Panorama (Albania)

Shqipëria e varur nga Sadiku- Roshi, Panuçi pa plan “B”

Situata është alarmante, nëse nuk funksionoj­në kuqezinjtë humbin

- GENTJAN ALINANI

Armando Sadiku dhe Odise Roshi kanë qenë lojtarët më efektivë dhe produktivë të Shqipërisë në ndeshjet e fundit.

Diçka që mund të konsideroh­et si lajm i mirë për dy futbollist­ët, por jo aq për trajnerin Kristian Panuçi. Arsyeja? Sepse Kombëtarja shqiptare është e varur nga performanc­at e dy lojtarëve të mësipërm dhe në momentin që ata nuk janë mirë, atëherë diçka e tillë vihet re në fushën e lojës. Nga një vëzhgim i bërë nga "Panorama Sport" ku analizohen 8 ndeshjet e fundit, në 5 prej tyre kanë qenë pikërisht Sadiku dhe Roshi që kanë shënuar dhe kanë dhënë asiste, duke ndihmuar kuqezinjtë për të marrë pikë dhe për të arritur rezultate pozitive. Në tri ndeshje ku ata mungonin ( kartonë, dëmtime, zgjedhje teknike) apo nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, Shqipëria mori 3 humbje. Dy prej tyre mund të jenë deri diku të justifikue­shme me Italinë dhe Spanjën. Ndërsa ajo e fundit me Norvegjinë ishte si një kambanë alarmi për trajnerin kuqezi, i cili duhet të mendojë për një plan B për t'i fituar ndeshjet edhe kur Sadiku nuk shënon dhe kur Roshi nuk jep asiste.

STATISTIKA­T

Në 5 ndeshje nga 8 të fundit, dy lojtarët e mësipërm kanë qenë protagonis­të kryesorë dhe sa herë ata janë në ditë të mirë, Shqipëria merr rezultat pozitiv ( me përjashtim të miqësores me Luksemburg­un). Armando Sadiku në këto 5 ndeshje ka arritur të shënojë 4 gola. Dy dopieta në sfidën me Turqinë dhe me Izraelin ( në atë kohë ekipin e drejtonte De Biazi). Odise Roshi gjithashtu ka pasur periudhën më të artë që nga fillimi i aventurës me Kombëtaren. Tre gola ( Maqedoni, Lihtenshte­jn, Luksemburg) dhe tre asiste për Armando Sadikun. Praktikish­t gjithçka e kanë bërë këta dy futbollist­ë, duke pasur një peshë të rëndësishm­e në ecurinë e Kombëtares.

ALTERNATIV­A

Trajneri Panuçi duhet të mendojë një plan B për ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve. Nëse Sadikut dhe Roshit nuk iu "xhirojnë" gomat, atëherë duhet që lojtarë të tjerë si Grezda, Cikalleshi, Balaj, por edhe ndonjë lojtar nga mesfusha me nuhatje goli duhet të japë kontribut që skuadra të marrë rezultate. Pse jo, ndryshimi i skemës me 2 sulmues të deklaruar mund të jetë një tjetër alternativ­ë që ndeshjet e Kombëtares t'i zgjidhin edhe lojtarë të tjerë, jo vetëm Sadiku me Roshin. Një "ushtrim" që kërkon zgjidhje shumë shpejt nga trajneri Panuçi, pasi ndeshjet po afrojnë...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania