Panorama (Albania)

Kokaina 180 milionë euro, si u kap në Gjermani Arbër Çekaj

Arbër Çekaj u gjet i fshehur në një banesë në Dyseldorf

- ETLEVA DELIA

Arbër Çekaj është pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë, në magazinat e kësaj kompanie në Maminas, i cili është arrestuar në Gjermani me qëllim ekstradimi.

Çekaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombët­ar që prej datës 1 mars të këtij viti, ndërsa dje në orët e para të mëngjesit u bë i mundur arrestimi i tij. Burime nga Policia e Shtetit thanë dje se Arbër Çekaj u arrestua në një banesë në një provincë në Dyseldorfi­t. Ndërsa zbulimi i vendndodhj­es së tij u arrit gjatë shkëmbimit të informacio­nit mes oficerëve të Interpolit shqiptar dhe gjerman. Mësohet se Çekaj, gjatë kësaj kohe, ka përdorur edhe mbiemrin Jansen, të bashkëshor­tes së tij, megjithëse zyrtarisht në dokumente vijonte të kishte gjeneralit­etet Arbër Çekaj. Burimet thanë se menjëherë pas arrestimit, nga ana e autoritete­ve shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimi­n e tij. “Në kuadër të bashkëpuni­mit me agjencitë e huaja ligjzbatue­se dhe konkretish­t atë gjermane, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arbër Çekaj. Arbër Çekaj është pronari i firmës ‘ Arbri Garden’, ku u sekuestrua­n 613 kg kokainë në kuadër të operacioni­t ‘ Last snow’. U shkëmbye informacio­n në kohë rekord midis Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera, si dhe me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Ky shtetas është kapur në një provincë pranë Dyseldorfi­t”, tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit. PRONARI I BANANEVE

Shtetasi Arbër Çekaj rezultonte të ishte larguar nga Shqipëria 3 javë para se të sekuestroh­ej sasia rekord e kokainës dhe që në atë moment Policia bëri shpalljen në kërkim ndërkombët­ar, pasi kishte dyshime se ai ndodhej në Gjermani. Sipas Policisë, Çekaj, i cili kishte porositur kontenieri­n me 20 tonë banane nga Kolumbia, duket se kishte porositur edhe 613 kg kokainë. Ai është aksioneri i vetëm i ko- mpanisë “Arbri Garden”, siç del nga kërkimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Nga një kërkim në internet, rezulton se firma “Arbri Garden” ka marrë 97 ngarkesa nga Amerika e Jugut që prej vitit 2012. Për sasinë rekord të kokainës, më 28 shkurt u arrestua Armando Pezaku, që drejtonte kamionin me targë DR 3819 dhe Donaldo Lushaj, që ndodhej si pasagjer, i cili kishte detyrën e menaxherit dhe do merrte në dorëzim mallin e mbërritur nga Kolumbia. Duke folur në një lidhje telefonike për “News 24”, një ditë pas sekuestrim­it të kokainës, Arbër Çekaj u shpreh se ishte larguar drejt Gjermanisë bashkë me gruan dhe menjëherë sapo ka mësuar lajmin për kapjen e 613 kg kokainë, kishte prerë biletën e kthimit, për të dhënë versionin e tij në Prokurori. Megjithatë, ai nuk u kthye vullnetari­sht në Shqipëri, ashtu siç pati deklaruar.

 ??  ?? Arbër Çekaj
Arbër Çekaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania