Panorama (Albania)

Donald Lu krahason Tahirin me Balilin dhe Rroshin: Do përballet me drejtësinë pa imunitet

“OJQ- të dhe gazetarët shqiptarë duhet të punojnë për të ndihmuar publikun të kuptojë pse këta persona janë të rrezikshëm”

- DONALD LU

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, ka kërkuar dje nga institucio­net ligjzbatue­se që të kapin “peshqit e mëdhenj” të krimit dhe politikës. Në një konferencë me shoqërinë civile, Ambasadori Lu foli dje për arrestimin Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë “Arbi Garden”, i arrestuar dje në Gjermani pasi i kapën 613 kilogramët e kokainës në Shqipëri. Lu ka vlerësuar dhe vendimin e Saimir Tahirit për të hequr dorë nga mandati i deputetit dhe të përballet me drejtësinë si një qytetar i zakonshëm. “Do të isha shumë i lumtur nëse shoqëria civile do na bashkohej në thirrjen për arrestimin dhe ndjekjen penale të ‘ peshqve të mëdhenj’ kriminelë. Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, trafikanti­t të drogës, Met Kanani, që u arrestua në Turqi më 22 mars. Urdhërarre­ste janë lëshuar edhe për dy trafikues të tjerë të mëdhenj, Klement Balili dhe Arbër Çekaj, por ata duhet të kapen. Kryebashki­aku Fran Frrokaj dhe ish- kryebashki­aku Elvis Rroshi po ndiqen penalisht. Hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës. Asnjë nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që Z. Tahiri do të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet”, ka thënë dje Lu.

Dy vjet më parë, në një konferencë tjetër të ‘ Partners Albania’ thashë: Shoqëria civile në Shqipëri është e fortë dhe dinamike. Shoqëria civile drejtohet kryesisht nga gra dhe të rinj me energji, entuziazëm dhe optimizëm.

Dhe, shoqëria civile mund të luajë një rol të rëndësishë­m si rojtare kundër korrupsion­it.

Kur e thashë këtë, e dija se kishte njerëz skeptikë, të cilët thanë se shoqëria civile është e dobët dhe punon vetëm për interesat e veta. Ata thanë se shoqëria civile ishte blerë nga socialistë­t, demokratët apo LSI- ja.

Unë mendoj ndryshe. Mund të shoh se shoqëria civile ka arritur fitore të jashtëzako­nshme në tre vitet e fundit.

Për dekriminal­izimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndokën, Elvis Rroshin, Mark Frrokun, Aqif Rakipin, Shukri Xhelilin, Koço Kokëdhimën dhe Dashamir Tahirin. Falë këtyre gazetarëve, këta politikanë nuk janë më në Kuvend apo bashkitë përkatëse.

Për Reformën në Drejtësi, mbaj mend që fëmijë, pensionist­ë, mësues, drejtues të OJQ- ve dhe njerëz të tjerë të zakonshëm u mblodhën përpara Kuvendit më 21 korrik 2016, në piskun e vapës, për të kërkuar që përfaqësue­sit e tyre ta miratonin këtë reformë. Dhe sot, OJQ- të po vëzhgojnë vetingun dhe krijimin e KLGJ- së, KLP- së, SPAK- ut dhe të BKH- së.

Për zgjedhjet e vitit të shkuar, OJQ- të shqiptare luajtën një rol të rëndësishë­m në vëzhgimin e zgjedhjeve, por edhe në monitorimi­n e marrëveshj­es së 18 majit, që solli kaq shumë ndryshime të ndërlikuar­a administra- tive në javët përpara zgjedhjeve. Shoqëria civile shqiptare dhe gazetarët duhet të jetë krenare për të gjitha këto gjëra dhe shumë të tjera.

Por, nuk duhet të bëheni dembelë. Ka ende shumë për t’u bërë. Prandaj kemi punuar me ‘ Partners Albania’, për t’i ndihmuar organizata­t vendëse të shoqërisë civile të bëhen më të pavarura financiari­sht dhe më të suksesshme. Cila është sfida kryesore sot?

Do të isha shumë i lumtur nëse shoqëria civile do na bashkohej në thirrjen për arrestimin dhe ndjekjen penale të peshqve të mëdhenj kriminelë.

Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, trafikanti­t të drogës, Met Kanani, që u arrestua në Turqi më 22 mars. Urdhërarre­ste janë lëshuar edhe për dy trafikues të tjerë të mëdhenj, Klement Balili dhe Arbër Çekaj, por ata duhet të kapen. Kryebashki­aku Fran Frrokaj dhe ish- kryebashki­aku Elvis Rroshi po ndiqen penalisht. Hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës. Asnjë nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që z. Tahiri do të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet.

OJQ- të dhe gazetarët shqiptarë duhet të punojnë për të ndihmuar publikun të kuptojë pse këta persona janë kaq të rrezikshëm dhe të ngrenë pritshmëri­të se së shpejti do të arrestohen dhe ndiqen penalisht.

Së fundi, nëse mund të nxisim politikanë­t dhe prokurorët që më në fund të heqin pandëshkue­shmërinë ndaj këtyre kriminelëv­e, atëherë Shqipëria do të ketë një të ardhme shumë të ndritur. Një të ardhme në Bashkimin Europian. Një të ardhme pa trafik droge. Një të ardhme, në të cilën qytetarët e zakonshëm nuk kanë më frikë nga korrupsion­i apo krimi i organizuar.

Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, trafikanti­t të drogës, Met Kanani, që u arrestua në Turqi më 22 mars. Urdhërarre­ste janë lëshuar edhe për dy trafikues të tjerë të mëdhenj, Klement Balili dhe Arbër Çekaj, por ata duhet të kapen. Kryebashki­aku Fran Frrokaj dhe ish-kryebashki­aku Elvis Rroshi po ndiqen penalisht

 ??  ?? Ambasadori Donald Lu
Ambasadori Donald Lu
 ??  ?? Saimir Tahiri
Saimir Tahiri
 ??  ?? Ambasadori i SHBA, Donald Lu, dje gjatë fjalës
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, dje gjatë fjalës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania