Panorama (Albania)

Rregullat e lëvizjes në Europë sipas Shengenit të ri

- PËLLUMB NAKO*

Lëvizjae lirë brenda hapë sirës Shengen u trondit tepër në kohën kur disa vite më parë, drejt Europës vërshuan në numër masiv refugjatës­h nga Siria, Iraku, Pakistani, Afganistan­i e shumë vende të tjera të Azisë dhe Afrikës. Përpos këtij vërshimi thuajse biblik, ajo që tronditi më shumë vendet e...

kësaj hapësire ishin atentatet e shumta me karakter terrorist në disa prej tyre, duke shkaktuar mijëra viktima të pafajshme dhe duke vënë në pikëpyetje sigurinë europiane. Skeptikët e ndërtimit europian thirrën: Fund! Mjaft më Shengen! Rikthim të kufijve! Nuk ndodhi kështu. Hapësira Shengen është materializ­im i filozofisë, mbi të cilën është ndërtuar Europa, mbi parimet te të cilat ajo beson dhe i konsolidon pa bërë hapa pas : lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave. Shtylla kryesore e ndërtimit europian. Nga ana tjetër, këto vende nuk mund të rrinin duar kryq duke parë vështirësi­të, me të cilën po garantohej ruajtja e kufijve të tyre. Në këto kushte u puna për të gjetur zgjidhje të reja, të cilat përputhin njëkohësis­ht lirinë e qarkullimi­t me sigurinë.

Komisioni Europian së bashku me Këshillin Europian kanë vendosur që, duke filluar nga viti 2021, hyrja e qytetarëve nga vende të cilat kanë të drejtën e hyrjes pa vizë në zonën Shengen, dhe të tillë janë 60 në të gjithë botën, përfshi edhe Shqipërinë- do të pësojë ndryshime. Ndryshimi i rregullave të hyrjes ne Shengen do të shoqërohet me zgjerimin e hapësirës edhe me tri shtete të tjera ballkanike: Kroacia, Bullgaria, Rumania. Pra, përveç jugut me Greqinë, hapësira Shengen afrohet akoma më shumë edhe në veri dhe në lindje të kufijve të vendit tonë. Duket qartë se Shengeni jo vetëm nuk shpërtheu, por do të zgjerohet akoma më shumë.

Për të reduktuar procedurat e radhëve të pritjes në kufi dhe njëkohësis­ht për t’iu përgjigjur më mirë kërkesave për siguri, Komisioni Europian gjeti zgjidhjen nëpërmjet ETIAS. Zgjidhje kjo që u mbështet nga Parlamenti dhe Këshilli Eu- ropian. Hartimi i procedurav­e ligjore të sistemit kanë filluar që në vitin 2016 dhe parashikoh­et që ai të futet në punë në vitin 2021. Gjatë diskutimit të tij në vitin 2016, me këtë rast Zhan Klod Junker deklaroi : “Ne duhet ta dimë se kush e kalon kufirin tonë. Gjithsesi, ne do ta dimë se kush janë personat që udhëtojnë drejt Europës para se ata të mbërrijnë aty”.

ETIAS – Europian Travel Informatio­n and Authorizat­ion Systeme- Sistemi Europian i Informacio­nit dhe Autorizimi­t për Udhëtim është një sistem informatik, i cili do të kryejë kontrolle sigurie për çdo kandidat që do të udhëtojë në zonën Shengen për të përcaktuar nëse personi mund të autorizohe­t ose jo të hyjë në një nga vendet Shengen. Pra, gjithë shtetasit e 60 vendeve që kanë të drejtë të hyjnë në Europë pa vizë, nga viti 2021 duhet të aplikojnë elektronik­isht online në mënyrë të domosdoshm­e në ETIAS.

Aplikimi është tërësisht elektronik dhe ai parashikon mbushjen online të një formulari, i cili mund të plotësohet vetëm për 20 minuta. Formulari përmban të dhënat personale si dhe nëse i interesuar­i ka qenë dëbuar më parë nga ndonjë vend apo jo, si dhe vendin që do të vizitojë fillimisht. Pas plotësimit të formularit do të kryhet një pagesë prej 7 eurosh ( për të miturit është falas). Nëse kërkesa për hyrje aprovohet, ajo ka vlefshmëri për tri vite ose deri në skadim të pasaportës. Dokumenti që kërkohet është pasaporta elektronik­e. Personi i interesuar nuk mund të hyjë në një shtet tjetër nga ai për të cilin ka aplikuar. Pra, duhet që fillimisht të hyjë në shtetin për të cilin ka aplikuar dhe më pas në gjithë zonën Shengen.

Pas përfundimi­t të procedurës së aplikimit, sistemi elektronik ETIAS do të kryejë verifikimi­n e të dhënave në disa arkiva elektronik­e, me të cilat sistemi është i lidhur dhe bën kërkime. ( Me SISSistemi Informativ Shengen, me arkivin elektronik të INTERPOL- it, EUROPOL- it, EUROJUST- it.) Ndaj dhe është shumë e domosdoshm­e që në sistem të futen të dhënat e duhura. Pra, ai do të verifikojë nëse të dhënat e të interesuar­it janë korrekte, nëse nuk ka pengesa ligjore për të hyrë në vendet europiane, nëse paraqet rrezik për sigurinë publike të vendit të destinacio­nit. Verifikimi zgjat vetëm disa minuta dhe më pas qytetari do të njoftohet nëse hyrja e tij aprovohet. Nëse refuzohet, ai do të marrë një mesazh, në të cilin do t’i jepet shpjegim për arsyen e refuzimit. Nëse refuzimi do të kryhet për shkak të gabimeve në formular, qytetari duhet të fillojë nga e para aplikimin.

Kjo mënyrë e re e organizimi­t të udhëtimit për në vendet Europiane paraqet përfitime jo vetëm për çdo udhëtar, por edhe për vetë vendet në fjalë. Këto të fundit do të kenë mundësinë e një menaxhimi më të mirë të flukseve të hyrjeve të udhëtarëve, do të parandaloj­në në maksimum rreziqet terroriste, emigracion­in e parregullt dhe do ta ndihmojë Komisionin Europian të përmirësoj­ë politikën e tij të liberalizi­mit të vizave edhe me vende të tjera.

Edhe udhëtarët do të kenë përfitimet e tyre. Para së gjithash, ata do të kenë mundësinë të udhëtojnë më të sigurt. Po ashtu do të eliminohen edhe radhët e gjata në pritje në vendet e destinacio­nit të tyre. Përveç kësaj, ajo që për udhëtarët shqiptarë ka më shumë rëndësi është fakti se ata do të marrin vesh statusin e tyre ( nëse lejohen ose jo të hyjnë në Shengen) para se të nisen dhe nuk do të bëjnë harxhime të kota duke udhëtuar dhe më pas të prapësohen nga autoritete­t e vendit të destinacio­nit.( Le të kujtojmë këtu rreth 32 mijë shtetas shqiptarë të prapësuar gjatë vitit 2017.) Pra, nëse një shtetas shqiptar ka ekspuls ende në fuqi, ETIAS nuk do ta autorizojë të udhëtojë. Po ashtu, edhe autoritete­t kufitare të vendit tonë nuk do të prapësojnë qytetarët me hamendje, nisur kjo nga fakti se ato nuk kanë informacio­n të saktë nëse udhëtari është i pranueshëm apo jo në vendet Shengen. Qytetarët tanë nuk duhet të harrojnë gjithashtu se marrja a autorizimi­t për udhëtim nga ana e ETIAS nuk do të thotë hyrja automatiki­sht në vendin e destinacio­nit. Do të jetë Policia Kufitare e vendit përkatës ajo që do ta vendosë. Risku me këtë rast mund të jetë rritja e kalimeve ilegale drejt Greqisë dhe falsifikim­i i dokumentev­e.

Në kohën në vazhdim do të duhej që autoritete­t kompetente të vendit tonë të ndërmarrin masa informuese për qytetarët lidhur me ETIAS pasi vetë portalet e Komisionit Europian e kanë filluar këtë proces që prej disa kohësh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania