Panorama (Albania)

Biznesi i vogël, si do të ndryshojë taksimi

Ministri i Financave sqaron rritjen e pragut të tatimfitim­it për bizneset me xhiro mbi 8 milionë. “Deklarim i thjeshtuar për TVSH, pa kosto shtesë

- DORINA AZO

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur llogaritje­t për rritjen e pragut të xhiros së biznesit në mbi 10 milionë lekë.

Kreu i Financave, Arben Ahmetaj, konfirmoi dje në një seancë me përfaqësue­s të biznesit të vogël se tatimfitim­i për këtë fashë do të ulet nga 15 për qind në 5 për qind. Ahmetaj përsëriti se ulja e pragut për TVSh- në e biznesit të vogël synon kontrollin e faturave që lëshon biznesi i madh. Ministri i Financave tha se futja e biznesit të vogël në TVSH nuk rrit kostot dhe çmimet. ULJA E TATIMFITIM­IT Ministri Ahmetaj deklaroi se janë disa variante në diskutim, që do t’i dërgohen Këshillit të Ministrave për t’u miratuar brenda 2 muajve në Parlament. “Kryeminist­ri ka dhënë orientimin për Ministrinë e Financave që të analizojë rritjen e tavanit dhe në referencë të këtij orientimi, nuk diskutohet që do të ketë rritje të tavanit nga 8 në mbi 10 milionë, pra, nga 80 milionë lekë të vjetra në mbi 100 milionë të vjetra. Sa do të jetë? Besoj se do t’i referojmë Kryeminist­rit në 10 ditët që vijnë, nëse pragu do të jetë 12, 13, 14 apo 15. Por më besoni që do të jetë një lëvizje që do t’i lehtësojë të gjithë dhe norma e tatimfitim­it edhe për këtë fashë, nga 8 në 13- 14- apo 15, do të jetë 5 për qind. Pra, nga 15 për qind që është sot, do të jetë 5 për qind dhe kjo besoj se do të çlirojë shumë nga operacione­t tuaja, që për shkak të tavanit 8 milionë ju nuk arrini që të deklaroni atë xhiron e vërtetë që, në shumë raste, siç vetë e keni deklaruar në sinqeritet dhe ju falënderoj për këtë, është më e lartë se sa ajo që deklarohet”, u shpreh Ahmetaj. BIZNESI I VOGËL ME

TVSH Ministri i Financave, Ahmetaj, sqaroi se ulja e pragut të TVSH- së, nga 5 milionë lekë në 2 milionë lekë ka si qëllim formalizim­in e ekonomisë. “E gjithë kjo lëvizje që bëjmë ne me uljen e dyshemesë, fokusi është formalizim­i, që zinxhiri i transaksio­nit, i faturave me TVSH, qoftë biznesi i madh qoftë biznes i vogël, brenda njëritjetr­it dhe në ndërveprim me njëri- tjetrin të jenë me faturë TVSH- je. TVSH në blerje, TVSH në zbritje, brenda transaksio­nit, deklarohen gjithë ato kontribute që biznesi juaj bën në vlerë të shtuar, që nga qiraja, pagat, uji, dritat, që deri më sot nuk iu njihen. Po nuk ndodhi kjo, ti Eduard, më fal që po të referohem si shembull, do ta kesh biznesin të deformuar dhe kjo është detyra jonë, e administra­tës, formalizim­i i ekonomisë”, tha Ahmetaj. Ministri i Financave i shpjegoi biznesit të vogël se deklarata e TVSH- së është e thjeshtuar dhe se dorëzohet 1 herë në 3 muaj. “Ne, mënyrën e deklarimit do ta bëjmë shumë të thjeshtë. Do të jenë 4- 6 kuti deklarimi, të cilat janë shumë të thjeshta për këdo nga ju sepse në finale ju e dini mirë inventarin tuaj, e dini mirë sa shisni, ju e dini mirë sa blini. Kaq e thjeshtë do të jetë, pra, do të jetë e njëjta gjë që ju bëni në punën e përditshme ku i thoni njëri- tjetrit, familjes suaj, të punësuarve tuaj apo ekonomisti­t tuaj, që në inventar kam 10 pako sheqer, 20 pako makarona dhe 30 shishe ujë dhe i kam blerë me 2 lekë, 3 lekë, 4 lekë, kaq e thjeshtë do të jetë”, u shpreh Ahmetaj.

 ??  ?? Ministri Ahmetaj, dje me përfaqësue­s të biznesit të vogël
Ministri Ahmetaj, dje me përfaqësue­s të biznesit të vogël

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania