Panorama (Albania)

Apeli lë në burg Mario Meshinin, gjurmë gishtash në njërën armë

AUTORËT U TRADHTUAN NGA FURGONI

-

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar atentatori­n me motor, që disa metra larg vendit të ngjarjes, hipën në një furgon tip "Benz". Prokurorët kanë mundur të identifiko­jnë më pas edhe pronarin e tij, që ka shitur furgonin tek organizato­rët e atentatit. Nga dëshmia e pronarit të furgonit, rezulton se personi që ai ka takuar ka qenë Elton Halipaj, ndërsa paratë janë dhënë nga Malvin Dinellari.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rrëzuar ditën e djeshme kërkesën e Mario Meshinit për zbutje të masës së sigurisë. Meshini është një prej të arrestuarv­e për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë. Ai, përmes avokatit të tij, kërkoi që të lirohet, pasi nuk ka lidhje me vrasjen e Kasmit. Ai pretendon se Kasmin e ka pasur mik dhe se nuk është ai që e ka nxjerrë në pritë. Mirëpo, sipas dosjes hetimore, Mario Meshini, edhe pse ishte në vendin e ngjarjes dhe e pa të gjithë skenën e vrasjes, u largua dhe nuk njoftoi autoritete­t. Në skenën e krimit u gjetën dy armë zjarri, ku në njërën prej tyre janë gjetur gjurmë të gishtërinj­ve të Mario Meshinit. Nga kamerat e sigurisë aty pranë, Meshini shihet që i drejton pistoletën viktimës, por pa e qëlluar dhe më pas e braktis atë. Nga ana tjetër, për vrasjen e Kasmit janë arrestuar edhe shtetasi grek Efthymios Efhymiuou, i cili dyshohet se është edhe personi që është paguar për të vrarë Kasmin, Elton Halipaj, Elton Hoxhallari dhe Malvin Dinellari, që mendohet se e kanë ndihmuar grekun gjatë atentatit. Ndërkohë, në kërkim është ende Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet se është organizato­ri i atentatit. Të gjithë këta, përveç Meshinit, dyshohet se bëjnë pjesë në një grup të strukturua­r kriminal, që kryen vrasje me pagesë. Efthymios Efthymiou ka ndjekur për disa ditë Devi Kasmin. Ai mendohet se është ndihmuar edhe nga Mario Meshini, që gjendet në burg. Ende nuk dihet motivi i vrasjes së Kasmit, por pista kryesore është e pazareve të drogës. Ditën e vrasjes, greku ka shkuar me motor pranë banesës së Kasmit dhe e ka qëlluar atë me pistoletë.

 ??  ?? Mario Meshini
Mario Meshini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania