Panorama (Albania)

Djali 25- vjeç plagos me thikë nënën dhe babanë, vetëvritet

Viktima Brian Skrapari, 25 vjeç me depresion, kurohej prej dy vitesh, para disa ditësh ishte kthyer nga Gjermania

- ETLEVA DELIA

Një 25- vjeçar u vetëvra duke u hedhur nga ballkoni, pasi masakroi me thikë babanë dhe nënën në shtëpinë ku jetonin prej 10 ditësh në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në rrugën "Nasi Pavllo", në një pallat në krah të Ambasadës Amerikane. Brian Skrapari, i cili mbeti i plagosur rëndë pasi u hodh nga kati i tretë, nuk mundi t'u mbijetojë plagëve. Ai ndërroi jetë dje në orët e para të mëngjesit. Ndërsa prindërit e tij, Ermir dhe Anila Skrapari, ndodhen në Spitalin Ushtarak. Në gjendje kritike dhe në rrezik për jetën ndodhet babai 66vjeçar, i cili u godit të 10 herë më thikë nga i biri, në bark dhe në qafë. Ndërsa e ëma, ndonëse ka një plagë të rëndë në qafë, sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por ajo ende nuk e di që i biri ka ndërruar jetë. Burime nga Policia thanë se shkak për krimin e rëndë në familje është bërë një debat që viktima Brian Skrapari ka pasur me të atin. Sipas Policisë, nga dëshmitë e disa të afërmve të familjes Skrapari, është mësuar se 25- vjeçari vuante nga depresioni dhe prej dy vitesh kurohej me medikament­e. Ndërsa kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Gjermania, ku shkonte herë pas here tek e motra, e cila studion atje për mjekësi.

NGJARJA

Policia tha dje se, të shtunën, rreth orës 22: 05, është dërguar në spital shtetasi Brian Skrapari, 25 vjeç, në gjendje të rëndë, pasi ishte hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën "Nasi Pavllo". Gjithashtu, Policia tha se janë dërguar në spi- tal të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi Ermir Skrapari, 66 vjeç dhe e ëma, Anila Skrapari, 55 vjeç. "Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25- vjeçari pas një grindjeje ka goditur babanë dhe më pas nënën me thikë. Pas këtyre veprimeve i riu është hedhur nga kati i tretë i banesës", tha zyrtarisht Policia. Nga hetimet e kryera gjatë orëve të paradites është mësuar se sherri fillimisht ka nisur mes djalit e babait. Në grindje e sipër, i riu ka marrë thikën e bukës dhe ka goditur 10 herë të atin në bark dhe në qafë. Në këtë moment ka hyrë në shtëpi nëna e tij, e cila ndodhej poshtë në dyqan. Kur ka parë skenën ajo është futur në mes, por djali e ka goditur edhe atë me thikë në qafë. Më pas ka lëshuar thikën nga dora dhe është hedhur nga ballkoni. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarj­e, e lajmëruar nga fqinjët. Ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Burimet thanë se gjatë këqyrjes së banesës janë gjetur edhe disa medikament­e që dyshohet se për- dorte 25- vjeçari për depresioni­n. Nga dëshmitë e fqinjëve është mësuar se familja Skrapari kishte më pak se 10 ditë që ishte akomoduar në atë pallat, ku kishin marrë një shtëpi me qira. Për këtë arsye asnjë prej fqinjëve ende nuk i njihte dhe nuk kishte dëgjuar për probleme që ata mund të kishin brenda familjes.

10 DITE kishin familja Skrapari që ishin zhvendosur për të jetuar me qira në një apartament në katin e tretë të një pallati në krah të Ambasadës Amerikane

 ??  ??
 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes
 ??  ?? Pallati ku ndodhi ngjarja
Pallati ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania