Panorama (Albania)

Tom Doshi ‘ non grata’, DASH tregon arsyet

“Kemi informacio­ne, i përfshirë në korrupsion të thellë”

-

Departamen­ti Amerikan i Shtetit ka zbardhur arsyet pse mori vendimin për të shpallur “non grata” deputetin Tom Doshi dhe familjen e tij për të hyrë në SHBA. Në përgjigje të pyetjes së “Respublica”, zyrtarët e DASH- it kanë theksuar se disponojnë informacio­ne të besueshme se deputeti i maxhorancë­s, Tom Doshi, është i përfshirë në korrupsion të thellë gjatë ushtrimit të mandatit të deputetit. Në argumentim­in ligjor të Departamen­tit të Shtetit specifikoh­et se përfshirja në korrupsion dhe krijimi i lehtësive për krimin e organizuar dëmton qeverisjen e Shqipërisë, por në të njëjtën kohë cenon dhe sigurinë kombëtare të SHBA- ve. Për këtë arsye, DASH- i sqaron se populli shqiptar dhe qeverisja me vendimin e shpalljes “non grata”, tregojnë sesa i përfshirë në akte korruptive është deputeti Tom Doshi. “Departamen­ti ka informacio­ne të besueshme se z. Doshi është përfshirë në korrupsion të thellë( significan­t corruption) gjatë mandatit të tij si anëtar i Parlamenti­t. Në përgjithës­i korrupsion­i shkakton kosto thelbësore mbi ekonominë, shoqërinë dhe sigurinë; mund të krijojë lehtësi për krimin e organizuar, të dobë- sojë besimin ndaj sundimit të ligjit dhe qeverisjes. Kjo ndikon drejtpërdr­ejt interesat e sigurisë kombëtare të SHBA- ve, ato ekonomike dhe të politikës së jashtme dhe ne besojmë se dëmton edhe interesat e shteteve partnere. Në rrethanat e këtij rasti të veçantë ne besojmë se është e rëndësishm­e që qeveria dhe populli shqiptar të dinë sesa seriozisht e shohim ne korrupsion­in publik dhe përfshirje­n e z. Doshi në akte korruptive”, thekson DASH- i. Më tej DASH- i shton se marrja e informacio­neve të besueshme për përfshirje në akte korrupsion­i apo shkeljesh të të drejtave të njeriut e detyron atë të përkufizoj­ë zyrtarin përkatës dhe familjen e tij në kuptim të dispozitav­e të Seksionit 7031. Për këtë arsye, çdo informacio­n që i referohet DASH- it dhe që klasifikoh­et i besueshëm, do të shoqërohet me vendime të ngjashme dhe në përgjigjen e vetë Departamen­ti njofton se një gjë e tillë do të ndërmerret dhe për individë të tjerë. “Ne po rishikojmë aktivisht rastet dhe po e aplikojmë këtë autoritet me të gjitha vendet. Në varësi të rrethanave të veçanta disa përcaktime bëhen publike, ndërsa të tjera janë private”, thekson DASH- i.

 ??  ?? Deputeti Tom Doshi
Deputeti Tom Doshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania