Panorama (Albania)

Vetëvrasja e policit, kolegët: Nuk plotësoi dot dokumentet e vetingut

-

SHKODER - Familjarë, të afërm, miq dhe kolegët i kanë dhënë lamtumirën e fundit Dedë Shkallës, efektivit të Policisë që dy ditë më parë i dha fund jetës duke u vetëmbytur në lumin Kir. Ceremonia mortore u zhvillua në fshatin Golem, ku mes dhimbjes e lotëve, familjarët kanë përcjellë njeriun e tyre të dashur për në banesën e fundit. 52- vjeçari dyshohet se i dha fund jetës për shkak të stresit që po përjetonte lidhur me plotësimin e dokumentev­e të vetingut. Për këtë arsye, Policia e Shkodrës ka nisur një hetim për ngjarjen. Hetimi do të zbulojë shkaqet që detyruan 52- vjeçarin drejt vetëvrasje­s. Në pyetje do të merren familjarët, të afërm, por dhe kolegë të tij, që mund të dëshmojnë mbi arsyet që çuan Shkallën në vetëflijim. Edhe pse familjarët nuk janë marrë ende në pyetje, sipas burimeve policore, të afërm të 52- vjeçarit kanë pranuar se stresi i kohëve të fundit e ka bërë atë që t’i japë fund jetës. Dedë Shkalla, punonjës Policie në salla operative, është ankuar herë pas here për pamundësin­ë e tij për të plotësuar dokumentet për procesin e vetingut, detyrim ky për çdo punonjës Policie. Fakti se Shkalla kreu vetëvrasje­n vetëm pak ditë para skadimit të afatit, e përforcon akoma edhe më shumë këtë dyshim. Burime konfidenci­ale bëjnë me dije se kolegët kanë qenë në dijeni të problemit të Dedë Shkallës. Ai u ka rrëfyer atyre vështirësi­të për plotësimin e dokumentac­ionit për vetingun dhe stresin që po përjetonte. 52- vjeçari ka lënë pas pesë fëmijë, katër vajza dhe një djalë, ku më i vogli prej tyre është 13 vjeç. Familja e tij jeton në vështirësi ekonomike, të gjithë jetesën e përballoni­n vetëm me pagën e tij pasi gruaja përkujdese­j për familjen. Frika se mund të humbte vendin e punës dyshohet se e ka çuar Shkallën drejt vetëvrasje­s. s. n

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania