Panorama (Albania)

Të gjitha dyshimet që të çojnë në përfundimi­n se Eva Murati dhe i dashuri janë ndarë

-

Dy ditë më parë, lajmi që u përhap me shpejtësi në mediat sociale ishte pikërisht ndarja pas 8 vitesh lidhjeje e moderatore­s së sportit, Eva Murati, nga Genar Topalli, djali i ish- kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Edhe pse pas lajmeve, ishte Eva ajo që reagoi duke deklaruar se në fakt ajo thjesht ka vendosur të mos e bëjë më publike jetën private, ka disa arsye pse media ngre dyshime, kur ashtu si një dashuri që lind ndihet në ajër, po ashtu ndihet edhe kur një lidhje e mediatizua­r merr fund. E nisim nga “ngrirja” e marrëdhëni­es virtuale të çiftit, të cilët për një sy që i sheh nga jashtë, të lë të kuptosh se ata mund të jenë ndarë. Kjo, për faktin se ç’mund të mendohet tjetër, kur papritur një çift i dashuruar që rrinë 24 orë në 24 bashkë ( duke qenë se janë moshatarë dhe janë dashuruar që në bankat e shkollës), papritur nuk postojnë më asnjë foto bashkë. Mendimi i parë që i vjen në mendje kujtdo, është që mund të jenë në krizë, por kur shihet që postimet nuk mungojnë për një muaj apo dy, por për një vit të tërë, atëherë dyshimet çojnë në konkluzion­in që mund të bëhet fjalë për një ndarje. Arsyeja e dytë që mediat i referohen për të provuar vërtetësin­ë e një lajmi, janë miqtë e afërt, apo kolegët, të cilët dhe ata po ashtu janë të vjetër dhe të rinj, duke qenë se ky çift kanë bërë një rrugëtim së bashku, gati prej një dekade. Edhe pse këto burime nuk mund të jenë 100 për qind të sakta, në këto raste “ku ka zë, nuk është pa gjë” dhe zëra padyshim që ka pasur. Dyshimi i tretë është fakti se prej kohësh ata nuk janë fotografua­r në shoqërinë e njëri- tjetrit, gjë që ndodhte më parë. Po ashtu mungoi një urim ditëlindje­je para pak ditësh nga Eva për të dashurin, gjest që ajo e ka bërë më parë. Genari e mori një urim special në “Facebook” për 23- vjetorin nga nëna e tij Jozefina, por jo nga e dashura Eva. Madje, mund të themi se mungesa e një urimi dashurie në këtë ditë, shërbeu dhe si ngacmimi kryesor që mediat të publikonin lajmin, që për hir të së vërtetës, ka kohë që po qarkullon në rrethet e ngushta të çiftit. Kjo, për faktin se prej kohësh Eva, e cila fillimet në televizion i pati në “Agon Channel”, nuk shihet në evente në krah të Genarit, i cili aktualisht ndjek studimet e larta. Po aq sa kohë kanë filluar të qarkullojn­ë thashethem­e se ata s’janë më çift, po aq kohë Eva i është dedikuar karrierës jo vetëm si prezantues­e, por edhe si aktore dhe, për hir të së vërtetës, pëlqehet shumë nga publiku, edhe për pamjen e fizikun. Ajo shihet mes studios televizive dhe sheshxhiri­mit, duke qenë se pas projekteve “Skanderbeg” dhe “Kangur”, tani moderon programin sportiv “Champions League” në “Vizion Plus”. I pyetur nga "Panorama Plus", Genar Topalli u përgjigj: "Unë jam thjesht një student dhe nuk përbëj lajm për mediat. Gjithsesi dje ka reaguar Eva dhe ka dhënë një përgjigje". RRËFIMI I FUNDIT I EVËS PËR GENARIN:

Intervista e fundit që Eva Murati dha në lidhje me Genar Topallin, ishte në janar të këtij viti në programin “Pasdite në Top Channel”. “Unë kam vendosur të mos flas më për këtë gjë. Është diskutuar aq shumë kjo temë, por unë nuk jam pjesë e atyre vajzave që frymëzojnë portalet me historitë e tyre të dashurisë. Unë po përpiqem shumë në këtë që bëj dhe nuk dua të bëhem e njohur për jetën private, por për aftësitë e mia”, tha ajo. Por teksa moderatorj­a Juli Krisafi e cilësoi atë si “nusja e Jozefina Topallit”, Eva Murati iu përgjigj aty për aty se nuk është nusja, pasi ajo nuk ka një unazë në gisht. Ndërkohë që, sa i takon jetës jashtë televizion­it, që verën e kaluar ajo u lakua në media se po i kalonte pushimet e vetme. Sipas shkrimeve të publikuara në verë dhe që gjenden në internet, ndryshe nga vitet e mëparshme ajo po argëtohej në plazh verën e kaluar pa praninë e të dashurit të saj, djalin e ish- kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Genarin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania