Panorama (Albania)

Hoxhë Hysen Shehu “zhduket” nga frika e ndonjë hakmarrjej­e

-

Hoxhë Hysen Shehu, i cili regjistroi me video rrëfimin e Marjana Cmetës, nuses që vrau gruan, i trembet një hakmarrjej­e të mundshme. Burimet thonë se së fundmi, Hysen Shehu është paraqitur në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda ku ka vendosur një adresë të re, për të cilën ka kërkuar që të mbetet sekrete. Shehu, i cili po hetohet për “moskallëzi­m krimi” nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjej­e”, ka braktisur banesën e tij në Tiranë dhe mësohet se nuk jeton më në kryeqytet. Burimet thonë se Shehu është shfaqur i shqetësuar në Prokurori, duke thënë se ka pasur kontakte me të afërm të Marjana Cmetës dhe ndjehet i kërcënuar. Sipas tij, të afërmit e nuses që vrau vjehrrën i kanë thënë se fajtor për burgosjen e Cmetës ishte ai dhe videoregji­strimi i tij. Për këtë arsye, Shehu i është drejtuar Prokuroris­ë duke ndryshuar adresën. Sipas dosjes hetimore, pas vrasjes së vjehrrës, Lirie Lamit, Marjana Cmeta ka përjetuar gjendje të rënduar psikologji­ke. Ajo ka shkuar te i vetëquajtu­ri hoxhë, Hysen Shehu, i cili ishte i njohur i familjes Lami. Herën e parë, Shehu e ka përcjellë vajzën duke i thënë se nuk ishte gati ta dëgjonte, pasi mësoi për vrasjen. Ai më pas, ka marrë një kamerë dhe herën e dytë ka filmuar gjithçka. Vajza ka folur rreth 72 minuta me hoxhën për krimin e bërë. Ajo ka treguar se me vjehrrën ka pasur shumë konflikte kur jetonin bashkë. Më pas, Lirie Lami me bashkëshor­tin vendosën të zhvendoses­hin në banesën e vjetër për të sheshuar konfliktet. Marjana Cmeta ka thënë në rrëfimin tronditës për Shehun se ka dashur gjithnjë t’i sheshojë konfliktet me vjehrrën, por nuk ka mundur dot. Ajo ka qenë e frikësuar se mos bashkëshor­ti i saj do të kërkonte di- vorc dhe mendoi të vepronte. Ditën e krimit, Cmeta kishte planifikua­r gjithçka. Ajo ka marrë helmin, fostoksinë­n dhe ka shtrydhur lëng portokalli. Cmeta ka rrëfyer te Shehu se ka pritur deri sa Lirie Lami të kthehej nga pazari ku shiste qumësht dhe e ka ftuar në banesë. Aty kanë qenë vetëm ato të dyja. 21- vjeçarja i ka servirur lëngun me helm vjehrrës, duke i thënë se e kishte marrë nga hoxhë Hysen Shehu. “Pije këtë lëngun që të na ecë jeta mbarë dhe të mos kemi probleme. E kam marrë te hox- ha. Nuk ka erë të mirë, por unë dhe Oltiani e kemi pirë”, i ka thënë Marjana vjehrrës. Pasi është bindur, viktima e ka pirë lëngun dhe ka nisur të mos ndjehej mirë fill pas kësaj. Ajo ka nuhatur se nusja ka dashur ta helmojë dhe ka tentuar të dalë jashtë banesës për të kërkuar ndihmë. Mirëpo, Marjana Cmeta, sipas rrëfimit te hoxhë Shehu, kishte kyçur dyert. E ndodhur në këto kushte, viktima ka tentuar të dalë nga dritarja e banesës dhe aty është rrëzuar edhe perdja, për të cilën Cmeta u tha të afërmve se i kishte rënë në kokë viktimës. Duke qenë se viktima nuk po vdiste, Marjana Cmeta ka rrëfyer se ka marrë një shall dhe ka tentuar ta mbysë, por ka hasur në rezistencë­n e viktimës.

 ??  ?? Hoxhë Hysen Shehu
Hoxhë Hysen Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania