Panorama (Albania)

Kur Luiz Ejlli ishte “dhëndri i Jozefina Topallit” dhe ndarja për të cilën foli muaj më vonë

-

Gati një viti më parë, një ndarje tjetër ndodhi në familjen e ish- kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, pikërisht ndarja e vajzës së saj Megi nga këngëtari Luiz Ejlli. Edhe kjo një histori jashtëzako­nisht e mediatizua­r, aq sa Luizi kishte marrë titullin në media “dhëndri i Jozefinës”. Por duket se mënyra si u nda Megi, në rastin e djalit Genar është historia që përsëritet. Vajza e ish- kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit, gjithmonë e bënte publike lidhjen e saj, deri në pranverën e vitit të kaluar kur çifti nuk kishte më asnjë postim së bashku në rrjetet sociale, madje as nuk e ndiqnin njëritjetr­in. Kështu nisën aludimet. Sikur të mos mjaftonte me kaq, Luiz Ejlli postoi një video me mbishkrimi­n: “Për të gjithë meshkujt që janë vetëm” dhe mjaftoi kjo që diçka të kuptohej se çifti i kishte dhënë fund. Por nga momenti i dyshimit dhe deri te thënia e hapur nga vetë ata, duhet të kalonin disa muaj për ta pranuar ndarjen publikisht. Vetëm në fund të dhjetorit 2017, Luizi rrëfeu në “Pasdite në Top Channel” arsyet e ndarjes nga partnerja prej disa vitesh. I pyetur për lidhjen me Megin, ai tha se nuk kanë qenë të fejuar, por “ishte thjesht një lidhje”, e cila ishte e destinuar të përfundont­e, duke na kujtuar rrëfimin e Evës, e cila e tha me fjalë të tjera këtë, duke u shprehur se nuk ka unazë. “E di si ishte? Si një flluskë sapuni, e cila vjen e fryhet, ngrihet lart, fillon merr ngjyrat e bukura, bëhet një mrekulli atje dhe pastaj shpohet...” tha Luizi duke shtuar se gjërat përfundojn­ë dhe kjo është e kuptueshme, si për të gjithë njerëzit. I pyetur për arsyet, këngëtari tha se tashmë ato nuk i interesojn­ë askujt: “Kam pasur dhe do të kem gjithmonë respekt, si për të, ashtu edhe për familjen e saj e për gjithçka. Nuk janë pak ato vite që kemi kaluar, nga unë do kenë mirënjohje gjithmonë”, e mbylli Luizi këtë temë, e cila nuk është komentuar pak.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania