Panorama (Albania)

Denoncimi i PD, Ministria e Arsimit tërheq kërkesën për ID e prindërve

Vokshi: I duhen për zgjedhje. Ministria: Për të informuar!

-

Prindërit që kanë fëmijë në shkolla janë përballur dy ditë më parë me një kërkesë të pazakontë nga shkollat, plotësimin e të dhënave të tyre personale.

Pikëpyetje­t dhe shqetësimi i tyre ka rënë në vesh të Partisë Demokratik­e, e cila përhapi lajmin e nisjes që tani të fushatës elektorale dhe “përdorimit të të dhënave në regjistrat e votuesve për shantazhe për votën”. Kaq ka mjaftuar që Ministria e Arsimit të tërhiqet nga nisma, sipas saj, me qëllimin e “ndërtimit të rrjetit të komunikimi­t mes prindër- mësues”.

E- MAILI Të gjithë prindërit duhet të dorëzojnë brenda një jave të dhënat e tyre: numrin e identifiki­mit, emër, mbiemër, qarkun e bashkinë, të cilës i përkasin, DAR/ ZA, emrin e shkollës së fëmijës, numrin e telefonit dhe e- mailin personal. Ka qenë kjo kërkesa elektronik­e e ministrisë përcjellë pikës së kontaktit në çdo shkollë për të arritur te prindërit. “Me kërkesë të MASR, ju lutem deri më datë 10 maj 2018, të sillni me email listën e komitetit të prindërve në shkollat tuaja si dhe listën e të gjithë prindërve që kanë fëmijët në shkollat tuaja në dy tabelat bashkëlidh­ur. Prindërit që në shkollën tuaj kanë më shumë se një fëmijë, duhet ta shkruani vetëm një herë brenda së njëjtës tabelë”. Mes të tjerash, përgjegjës­et për këtë punë në shkolla e nënvizojnë këtë informacio­n me shumë rëndësi, teksa lajmërojnë edhe ngarkimin me përgjegjës­i për ata që nuk kthejnë përgjigje në kohën e caktuar.

DENONCIMI Partia Demokratik­e për- mes deputetes Albana Vokshi, njëherësh kryetare e Komisionit të Arsimit, akuzon hapur ministrinë se po përdor nxënësit për manipulimi­n e zgjedhjeve. “Për shkak se qëllimi i operacioni­t antikushte­tues e antiligjor është mbajtur i fshehtë, ne dyshojmë se qeveria po mbledh të dhënat e shtetasve të vet për t’i përdorur ato për zgjedhje, me identifiki­min dhe më pas blerjen e votës. Teksa i kërkon sqarime MASit për arsyet e këtij veprimi, sipas tyre të paligjshëm, Vokshi apelon prindërit të mos japin kurrfarë të dhëne. “Prindërit të refuzojnë dhënien e çdo informacio­ni pa marrë sqarime, pasi ligji përcakton qartë që prindi duhet të japë pëlqimin për për- punimin e të dhënave të veta, si dhe të jetë i informuar mbi qëllimin dhe përpunuesi­n e të dhënave”. PD- ja u kërkon Prokuroris­ë dhe komisionar­it për mbrojtjen e të dhënave personale të ndërhyjnë.

REAGIMI Informimi i prindërve mbi atë se çfarë ndodh me fëmijët e tyre në një orë mësimi, falë rrjetit të komunikimi­t që po krijohet, është qëllimi i vetëm i kërkesës për të dhënat personale të prindërve. Këtë arsyetim ka dhënë ministria në deklaratën e saj, në të cilën bën me dije një urdhër të dytë që kthen mbrapsht të parin, duke mos kërkuar më të dhënat e prindërve, atë që e cilëson “detaj teknik”. “MAS po krijon rrjetin e komunikimi­t në kohë reale me prindërit e mësuesit. Për ta bërë efektiv dhe të sigurt këtë proces është parë e nevojshme vendosja e NID si element sigurie, për të shmangur çdo gabim raportimi. Të gjitha akuzat drejtuar këtij procesi janë të ulëta”, thuhet në deklaratën për mediat ku nënvizohet se përpos kësaj, procesi për ngritjen e rrjetit të bashkëqeve­risjes prindër– mësues do të vijojë.

 ??  ?? Albana Vokshi
Albana Vokshi
 ??  ??
 ??  ?? Ministrja, Lindita Nikolla
Ministrja, Lindita Nikolla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania