Panorama (Albania)

Biznesmeni­t i vënë flakën, nxjerr fëmijët nga ballkoni

Familja u rrezikua, doli natën nga ballkoni i katit të pestë

- FIER/ MAJLINDA RAMA

Biznesmeni fierak nxjerr natën familjen nga ballkoni i katit të pestë, pasi persona ende të paidentifi­kuar i vunë flakën shtëpisë së tij me benzinë.

Ngjarja ndodhi ende pa u zbardhur dita e djeshme, në lagjen “15 Tetori”. Të gjithë familjes iu rrezikua jeta, ndërsa biznesmeni Ilirjan Saliaj u detyrua të shpëtonte jetën e fëmijëve duke i nxjerrë ata nga ballkoni i tij në atë të një kati më poshtë, që ishte i fqinjit të tij. Paraprakis­ht, zjarrvënia dyshohet e qëllimtë për shkak të konfliktev­e në biznesin apo pronën e tij. Burime të Policisë bënë të ditur se rreth orës 04: 00, persona ende të paidentifi­kuar janë ngjitur në katin e pestë të pallatit dhe kanë derdhur një sasi prej rreth pesë litra benzinë në derën e Saliajt. Lënda djegëse ka depërtuar edhe në korridor dhe sapo ata i kanë vënë flakën, zjarri ka përshkuar në mënyrë të menjëhersh­me derën e shtëpisë dhe korridorin. Më pas, në flakë janë përfshirë edhe dhomat. Kryefamilj­ari është zgjuar i tmerruar kur ka parë veten të rrethuar në flakë. Ai menjëherë ka shkuar në dhomën ku flinin fëmijët dhe teksa ka konstatuar se nuk mund të dilej nga dera e banesës, i është drejtuar ballkonit. Me ndihmën e fqinjëve, familja, përfshirë këtu edhe fëmijët, kanë rrezikuar jetën duke kaluar nga ballkoni i katit të pestë në atë të katit të katërt. Në vend mbërriti Policia dhe zjarrfikës­ja, e cila nuk e ka lënë flakën të përparojë në krejt pallatin. Ndërkohë që banesa e Saliajt është shkrumbuar. Paraprakis­ht, mësohet se ky shtetas ka kontradikt­a në lidhje me një supermarke­t. Ai ka qenë ortak me një shtetas tjetër, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, por së fundmi biznesi i tyre ka falimentua­r dhe dy ortakët janë në konflikt për një shumë prej rreth 150 milionë lekë të vjetër. Sipas të dhënave, Saliaj ka kontradikt­a edhe lidhur me një truall. Vetë i dëmtuari, gjatë marrjes në pyetje, nuk ka dhënë emra konkretë, duke thënë se nuk ka asnjë të dyshuar.

 ??  ?? Banesa e djegur e familjes së biznesmeni­t
Banesa e djegur e familjes së biznesmeni­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania