Panorama (Albania)

Basha: PD, ligj për ndalimin e simboleve komuniste

“Të vazhdojmë betejën për lirinë e kërcënuar nga diktatura”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi se Partia Demokratik­e po përgatitet të çojë në Parlament ligjin për ndalimin e simboleve komuniste.

Basha bëri të qartë se demokratët nuk do të pranojnë rikthimin e së shkuarës komuniste, për të cilën shqiptarët kanë paguar një çmim të shtrenjtë. “Partia Demokratik­e është e angazhuar të çojë në Parlament ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit, dekomunist­izimin e Shqipërisë, nderimin e plotë për heronjtë që dhanë jetën për një Shqipëri të lirë dhe demokratik­e, por nga ana tjetër për të bërë të qartë se kurrë më nuk do të pranojmë rikthimin e së shkuarës së përgjakshm­e dhe të dhimbshme, për të cilën shqiptarët kanë paguar çmimin më të shtrenjtë në Europë. Dhe kjo do të nisë me ndalimin e simboleve të komunizmit dhe portretit të gjakatarit Enver Hoxha”, tha Basha, pas incidentit të ndodhur mes simpatizan­tëve të PD- së dhe për- faqësuesve të Partisë Komuniste.

CEREMONIA I shoqëruar nga deputetët e Grupit Parlamenta­r Demokrat, Basha zhvilloi homazhe në varrezat “Dëshmorët e Kombit” në nderim të dëshmorëve të kombit. Kreu i PD- së i bëri thirrje të gjithë shqiptarëv­e pa dallime politike të vazhdojnë betejën për lirinë e kërcënuar, lirinë nga diktatura dhe tirania e krimit. “Nderojmë sot ata që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë kundër pushtuesve fashistë. Nderojmë sot ata që dhanë jetën për lirinë kundër persekutor­ëve komunistë. Nderojmë sot burrat dhe gratë në uniformë që dhanë jetën për lirinë e çmuar nga krimi dhe tirania e saj. Nderojmë sot Azem Hajdarin dhe heronjtë e tjerë të demokracis­ë, që u flijuan për liri dhe demokraci. Dita e sotme është një ditë nderimi, është edhe dita për t’i kujtuar njëri- tjetrit se liria fitohet dhe mbrohet çdo ditë, se ditën që nuk luftojmë më për liri, rrezikojmë ta humbim atë. Ndaj dhe thirrja ime për të gjithë shqiptarët sot, pa dallime politike, është të vazhdojmë ditë për ditë betejën tonë për lirinë e kërcënuar, lirinë nga diktatura dhe tirania e krimit, lirinë nga tirania dhe autokracia që shkel ligjin për interesat private dhe personale të pushtetit. Liria nga tirania e varfërisë, e korrupsion­it që zhvat dhe shkatërron pasuritë e vendit dhe shpresën e shqiptarëv­e”, tha Basha.

 ??  ?? Basha, dje te Varrezat e Dëshmorëve
Basha, dje te Varrezat e Dëshmorëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania