Panorama (Albania)

Ishte kthyer në makth, kapet në flagrancë grabitësi serial

-

ELBASAN – Një 31- vjeçar që ishte kthyer në makthin e qytetarëve në Elbasan ka përfunduar në prangat e Policisë. Samir Hida, i akuzuar si grabitës serial, u kap në kushtet e flagrancës nga forcat e Policisë. Policia e Elbasanit kapi 31- vjeçarin, pak pasi kishte vjedhur orendi shtëpiake në banesën e një gruaje. Më pas, Policia zbuloi se Hida ishte autori i të paktën dhe katër vjedhjeve të tjera të kryera po në Elbasan. Samir Hida, banues në lagjen “11 Nëntori”, u arrestua nga specialist­ët e Komisariat­it të Policisë Elbasan. Hida u arrestua në flagrancë pasi kishte vjedhur në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, banesën e sh- tetases A. Q., ku ka vjedhur orendi shtëpiake ( një televizor, një fshesë korrenti, një sobë dhe një karrocë dore). Nga veprimet e kryera nga specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Elbasan, dyshohet se ky shtetas është edhe autor i katër vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë. Hida rezulton se, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka vjedhur banesën e shtetases M. S., ku ka marrë rreth 1700 euro. Po në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, ka vjedhur kasetofoni­n e mjetit tip “Audi” në pronësi të shtetasit S. S.. Ndërsa në lagjen “Partizani”, ka vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit A. Ç., ku ka marrë një televizor plazma dhe kasën fiskale. kurse në lagjen “Aqif Pasha”, ka vjedhur disa matëse të ujit në një pallat. Gjatë kontrollit në banesën e 31- vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një pjesë të sendeve të vjedhura.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania