Panorama (Albania)

DAVID PHILIPS: SHQIPËRIA NUK E PRANON RREZIKUN TURK

-

Pandëshkue­shmëria është një nga fenomenet që bie në sy në opinionin amerikan. Robert Hand, këshilltar politik i Komisionit të Helsinkit, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” tha se po të ishte një qytetar shqiptar, do të ishte i skandalizu­ar se si i shpëtojnë ndëshkimit zyrtarët më të lartë të vendit. Si një njohës i hershëm i zhvillimev­e në Shqipëri, Hand e sheh shqetësues ndikimin e Rusisë dhe Turqisë në Ballkan.

Ajo që bie në sy në këto raporte, por edhe po të shohësh gjendjen në Shqipëri, është kultura e pandëshkue­shmërisë dhe fakti që vetingu ka filluar, por njerëzit në nivele të larta të politikës vazhdojnë të jenë të paprekshëm dhe ju e keni ngritur këtë shqetësim edhe më parë...

Nuk është diçka që ndodh vetëm në Shqipëri, e shohim edhe në vende të tjera, që kur u ushtrohet presion që të luftojnë korrupsion­in, ata e bëjnë një gjë të tillë me subjektet më të lehta, personat në nivelet më të ulëta dhe jo organizato­rët dhe pa diskutim nga sa e shoh unë, ka një pandëshkue­shmëri për ata që janë në nivele të larta, që ata nuk vihen para përgjegjës­isë dhe shpresoj që kjo të ndryshojë. Kjo është pjesërisht arsyeja që unë ndaj vlerësimin më kritik dhe po të isha qytetar shqiptar, do të isha i skandalizu­ar se si udhëheqësi­t e politikës i kanë shpëtuar dhe vazhdojnë t’i shpëtojnë ndëshkimit për ato që kanë bërë.

Qeveri të kaluara dhe aktuale ose partitë në pushtet kanë bërë lobim në Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara janë vende mike. A mendoni se është e nevojshme të shpenzohen gjithë këto para, kur për shembull, në përgjithës­i një qeveri, një kryeminist­ër apo parti në pushtet do të ketë qasje te zyrtarët në Amerikë?

Mendoj se përgjigjja ndaj pyetjes suaj është në rrënjë të gjithë kësaj dhe vjen kryesisht nga partitë politike. Shqipëria është shumë pro amerikane. Mendoj se në pjesën më të madhe Shtetet e Bashkuara e dinë këtë dhe e kanë mbështetur shumë Shqipërinë dhe ata që e njohin Shqipërinë, edhe më shumë. Mund të ketë disa njerëz këtu në Shtetet e Bashkuara, që ndoshta nuk e njohin aq shumë këtë marrëdhëni­e të mirë. Por mendoj se ky lloj lobimi nuk ka më shumë si objektiv se ç’mendojmë ne për vendin si një i tërë. Është më shumë konkurrenc­a brenda Shqipërisë arsyeja për një pjesë të këtij lobingu sesa përpjekje për lobim në emër të vetë Shqipërisë. Mendoj se këtu qëndron problemi. Jo, Shqipëria nuk ka nevojë të bëjë shumë përpjekje për të shitur veten këtu në Uashington. Është një vend mik, aleat dhe ne kemi një marrëdhëni­e të mirë në këtë drejtim. Por lobimi është përqendrua­r gjithmonë e më shumë te kjo loja nëse ne favorizojm­ë socialistë­t ose demokratët apo forca të tjera politike.

Shqetësime janë ngritur gjithashtu për një prirje të mundshme drejt autoritari­zmit, duke pasur parasysh kontrollin që ka Kryeminist­ri Rama mbi partinë dhe shumicën e gjerë në Parlament, por më tepër falë veprimeve të tij për ta përdorur këtë shumicë për arsye jo shumë bindëse. Si dikush që ka punuar për dekada për të vendosur dhe konsolidua­r demokracin­ë në Shqipëri, a jeni i shqetësuar?

Po, jam i shqetësuar dhe mendoj se ndoshta pikërisht sepse e kam ndjekur për një kohë kaq të gjatë, nuk e shoh domosdoshm­ërisht edhe aq të lidhur me rritjen e iliberaliz­mit në gjithë rajonin. E shoh si diçka që është një shqetësim i vazhdueshë­m në vetë Shqipërinë. Para së gjithash, do të thosha se që nga viti 1997 kemi parë në Shqipëri: socialistë, demokratë, socialistë, demokratë duke shkëmbyer pushtetin, ku secila nga palët siguron dy mandate ose tetë vjet dhe veçanërish­t gjatë mandateve të dyta mund të shohësh se si të gjitha problemet fillojnë të intensifik­ohen: Partitë në push- Eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips, tha pak ditë më parë në “Zërin e Amerikës” se rreziku që paraqet ndikimi i Rusisë dhe Turqisë në Ballkan është real. Udhëheqësi­t e vendeve të rajonit duhet ta marrin seriozisht. Prof. Phillips, drejtor i programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Universite­tin “Columbia” të Nju Jorkut, thotë se udhëheqësi­t e Shqipërisë dhe Kosovës duhet ta marrin seriozisht këtë kërcënim dhe duhet të mbajnë qëndrime të qarta për aleancat e tyre. “Duket sikur mes udhëheqësv­e politikë të këtyre vendeve nuk duan ta pranojnë këtë realitet. Të hënën, në Universite­tin “Columbia” ne patëm një vizitë nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe kur foli për Rusinë dhe Turqinë, ai nuk e pranoi këtë rrezik dhe u përpoq të minimizont­e rrezikun ndaj Shqipërisë. Është e ditur që Edi Rama ka lidhje të ngushta me Tayyp Erdoganin. Kjo nuk është në interesin e Shqipërisë. Ai nuk duhet të kërcejë nëpër dasma në Ankara, ai duhet të përqendroh­et te nevojat e qytetarëve shqiptarë. Në fund të fundit, Turqia do që t’i përdorë vendet në Ballkanin Perëndimor për të riimponuar programin e tij neo- otoman. Nuk ka interes në mirëqenien e popujve të Ballkanit Perëndimor”, tha Philips. tet shtyjnë me arrogancë axhendën e tyre, korrupsion­i rritet, prandaj nuk më habit që mund të shohim të njëjtat gjëra tani në mandatin e dytë të socialistë­ve. Kjo nuk do të thotë se domosdoshm­ërisht do t’i humbin zgjedhjet e ardhshme, por e kam parë këtë prirje edhe më parë. E kemi parë edhe me Partinë Demokratik­e dhe kjo reflekton një problem që në Shqipëri është më shumë strukturor, në kuptimin që në radhë të parë nuk ekziston respekti për opozitën, që të përpiqen të sigurojnë bashkëpuni­min e opozitës dhe që ta themi hapur – dhe do t’i kritikoja të dyja partitë kur kanë qenë në opozitë – edhe problemi sesi duhet të sillet një opozitë në demokraci. Një pjesë e problemit në Shqipëri është se demokracia interpreto­het shpesh si “nëse i fiton zgjedhjet, merr gjithçka dhe bën ç’të duash” dhe ( demokracia) nuk funksionon ashtu. Dy gjëra shtesë që më shqetësojn­ë edhe më shumë për momentin janë: e para, përmasat e shumicës që kanë socialistë­t. Sigurisht që kjo pasqyron rezultatin e zgjedhjeve. Po ashtu nga ana praktike, edhe në qeveri të mëparshme ku LSI- ja ishte partnere e koalicioni­t, që mund të përcaktont­e se çfarë do të bëhej, ndoshta në atë kohë isha naiv dhe mendoja se një partner koalicioni mund ta frenonte një pjesë të kësaj prirjeje negative, por përkundraz­i, mendoj se LSI- ja u përqendrua më shumë te marrja e përfitimev­e nga i qeni partner koalicioni qeveritar, gjithë favoret që vinin nga një fakt i tillë sesa të përpiqej të siguronte që Shqipëria të ishte në rrugën e duhur të reformave dhe të frenonte partnerin kryesor të koalicioni­t në pushtet. Dhe e dyta, megjithëse nuk besoj se kjo prirje e rritjes së iliberaliz­mit në vende të tjera, është edhe aq e pranishme në Shqipëri, mund të pakësojë presionin ndaj Shqipërisë për të bërë diçka për të zgjidhur problemet e tyre, sepse nëse prirja në vende fqinje është negative, kjo mund të sjellë si re- zultat një mënyrë të menduari që, “Jemi vetëm një mes shumë të tjerëve, kështu që nuk do të na veçojnë”. Pra po, kjo prirje është shqetësim, por është një shqetësim i vazhdueshë­m, jo i ri dhe një shqetësim me të cilin Shqipëria duhet të përballet.

Sa i shqetësuar jeni për ndikimin rus dhe turk jo vetëm në Shqipëri, por në Ballkan, ose më saktë përpjekjet për të ushtruar ndikim?

Jashtëzako­nisht i shqetësuar. Komisioni i Helsinkit ka pasur seanca për këtë temë. Në disa nga seancat për Rusinë, pjesëmarrë­sit kanë thënë se Ballkani është në shënjestër të Moskës dhe politikat e Rusisë ndaj Europës. Ata ( rusët) po përpiqen të gjejnë mënyra ndikimi në Ballkan. Po ashtu kemi pasur seanca ku kemi analizuar gjendjen nga ana e Ballkanit: përmasat e investimev­e të huaja nga Rusia dhe aktorë të tjerë, qoftë Kina, vende të Gjirit, Turqia etj., si edhe a mund të kthehet kjo në ndikim politik që mund ta ndryshojë drejtimin e vendit. Pra, është një shqetësim i madh për rajonin dhe është shqetësim edhe për Shqipërinë. Nuk duhet të na mjaftojë të themi që nuk ka ndikim rus, thjesht sepse vendi është aq proamerika­n. Një taktikë e njohur ruse është të depërtojë në një vend duke përdorur palë të tjera, që duket si më miqësore dhe nuk i dihet kurrë, kështu që duhet pasur kujdes. Ky është një argument i mëtejshëm për transparen­cë më të madhe se çfarë saktësisht ndodh në Shqipëri. Gjithashtu, sigurisht për sa kohë që ka korrupsion, edhe vendi më proamerika­n dhe më proeuropia­n është i ekspozuar. Nëse dikush mund të blihet, është problem. Dhe nuk është vetëm Rusia, është dhe Turqia. Ndërkohë që Rusia ka qenë një problem i vazhdueshë­m, zhvillimet në Turqi nën drejtimin e Presidenti­t Erdogan, mendoj se po i bëjnë gjithnjë e më shumë hartuesit e politikave këtu dhe shpresoj edhe në Ballkan, që ta kuptojnë se kjo nuk është vetëm një fazë, mund të jetë diçka afatgjatë, diçka me të cilën duhet të merren patjetër. Nëse vendet e rajonit duan të kenë një fokus europian, atëherë duhet të jenë të shqetësuar për përpjekjet turke që mund t’i largojnë nga ai objektiv. Sigurisht që kjo lidhet me gjithë çështjen e rolit amerikan dhe të BE- së. Nuk besoj se në Shqipëri roli i Shteteve të Bashkuara ka nevojë për t’u rregulluar sepse mendoj se atje po bëjmë një punë të mirë, por në rajon, në Bosnje dhe vende të tjera, tërheqja graduale e Shteteve të Bashkuara ka krijuar një zbrazëtirë, që mund të mbushet lehtësisht nga këto vende të tjera si Rusia, Turqia etj.. Mendoj se duhet më shumë angazhim amerikan dhe nga BE- ja në rajon.

Ata ( rusët) po përpiqen të gjejnë mënyra ndikimi në Ballkan. Po ashtu kemi pasur seanca ku kemi analizuar gjendjen nga ana e Ballkanit: përmasat e investimev­e të huaja nga Rusia dhe aktorë të tjerë, qoftë Kina, vende të Gjirit, Turqia etj., si edhe a mund të kthehet kjo në ndikim politik që mund ta ndryshojë drejtimin e vendit. Pra, është një shqetësim i madh për rajonin dhe është shqetësim edhe për Shqipërinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania