Panorama (Albania)

Kryemadhi: Qeveria e diskretitu­ar ndërkombët­arisht

“Qytetarët presin nga LSI aksion politik për të shpëtuar vendin”

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, tha dje gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar se qytetarët presin nga LSI- ja që të ndërtojë një aksion pa kompromis për të shpëtuar vendin nga Edi Rama. Kryemadhi tha dje se qeveria Rama është e diskretitu­ar tashmë ndërkombët­arisht edhe për shkak të Saimir Tahirit. Kryetarja e LSI- së u shpreh dje se ish- ministri e shantazhon­te Edi Ramën me gjuhën mafioze. “Asnjë fjalë të sinqertë nuk ka pasur në apologjinë false të ish- ministrit të Brendshëm. Madje dhe lotët e tij për të disatën herë duken si lot krokodili dhe janë pjesë e tragjikome­disë që Edi Rama e inskenon kaq bukur për bashkëpunë­torët e tij, që jemi mësuar t’i shikojmë në gjithë jetën politike të z. Rama. Nëse Saimir Tahiri do kishte ndierë qoftë dhe një fije përgjegjës­i për llumin e drogës në të cilin e zhyti Shqipërinë, të paktën duhet të kërkonte ndjesë publike jo vetëm për shqiptarët, por më shumë për ata të rinj dhe të reja që sot janë peng i përdorimit të drogave të forta, ku dhe Shqipëria mban vendin e parë në botë për përdorimin e kokainës. Duhet të tregonte dinjitet dhe të përballej me të vërtetën dhe jo të shantazhon­te Edi Ramën me gjuhën e mafiozëve, të cilën jemi mësuar ta dëgjojmë rëndom nëpër foltore. Ky është moment i rëndësishë­m për LSI- në dhe për opozitën”, u shpreh Kryemadhi. Para drejtuesve të LSI- së, Kryemadhi tha se opozita ka për detyrë të nxjerrë vendin nga bataku. “Jo vetëm sepse ndodhemi përballë një qeverie të diskretitu­ar tashmë dhe ndërkombët­arisht, por edhe Kryetari i Grupit të LSI- së, Petrit Vasili, tha dje se DASH ka vënë pikëpyetje të tmerrshme mbi qeverisjen e vendit. Sipas tij, Edi RAma po e zhbën shtetin. “Vjen pikërisht nga ato konstatime të tmerrshme, që Departamen­ti Amerikan i Shtetit ka thënë në raportin e tij më tronditës në 28 vitet e pluralizmi­t shqiptar. Kur ka thënë që vendi mbetet në një rrezik të madh për shkak të pastrimit të parave të pista, korrupsion­it të shfrenuar dhe institucio­neve të dobëta qeveritare, pra, teoria dhe teza e Kryeminist­rit të vdekur politikish­t, që po bëjmë shtet, ai po zhbën shtet. Pra, maxhoranca dhe Kryeminist­ri nuk po bëjnë shtet, po jua përsëris, po e zhbëjnë shtetin”, ka thënë Vasili. për faktin se qytetarët shqiptarë presin nga ne aksion të vërtetë dhe të pakompromi­s politik për të shpëtuar vendin, familjet e tyre dhe fëmijët e tyre. Shqipëria po jeton sot ditët e saj më të këqija të 25- 30 viteve të fundit. Dhe pa dyshim, është detyra jonë të përpiqemi ta nxjerrim vendin nga ky batak ku e çuan Edi Rama dhe mafiozët, që e mbajnë peng dhe në pushtet në të njëjtën kohë. Sot më shumë se kurrë vendi ka nevojë për angazhimin tonë jo vetëm politik, por dhe programor e gjithëpërf­shirës për të rrëzuar nga karrigia klikën e Edi Ramës, që abuzon me koncesione­t e vjedh përditë nga taksapague­sit shqiptarë” u shpreh ajo.

 ??  ??
 ??  ?? Krymadhi, dje gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar
Krymadhi, dje gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania