Panorama (Albania)

ÇFARË PARASHIKON KODI PËR REFUZIMIN E MARRJES SË MANDATIT

-

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dorëzuar dje zyrtarisht mandatin e tij të deputetit.

Me anë të një letre zyrtare Tahiri i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që të vijojë procedurat për zëvendësim­in e tij. Letra e Tahirit është gjithsej vetëm dy rreshta dhe në të nuk shtjellon pse ka marrë vendimin për të lënë mandatin, por thekson se arsyet tashmë janë publike. “I nderuar zoti Ruçi! Për arsye që tashmë i kam bërë publike, kërkoj prej jush të ndiqni procedurat ligjore të parashikua­ra nga ligji për dorëzimin e mandatit tim si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, thekson ish- ministri në letrën e firmosur prej tij. Tahiri nuk e ka dorëzuar personalis­ht letrën e dorëheqjes. Dy ditë më parë Saimir Tahiri tha publikisht se: “Unë nga sot dorëzoj mandatin tim të deputetit. Deri kur të zbardhet e vërteta e plotë, unë nuk do jem deputet, por një qytetar i thjeshtë si mbi 2 milionë shqiptarët e tjerë. Unë nuk jam nga ata që fshihem, e jo më të tretem pas Parlamenti­t, mandatit, imunitetit e aq më pak të përfitoj nga këto”. Por pas letrës së Tahirit, ajo që ka rënë në sy ishte fakti se në Kryesinë e Kuvendit u paraqit ish deputeti i LSI- së, Spartak Braho, aktualisht këshilltar i Kryeminist­rit Rama për marrëdhëni­et me Parlamenti­n. Spartak Braho që është kandidati numër 19 në listën e Partisë Socialiste të Ti- ranës dhe ligjërisht i takon të marrë mandatin e lënë nga Tahiri. Spartak Braho ka qëndruar për rreth një orë në zyrën e Ruçit, por nuk ka pranuar të komentojë për mediat nëse do të pranojë apo jo mandatin. Në rast të refuzimit të mandatit nga ana e Brahos, mandati i Tahirit do t’i kalojë kryetarit të FRESH- it, Eljo Hyskës.

PROCEDURA Me firmosjen e letrës së lënies së mandatit, Kuvendi i Shqipërisë pritet t’i drejtohet me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku do t’i njoftojë krijimin e vakancës. Burime nga KQZ- ja bënë të ditur se gjatë ditës së premte nuk është dorëzuar shkresa nga Kuvendi për zëvendësim­in e Saimir Tahirit, por ajo me gjasa pritet të bëhet ditën e hënë. Kodin Zgjedhor, neni 164 thekson se Kuvendi ka një afat maksimal prej 30 ditësh për të njoftuar KQZ- në për zëvendësim­in e deputetit. “Në rastin e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutë­s, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast Kuv- Në Kodin Zgjedhor specifikoh­en dhe rastet kur kandidatët pasues në listë refuzojnë të marrin mandatin.” KQZ- ja merr vendim për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën e kandidatëv­e të regjistrua­r sipas nenit 67 të këtij Kodi. Vendimi i njoftohet kandidatit dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës, sipas procedurës së parashikua­r në pikën 1 ose 2 të këtij neni. E njëjta procedurë vazhdon deri në shterimin e listës së kandidatëv­e të së njëjtës parti politike”, thekson neni 164 i Kodit Zgjedhor. endi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ- në për krijimin e vakancës”, thekson Kodi Zgjedhor. “Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të Këshillit të Bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse”, thekson Kodi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania