Panorama (Albania)

Basha për dorëheqjen e Tahirit: Mashtrim për Gjermaninë, të ikë Rama

"Dorëheqja e Saimir Tahirit, si mashtrim për Gjermaninë, si mashtrim për Europën. Prokuroria nën kontrollin e Ramës"

- ARISTIR LUMEZI

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, akuzoi Kryeminist­rin Rama se është ai që pengon hapjen e negociatav­e me Bashkimin Europian.

Në një konferencë për mediat, Basha tha se Rama ka nën kontroll drejtësinë, ndërsa akuzoi qeverinë se vepron me kode mafioze. "Drejtësia e kapur dhe e shantazhua­r dhe Prokuroria nën kontrollin e plotë të Edi Ramës, nuk e zgjidhin dhe nuk kanë për ta zgjidhur dot këtë problem jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Më kot t'ju kërkohet atyre. Ajo që duhet dhe që i hap rrugë drejtësisë, është largimi i Edi Ramës. Vetëm dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës janë zgjidhja. Nuk ka Bashkim Europian me qeveri mafioze që vepron me kodet e mafies. Prokuroria e kapur nuk vepron dot. Edi Rama është provuar tashmë si pengesa e vetme në Bashkimin Europian. Ndaj, zgjidhja e vetme është largimi i tij, një qeveri antimafia dhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme", tha Basha në një konferencë për mediat, i shoqëruar nga një grup deputetësh. Duke komentuar dorëheqjen e Saimir Tahirit nga mandati i deputetit, Basha tha se edhe pse Rama pati presion nga Gjermania për mungesën e arrestimit të tij, nuk mund të mashtrojë BE- në dhe Gjermaninë. "Vetëm pas këtyre akteve dhe presionit të drejtpërdr­ejtë nga Gjermania dhe faktorit ndërkombët­ar ndaj Edi Ramës, ku i është thënë se është e patolerues­hme mbrojtja me imunitet parlamenta­r e Saimir Tahirit kundër veprimeve të drejtësisë erdhi dorëheqja e Tahirit, si mashtrim për Gjermaninë, si mashtrim për Europën, për të thënë që: "Ja, tani është në dorë të Prokuroris­ë". Por, Prokuroria është në dorë të Ramës. Pra, Saimir Tahiri është dhe mbetet në dorë të Ramës sikundër Rama në dorë të Tahirit. Ky është kodi mafioz që i lidh bashkë!", tha Basha. Dorëheqjen e Saimir Tahirit nga mandati i deputetit Basha e cilëson të vonuar, ndërsa akuzon Ramën se është ai që e ka mbrojtur. "Dorëzimi i mandatit është konfirmimi se është Edi Rama ai që e ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë Samir Tahirin dhe kjo është loja e të dyve bashkë për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit. Ky do të ishte një lajm i mirë nëse Saimir Tahiri gjashtë muaj më parë, kur kërkoi Prokuroria heqjen e çdo imuniteti dhe procedimin e tij para Gjykatës, do të pranonte të dorëzonte man- datin. Por, në fakt, ndodhi e kundërta. Saimir Tahiri rezistoi, Edi Rama i ktheu deputetët socialistë në gjyqtarë për të mbrojtur Saimir Tahirin", tha Basha. Mbrojtja e Tahirit gjashtë muaj më parë nga maxhoranca, sipas Bashës, i shërbeu atij për të zhdukur provat. "Që kur Edi Rama e mbrojti nga kërkesa për arrest, Saimir Tahiri e shfrytëzoi imunitetin për atë që i duhej, për të shkatërrua­r provat kyçe. Ai e pastroi banesën e tij nga këto prova dhe zhvendosi me sukses thasët me eurot e drogës. E vetmja gjurmë e tyre deri tani janë thasët me 863 mijë euro dhe patentat e Saimir Tahirit të kapura në makinën e Orest Sotës, i cili po kështu u li- rua", tha Basha. Vënia e Prokuroris­ë nën kontrollin e Edi Ramës i shërbente mbrojtjes së Saimir Tahirit nga arrestimi, sipas Bashës. "Kjo dorëheqje erdhi pasi Edi Rama emëroi PPP- në, Prokurorin e Përkohshëm të Përgjithsh­ëm, pa veting dhe vetëm me votat e tij, për të futur nën kontroll Prokurorin­ë. Sot të gjithë e kanë të qartë, se përse Edi Rama nxitoi kaq shumë për të kapur Prokurorin e Përgjithsh­ëm. Se përse Edi Ramës i duhej një prokuror pa veting. Sepse vetëm kështu mund të garantonte se Saimir Tahiri edhe pa mandat nuk do të vihej para drejtësisë dhe në këtë mënyrë do të shpëtonte veten e tij", tha Basha.

Nënkryetar­i i Partisë Demokratik­e, Edi Paloka, reagoi pas akuzave që ka bërë Kryeminist­ri Edi Rama në drejtim të opozitës. Rama, me anë të një statusi në “Facebook”, shkruante se ishte mërzitur opozita për dorëheqjen e Samir Tahirit dhe arrestimin e Arbër Çekajt. Por Paloka, po në një postim në “Facebook”, shkruan se opozita dhe shqiptarët presin që drejtësia të bëjë gjënë e duhur. “Që pas kapjes së Sotës, Tahiri mbylli gojën, sigurisht i këshilluar. Ky fakt i ri e rëndoi apo e lehtësoi pozitën e Tahirit …? Atëherë, pse Prokuroria që gjashtë muaj më parë kërkoi arrestimin me faktet që zotëronte, sot kur fakte të tjera komprometu­ese janë shtuar, nuk vepron?! E thjeshtë: se nga ajo kohë kanë ndryshuar dhe disa gjëra të tjera të rëndësishm­e, Rama është kthyer në kryeprokur­or dhe kryegjykat­ës dhe qëllimi kryesor pse e bëri këtë duke shkelur ligj dhe Kushtetutë, ishte pikërisht Tahiri”, shkruan Paloka.

 ??  ??
 ??  ?? Lulzim Basha, dje gjatë deklaratës
Lulzim Basha, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania