfushori belg, që kalon Romën në avantazh në minutën e 86- të: i shërbyer nga Kolarov, "Ninxha" lëshon një të djathtë të fuqishme nga jashtë zone që bën spondë te shtylla dhe ndalet në rrjetë. E mund të thuhet se në fund, megjithëse me ndeshjen e vendosur, arrijnë pranë "së pamundurës". Klavan ndalon topin me dorë pas goditjes së Ynder, nga pika e bardhë shkon Naingolan që mposht portierin Karius për rezultatin final 4- 2. Nuk kishte më kohë për sulmin e fundit të romanëve, që dalin, megjithatë, nga Liga e Kampionëve me kokën lart e mes duartrokit­jeve të tifozerisë së "Olimpicos". Ndërsa Klop& Co përgatisin nisjen për Kiev…

Finalja -

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania