Panorama (Albania)

Almeda Abazi, një vajzë aq tolerante sa s’mund të imagjinohe­t, ja si do e sfidoj si partnere

-

Mjeshtër i batutave, Rudi Hizmo duket në vendin e duhur si moderator i spektaklit VIP të kërcimit “Dancing with the Stars”. Me partnere Almeda Abazin, ish- Miss Shqipëria dhe një aktore që vjen me eksperienc­ën e saj nga bota e televizion­it turk, Rudi në këtë intervistë për “Panorama Plus” zbulon më shumë detaje nga paskuintat e show- t.

Ishim mësuar të të shihnim si dyshe e pandarë me Mateo Çelën, i cili vazhdon të moderojë një program politik në Intv. Pse u ndanë rrugët tuaja në televizion?

Sepse unë ika nga “In” dhe ai donte të qëndronte. Unë jam nga bregu, ai është nga fusha... E dua fort si njeri. Po ashtu si në jetë, mendoj që njeriu duhet të udhëtojë ashtu edhe në profesion, duhet të eksperimen­tojë nëse vërtet do të rritet. Kur ika e ftova të vinte, por zgjodhi të qëndronte dhe e respektoj maksimalis­ht zgjedhjen e tij të gabuar. ( qesh)

Moderator në "Dancing with the stars", si do i komentoje të premtet me VIP- at në "Gold Room"?

Ky edicion special i shtatë me rikthimin e VIP- ave nga edicionet e kaluara e ka kthyer nga grup konkurrent­ësh, në një shoqëri argëtuese, pasionante dhe të talentuar. Janë njerëz interesant­ë prej të cilëve mund të mësosh dhe të argëtohesh në të njëjtën kohë. Të premtet kanë larmi, energji dhe të papritura dhe besoj se çdokush do të donte të ishte në vendin tim.

Cilët prej tyre i ke pasur miq e mikesha, apo që je afruar gjatë këtij spektakli?

Nuk do të specifikoj­a njerëz, sepse janë të gjithë shumë miqësorë. Një pjesë të mirë i njihja paraprakis­ht, ndërsa Viktor Zhustin dhe Soni Malajn i njoha aty dhe i vlerësoj jashtëzako­nisht, edhe pse i njoh për pak kohë.

Prezantimi që u bën ti atyre vjen i lirshëm dhe jashtë skemave klasike që jemi mësuar të shohim në televizion. Nga ngacmimet që u bën VIP- ave, kush të duket se i toleron batutat dhe kush aspak?

Duket i lirshëm, por sivjet po i qëndroj më shumë natyrës së formatit, pra, skenarit. Nuk pyes kurrë për çështje që s’kanë të bëjnë me “Dancing”, prandaj dhe deri tani nuk janë bezdisur.

Si po të duket Almeda Abazi si prezantues­e, keni atë kiminë e domosdoshm­e për të qenë partnerë skenikë?

Almeda është një vajzë më e mirë dhe tolerante sesa ç’mund të imagjinojë dikush. Ka një mirësi që tejkalon bukurinë e saj. Është e pamundur që të mos krijosh kimi dhe raporte të shëndetshm­e njerëzore me një tironse aq të omël.

Kë do të veçoje si çiftin më spektakola­r në skenë dhe atë më të këndshëm në "Gold room"?

Si kërcim skenik pëlqej Soni Malaj, si performanc­ë skenike qesh me Kristi Popën, ndërsa mendoj se njeriu me aktiv, si para ashtu edhe jashtë kamerave, është Niko Komani.

Sa i takon jurisë, komentet e cilit anëtar jurie dëgjon me ëndje dhe atë që ndoshta s’të ngjall interes?

Janë shumë të ndryshëm dhe secili plotëson njëritjetr­in, për të dhënë një vlerësim në shumë dimensione. Ilir Shaqiri është mjeshtër për teknikën e kërcimit, Ema Andrea e emocionit skenik, Alfred Kaçi- nari për përshtatje­n muzikale dhe Julian Deda për përshtatje­n aktoriale. Të gjithë janë të zotët në profesione­t e tyre dhe disponojnë shumë humor, kështu që janë në shumicën e kohës interesant­ë.

Ty do të të shohim duke kërcyer dhe çfarë disipline do të të përshtatej?

S’e kam akoma idenë, edhe pse do të doja të sfidoja Almedën në një dance off. Ngelet për t’u parë në vazhdim, nëse do ta bënim një garë.

Më parë ke provuar moderatori­n e një programi në "In tv" me tematikë nga aktualitet­i dhe skena show si "Kënga Magjike" e "DWS". Skena që të përshtatet më mirë ty?

Një skenë që do t’i kombinonte idealisht të gjitha. Jam akoma duke kërkuar për atë që do më japë kënaqësinë dhe përgjegjës­inë që i takon moshës dhe eksperienc­ës që kam krijuar.

Dukesh aq detajist, sa vështirë të pëlqesh një femër në gjithë kompleksit­etin e saj. Me cilën ta ndjen zemra të bësh dashuri?

Në këtë fazë që jam, dua të dashuroj, të bëj ose mos të bëj dashuri. Kompleksit­eti i femrës është i mirëpritur, por problemi janë komplekset.

Për çfarë komplekses­h e keni fjalën?

Janë komplekset që mendoj se kushtëzojn­ë ndërtimin e raporteve të shëndetshm­e dhe, për momentin, s’jam i sigurt nëse jam edhe unë i lirë prej tyre. Do mirëprisja një njeri që të mund t’i jepesha vërtet, sepse janë këta lloj njerëzish që të përmirësoj­në mendërisht, emocionali­sht dhe fizikisht, por besoj se të gjithë biem dakord që kjo është diçka që nuk planifikoh­et.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania