Panorama (Albania)

Apeli lë dënimin me 10 vite, Skënderbeu në KAS

-

Komisioni i Apelit të UEFAs, ashtu siç pritej, ka lënë në fuqi dënimin me 10 vite dhe 1 milion euro gjobë të Komisionit të Etikës. Klubi korçar disa herë e pati paralajmër­uar se ky Komision nuk pritej të ndryshonte asgjë, pasi bëhet fjalë për struktura brenda të njëjtit institucio­n dhe shpresat e mëdha mbeten në KAS. Skënderbeu do ta apelojë këtë vendim dhe afati maksimal për të bërë rekurs në KAS është 45. Megjithatë, vlen për t'u theksuar se afatet për apelim i përcakton pikërisht Komisioni i Apelit të UEFA- s, i cili nga 45 ditë, mund edhe ta reduktojë afatin. Mësohet se studioja ligjore që ka kontraktua­r Skënderbeu do të kërkojë pezullimin e vendimit të Apelit, me qëllim që të mos pengohet pjesëmarrj­a në Champions, por nëse kjo refuzohet ( sipas të gjitha gjasave do të ndodhë kështu), atëherë Skënderbeu do të paraqesë dosjen në KAS dhe do të presë verdiktin final. Korçarët do të "luajnë" maksimalis­ht me afatet, me qëllim që të marrin pjesë në Champions, por nuk përjashtoh­et edhe një proces i përshpejtu­ar me kërkesë nga UEFA. Ja qëndrimi i Skënderbeu­t për vendimin e djeshëm të Apelit:

"Komisioni i Apelit i UEFA- s shpalli vendimin mbi ankimin e paraqitur nga KF Skënderbeu. Siç ishte paralajmër­uar dhe pritej, asnjë ndryshim nga vendimi pararendës nuk është bërë nga Komisioni i Apelit, pavarësish­t argumentev­e dhe provave të paraqitura nga pala jonë në seancën dëgjimore të datës 26 Prill 2018. KF Skënderbeu bën me dije se, brenda afateve ligjore, do të paraqesë ankim në CAS, ku do të parashtroh­en të gjitha faktet dhe provat që rrëzojnë qëndrimin paragjykue­s të organeve juridike të UEFA- s. Drejtësia për përfitime personale nuk është drejtësi, veçse abuzim me pozicionin dominues.

KF Skënderbeu është i sigurt në pafajësinë e plotë të kujtdo lojtari apo zyrtari të klubit. Për këtë, të gjitha rrugët e mundshme ligjore do të ndiqen për mbrojtjen e integritet­it dhe arritjeve tona historike".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania